|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Uashington: Ministrat evropiano-lindorė diskutojnė pėr Kosovėn dhe Afganistanin

 
 

 

06 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (06.12.2005) / Ilir Ikonomi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld po kryeson nė Uashington njė takim tė homologėve tė tij nga 13 vende tė Evropės Juglindore. Shqipėria pėrfaqėsohet nė konferencė nga njė delegacion i kryesuar nga ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu. Ministrat po diskutojnė mbi dislokimin e trupave nga Evropa Juglindore nė Afganistan si dhe mbi mėnyrat pėr tė garantuar sigurinė nė Kosovė gjatė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar.

Sekretari Rumsfeld i pėrgėzoi vendet e Evropės Juglindore, tė cilat tha ai, po bashkėpunojnė tani mė nga afėr me njėri-tjetrin dhe po luajnė njė rol gjithnjė e mė tė madh nė ēėshtje tė tilla si Kosova, sigurimi i kufijve dhe dislokimi i trupave nė Afganistan. Zoti Rumsfeld u bėri thirrje vendeve tė Evropės Juglindore qė tė luajnė njė rol tė moderuar gjatė procesit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės nė mėnyrė qė ky proces tė lehtėsohet.

NATO-ja ka nė Kosovė 18 mijė trupa dhe diskutimet po pėrqendrohen tek shtimi i efikasitetit tė misionit se sa te niveli i trupave, pėr tė cilin zyrtarėt e aleancės shpresojnė se do tė shkojė drejt uljes, sidomos nėse gjatė vitit 2006 sqarohet statusi pėrfundimtar.

Delegacioni i Shqipėrisė nė konferencė kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu: “Unė mendoj qė ky ėshtė njė takim jashtėzakonisht i rėndėsishėm jo vetėm pėr faktin se organizohet nė Uashington dhe kryesohet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili po tregon interesim maksimal pėr kėtė inciativė tė Evropės Juglindore por sepse tashmė duket qartė qė vendet e Evropės Juglindore kanė arritur njė marrėdhėnie tė tillė pėr tė garantuar stabilitet brenda rajonit dhe njėkohėsisht garantohet edhe njė aktivizim i tyre pėrtej rajonit, siē ėshtė rasti konkret i dislokimit tė njė brigate nė Afganistan. Me interes ėshtė edhe fakti qė nė kėtė konferencė diskutohen edhe elementė tė tjerė tė rėndėsishėm siē ėshtė situata nė Kosovė dhe perspektiva e zhvillimeve nė Kosovė. Mendoj se vendet qė janė fqinjė me Kosovėn kanė njė rol vendimtar pėr tė luajtur nė mėnyrė qė tė ketė njė paqe gjatė procesit tė diskutimity tė statusit dhe mė tej njė marrėdhėnie tė qendrueshme me Kosovėn pas finalizimit tė statusit tė saj,” tha ministri Mediu.

Nė kėtė konferencė Ministeriale tė Mbrojtjes pėr Evropėn Juglindore marrin pjesė veē Shqipėrisė edhe Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina, e cila u pranua sot zyrtarisht nė kėtė nismė.

Siē tregoi konferenca, vendet ballkanike po pėrpiqen tė shndėrrohen nga konsumues tė paqes nė eksportues tė saj, duke marrė pjesė nė njė operacion tė pėrbashkėt siē ėshtė ky i dėrgimit tė njė brigate pėr sigurimin nė Afganistan – pra ėshtė fjala pėr dislokimin e pėrbashkėt tė disa mijra trupave nė Afganistan. Ja ēfarė i tha Zėrit tė Amerikės Gjeneral-Major Luan Hoxha, zėvendėsshef i shtabit tė pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura: “Vendimi i sotėm pėr dėrgimin e brigatės sė Evropės Juglindore nė Afganistan ishte njė vendim shumė i rėndėsishėm pasi pėr herė tė parė, vendet e rajonit po bėhen kontribues nė drejtim tė ruajtjes sė paqes dhe stabilitetit jo vetėm nė rajonin e Ballkanit por edhe jashtė tij, nė njė rajon tė largėt siē ėshtė Afghanistani. Kjo ėshtė rezultat i njė pune disavjeēare dhe ne jemi tė lumtur qė Shqipėria po luan rolin e saj nė drejtim tė realizimit tė kėsaj iniciative”.

Shqipėria tashmė ka njė kontingjent trupash nė Afganistan, po ashtu edhe nė Irak dhe nė Bosnje dhe zyrtarėt e Shqipėrisė na konfirmuan se ata shpresojnė qė nė vitin 2008, vendi i tyre tė marrė ftesėn pėr tu anėtarėsuar nė NATO. Pėrpjekjet e saj tė reformės janė pėrqendruar nė pėrshtatjen e strukturave tė ushtrisė shqiptare pėr anėtarėsimin e saj tė ardhshėm nė NATO.

Shtetet e Bashkuara e shikojnė tė rėndėsishme kėtė konferencė edhe pėr faktin se bashkėpunimi pėr ēėshtjet e sigurimit nė Evropėn Juglindore, i cili ėshtė shtuar nė dekadėn e fundit, i shėrben pėrballimit tė rreziqeve tė reja tė terrorizmit qė janė shfaqur nė skenėn botėrore. Uashingtoni shpreson qė vendet ballkanike tė qendrojnė tė angazhuara pėr t’i pėrballuar kėto kėrcėnime nė rast se ato shfaqen nė vendet e tyre.

Nisma e bashkėpunimit ushtarak tė Evropės Juglindore u konceptua rreth njė dekadė mė parė por ėshtė hera e parė qė ajo po materializohet nė lėvizje konkrete siē janė kėto qė po diskutohen nė Uashington.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.