|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Solana: Zgjidhja e statusit tė Kosovės - proces i gjatė dhe me sakrifica

 
 

 

06 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (06.12.2005) / Besim Abazi

Pėrfaqėsuesi i lartė pėr siguri dhe politikė tė jashtme i Bashkimit Evropian Havier Solana tha sot nė Prishtinė se procesi i zgjidhjes sė statusit politik do tė jetė i gjatė dhe ai kėrkon sakrifica tė dhimbshme. Ai i bėri kėto komente pas takimeve qė zhvilloi me pėrfaqėsuesit mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendas tė cilėve u ka transmetuar qėndrimin se duhet punuar nė dy kahe, nė negocimin e statusit politik dhe njėkohėsisht nė pėrmbushjen e standardeve.

Duke shprehur bindjen se vendet e rajonit do tė kenė ardhmėri evropiane, zoti Solana tha se njė faqe e re e historisė sė Kosovės po fillon dhe qytetarėt e udhėheqėsit e saj duhet tė sillen nė pajtim me standardet qė janė tė nevojshme pėr tė shkruar kapitujt e ri tė historisė.

Ai tha se ėshtė shumė me rėndėsi qė tė vazhdojė procesi i decentralizimit dhe ai i pėrmbushjes sė standardeve duke nėnvizuar se mė kėtė do tė ndėrtohet mirėbesimi ndėrmjet qytetarėve, ndėrmjet Kosovės dhe vendeve fqinje pėrfshirė edhe Serbinė si dhe besimi me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Zoti Solana theksoi se njerėzit nė Kosovė nuk duhet tė mendojnė se procesi, i cili ka filluar para rreth dy javėsh do tė marrė fund brenda dy javėve tė ardhshme. "Ky do tė jetė njė proces i gjatė dhe njė moment me tensione dhe ndėrlikime politike dhe kur tė gjithė duhet tė bėjnė sakrifica por edhe angazhime e pėrkushtime tė dhimbshme.

Prandaj njerėzit duhet tė kenė ndjenjėn se ky proces nuk do tė pėrmbyllet brenda 24 orėsh, pėrndryshe do tė ketė frustrime", tha zoti Solana, duke tėrhequr vėrejtjen ndėrkaq se ēdo formė e dhunės do tė kėrcėnonte procesin. “Nėse ēfarėdo forme e dhunės, e madhe apo e vogėl fillon atėherė ky do tė jetė fillimi i fundit tė procesit”, tha zoti Solana duke nėnvizuar se ky ėshtė njė proces politik qė duhet tė zgjidhet me mjete politike dhe jo me mjete tjera.

Ai tha se Evropa ėshtė ngritur mbi vlera tė caktuara dhe ēdo vend qė respekton ato vlera mund tė gjeje hapėsirėn e vet brenda Bashkimit Evropian, i cili sipas tij do tė mbėshtesė fuqishėm procesin politik nė Kosovė.

Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuar Soren Jessen Petersen tha se ėshtė me rėndėsi qė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės tė jetė nė kontekst rajonal dhe ēdo pėrfundim tė jetė i bazuar mbi synimet euroatlantike.

Ai veēoi ndėrkaq rolin e Bashkimit Evropian nė procesin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės. “UNMIK-u do tė ushtrojė autoritetin e vet derisa Rezoluta 1244 nuk zėvendėsohet nga njė tjetėr Rezolutė, por gjatė procesit dhe pas tij Bashkimi Evropian duhet tė luaj njė rol tė shtuar posaēėrisht nė pėrmbushjen e standardeve qė duhet tė jetė evropiane”, theksoi zoti Jessen-Petersen.

Mbėshtetjen e Bashkimit Evropian e kanė kėrkuar edhe pėrfaqėsuesit politik tė Kosovės, tė cilėt kanė kėrkuar integrimin e Kosovės nė familjen e vendeve evropiane.

Presidenti Ibrahim Rugova, tha se zotit Solana i janė transmetuar synimet pėr njė Kosovė tė pavarur tė gatshme tė marrė mbi vete tė gjitha pėrgjegjėsitė qė i takojnė me standardet ndėrkombėtar. “Njė Kosovė e pavarur me tė gjitha garancitė pėr pakicat, pėr sigurinė e tyre dhe po ashtu pėr njė fqinjėsi me tė gjithė fqinjėt tanė”, theksoi presidenti Rugova.

Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian, Havier Solana udhėtoi pėr nė Sarajevė nė kuadėr tė vizitave qė po u bėnė vendeve tė rajonit. Dje ai qėndroi nė Beograd me zyrtarėt e tė cilit ka diskutuar rrugėt e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės qė sipas tij duhet tė jetė i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e pėrfshira nė kėtė proces.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.