|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Pse Serbia  e riokupoi pas luftės veriun e Mitrovicės?

 
 

 
6 dhjetor 2005/TN
                                   
Kėtė pjesė tė Mitrovicės nuk e kompenson as Preshava, as Bujanovci, as Medvegja. Kėto t’i jepė me tė dyja duart, se e ka shumė tė qartė qė pasi tė pavarėsohet  Kosova, nuk ka asnjė interes qė t’i mbajė nėn juridiksionin e vet. Nuk do tė vonojė shumė pas pavarėsimit tė Kosovės, kur vetė ajo do t’i lejojė kėto komuna shqiptare tė bėhen pjesė e saj. Prandaj, askush nga politikanėt tanė, e as nga ata intelektualė qė e quajnė vetėn tė pavarur, nuk duhet tė mashtrohen se pėr t’u pavarėsuar Kosova, duhet hequr dorė nga shpirti i saj, duke kėrkuar pėr tė kompensime tė tjera, qė do tė ndodhin patjetėr mė vonė. Kosova duhet tė dalė e pavarur me tėrė tėrėsinė e vet. Duhet tė dalė e plotė pėr tė pasur jetė. Pėr tė pasur stabilitet tė vetin ekonomik. Pėr tė mos qenė e varur nė kėtė aspekt nga ndihmat as tė fqinjve, as tė bashkėsisė ndėrkombėtare...
 
Nazmi LUKAJ
 
 
1.
Mitrovica  mbeti plaga mė e madhe pėr Kosovėn pas luftės. Pjesa e saj veriore, pjesa me pėrplot pasuri nėntoksore, mbeti e okupuar. Shumė enigmatike mbeti ndarja e kėsaj pjese, qė ėshtė zbrazur pothuajse tėrėsisht nga shqiptarėt, qė edhe pse pak metra jetojnė afėr shtėpive e banesave ku i kanė pasur, nuk mund ta kapėrcejnė Urėn e Ibrit, se bandat e ish-regjimit tė Milosheviqit dhe tė regjimit tė tashėm tė Tadiqit, u dalin nė pritė.
 
Edhe ata shqiptarė qė kanė kėmbėngulur tė mos i lėshojnė shtėpitė e banesat e veta, lėvizin me kujdes. Disa sish janė bėrė viktima tė bandave serbe, disa janė dėrrmuar sė rrahuri. Shqiptarėt e matanė Ibrit, edhe pas mė shumė se 6 vjetėve, nuk e shijuan lirinė. Tė gjithė kryeadministratorėt  qė erdhėn nė Kosovė, premtuan se do t’i bashkojnė kėto dy pjesė tė njė tėrėsie. Por, deklarimet e tyre mbeten vetėm fjalė nė eter. E veriu i Mitrovicės ėshtė mbushur me punėtorė tė MUP-it serb, me paramilitarė e banda tė ndryshme serbe. Tė gjitha kėto banda kanė njė qėllim: tė mos e lejojnė bashkimin e Mitrovicės. Dhe ta zbrazin kėtė pjesė tėrėsisht nga shqiptarėt.
 
2.
Kėshtu Serbia, pas luftės, e riokupoi zemrėn e Kosovės. Shpirtin e saj mė tė pasur, pa tė cilin pėrspektiva e saj nuk do tė ishte ajo qė tė gjithė e dėshirojmė. Serbia nuk e bėri kėtė riokupim tė veriut tė Mitrovicės pėr t’i grumbulluar serbėt aty. Por, me qėllim qė ta rrėmbejė pjesėn mė tė pasur tė Kosovės, qė zhvillimi ekonomik i saj tė jetė i cunguar. 
 
Rrėmbimi i Mitrovicės veriore ėshtė qėllimi i vetėm i Serbisė, pėr shkak tė pasurisė sė madhe nėntoksore qė ka. Tė tjerat projekte, si “mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi” janė vetėm projekte kamufluese tė kėtij qėllimi. Ajo, pra Serbia, e ka shumė tė qartė se kėso projektesh kurrė nuk do tė realizohen.  Duke qenė e vetėdijshme pėr kėtė, ėshtė pėrgatitur qė nė negociata t’ia vėrė kusht bashkėsisė ndėrkombėtare se, nėse kjo do t’ia lejojė shqiptarėve pavarėsinė, t’ia japė kėtė pjesė tė pasur.
 
Nė fakt, rrėmbimi i kėsaj pjese do tė ishte njė  fitore e madhe e Serbisė, sepse Kosova e pavarėsuar pa tė, do tė ishte si njė trup pa shpirt. E me shpirtin e Kosovės ajo do ta siguronte stabilitetin e vet ekonomik. Pėr kėtė pjesė tė pasur tė Mitrovicės, Serbia ėshtė e gatshme tė na e japė edhe Preshevėn, Bujanocin e Medvegjen. Ėshtė e gatshme tė mos i kthejė kurrė ata serbė qė janė zhvendosur nga Kosova, pėr tė cilėt gjoja vajton ēdo ditė. 
 
Se ata gjatė shekujve i ka vendosur nė Kosovė pėr tė qenė instrumente pėr realizimin e dhunės nė shqiptarė, pėr ta serbizuar Kosovėn mė lehtė. Tash, duke qenė e vetėdijshme se Kosova do t’i dalė dorėsh, nuk i nevojiten qė t’i ketė mė si vegla tė veta. Se tokė e shtėpi pėr ta ka me bollėk. Tėrė strategjia serbe e pasluftės ėshtė e pėrqėndruar nė veriun e Mitrovicės.
 
Se sa mėrzitet ajo pėr serbėt e zhvendosur, e dokumenton fakti i trajtimit qė ua bėn atyre. Ata i konsideron si qytetarė tė rendit tė fundit. Kėtė pjesė tė Mitrovicės nuk e kompenson as Preshava, as Bujanovci, as Medvegja. Kėto t’i jep me tė dyja duart, se e ka shumė tė qartė qė pasi tė pavarėsohet  Kosova, nuk ka asnjė interes  t’i mbajė nėn juridiksionin e vet. Nuk do tė vonojė shumė pas pavarėsimit tė saj, kur vetė ajo do t’i lejojė kėto komuna shqiptare tė bėhen pjesė e Kosovės.
 
3.
Prandaj, askush nga politikanėt tanė, e as nga ata intelektualė qė e quajnė vetėn tė pavarur, nuk duhet tė mashtrohen se pėr pavarėsinė e Kosovės, duhet hequr dorė nga shpirti i saj, duke kėrkuar pėr tė kompensime tė tjera, qė do tė ndodhin patjetėr mė vonė. Kosova duhet tė dalė e pavarur me tėrė tėrėsinė e vet. Duhet tė dalė e plotė pėr tė pasur jetė.
 
Pėr tė pasur stabilitet tė vetin ekonomik. Pėr tė mos qenė e varur nė kėtė aspekt nga ndihmat as tė fqinjve, as tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Rėndėsinė e pjesės veriore duhet ta ketė tė qartė edhe bashkėsia ndėrkombėtare. Duhet ta ketė tė qartė se njė Kosovė e pavarur, pa kėtė pjesė, s’ėshtė gjė tjetėr veē njė qenie qė do tė pėrpėlitet gjithmonė me mjerimin ekonomik.
 
Njė qenie qė do tė detyrohet tė shtrijė gjithmonė dorėn pėr tė mbijetuar. Bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta ketė tė qartė pse piketon Serbia nė veriun e Mitrovicės, e pse kamuflon me projektin “mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi”.
 
Pra, duhet ta ketė tė qartė se ajo ėshtė e vetėdijshme se Kosova do tė pavarėsohet, se tėrė bota dhe vetė ajo e di se nuk ka mė kuptim tė mbetet nėn juridiksionin e saj, pas gjithė atyre masakrave qė ka bėrė nė shqiptarė pėrgjatė shumė vjetėve.
 
Por, duke synuar veriun e Mitrovicės, dėshiron t’ia rrėmbejė Kosovės shpirtin, qė ta ketė mėpastaj njė fqi qė do tė ballafaqohet me pėrplot vėshtirėsi pėr mbijetesė. Ta ketė njė fqi me paterica…


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.