|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

GNK publikon raport lidhur me referendumin mbi shkėputjen e Malit tė Zi nga Serbia

 
 

 

06 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (06.12.2005) - Nė njė raport tė ri tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, organizatė qė pėrpiqet pėr parandalimin e konflikteve nė botė, thuhet se nė prill tė vitit 2006, malazezėt pritet tė votojnė pėr t’u shkėputur nga Bashkimi me Serbinė. Ka ardhur koha, thuhet nė raport, qė Bashkimi Evropian ta bėjė tė qartė se do tė pranojė ēdo lloj vendimi qė do tė marrin qytetarėt e Malit tė Zi.

Nė njė kohė kur komuniteti ndėrkombėtar ka nevojė tė pėrqendrohet te zgjidhja e statusit tė Kosovės, thuhet nė raport, ėshtė e rėndėsishme qė Bashkimi Evropian tė mos krijojė pėrshtypjen se po ua lehtėson punėn forcave nacionaliste serbe.

Raporti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave thotė se ēdo pėrpjekje pėr ta ngrirė ēėshtjen e pavarėsisė sė Malit tė Zi deri sa tė zgjidhet statusi i Kosovės, do tė rrezikonte tė bėheshin gabimet e fillimit tė viteve 90, kur ngurrimi i perėndimit pėr t’u pėrballur me shpėrbėrjen e ish Jugosllavisė, inkurajoi ekstremistėt.

Tė paktėn nga pikpamja afatgjatė, thotė raporti, zgjidhja e statusit tė Malit tė Zi, ashtu si edhe e atij tė Kosovės, do tė kontribuonte nė stabilitetin rajonal, duke e inkurajuar Serbinė qė mė nė fund tė pėrqendrohet tek problemet e veta tė brendshme.

Nė raportin e tij, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave i rekomandon Bashkimit Evropian qė tė formulojė njė politikė tė tillė rreth ēėshtjes sė pavarėsisė sė Malit tė Zi e cila tė mos lidhet me procesin e statusit tė Kosovės. Grupi rekomandon gjithashtu qė Bashkimi Evropian tė dėrgojė njė mesazh tė qartė se zhvillimi i referendumit ėshtė ēėshtje e brendshme e Malit tė Zi qė duhet vendosur pa presione tė jashtėme politike.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.