|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Intervistė me shkrimtarin Xhevahir Spahiu

 
 

Letėrsia gjatė 15 viteve tė fundit

 
 

 
6 dhjetor 2005/TN
 
“Pėrcaktimi i vlerave nė letėrsi mbetet vetėm koha”
 
Anila Ēuli
 
Tiranė – Letrėsia shqiptare pas viteve ‘90 ka vijuar rrugėn e saj. Duke pasur nė vetvete njė liri tė gjerė, shkrimtarė tė ndryshėm e kanė sjellė atė nė kėndvėshtrime tė ndryshme. Po si ka ecur mė konkretisht kjo letėrsi gjatė viteve tė fundit; cila ėshtė pėrcaktuesja e hierakisė sė vlerave tė saj; cila ėshtė lidhja e saj me politikėn dhe sa kjo e fundit e ndihmon atė; a ekziston letėrsia komerciale nė vendin tone? Ja si shprehet shkrimtari, Xhevahir Spahiu.
 
”Ēdo kohė krijon vlerat e saj. Edhe pėrgjatė gjithė kėtyre viteve, pas 1990-ės, padyshim nuk kishte si tė mos vinte njė frymė e re krijuese edhe nė letėrsi, nė arte, madje nė tė gjitha elementet e letėrsisė dhe tė artit, duke pėrfshirė fjalėn nė radhė tė pare, por edhe nė elemetet e tjera tė pikturės dhe muzikės. Kanė ardhur prurje, qė koha po tregon, pavarėsisht se ato janė pak, se i shkojnė fondit themelor tė letėrsisė dhe artit shqiptar.
 
Kjo frymė, si tė thuash, e modernitetit krijues dhe ēlirimit tė energjive, ėshtė trupėzuar nė fjalė, nė tinguj, nė ngjyra. Po ta nis nga piktura, do tė them qė ka ecje mė tė mira; po tė vijoj me muzikėn, mund tė them qė ka kėrkime. P.sh.: do tė vlerėsoja kėtu Aleksandėr Peēin, qė kaloi nė mėnyrė tė natyrshme nga njė epokė, nė njė tjetėr, dhe kėtu hapet njė parantezė qė shumė krijues qė kishin krijuar nė kushte tė vėshtira tė monizmit, nėn njė kontroll hap pas hapi tė diktarturės mbi krijimin dhe krijuesin, ata ishin me tė vėrtetė tė talentuar dhe dhanė ato vlera qė dhanė. Pra, vlerat krijohen nė ēdo kohė.
 
Ka rėndėsi dhe mund tė krijosh mė tepėr, pasi nuk tė pengon kjo mungesė lirie, po ashtu nga ana tjetėr, kjo liri veprimi nuk ėshtė garanci e plotė pėr tė krijuar njė vepėr artistike. Nė tė vėtetė, tani ke njė liri shprehje dhe nuk ke tema tabu ose gardhe ndalesash, por tani ke disa gjėra tė tjera, qė ta cenojnė kėtė liri, ke pasiguruinė e madhe tė krijuesit, siē e kanė tėrė bota. Kjo siguri lidhet me dhunėn ekonomike, e cila cenon lirinė e tė gjithėve. Tjetėr ėshtė tronditja qė ka shoqėria nga themelet nė kėtė mes dhe vetė krijuesit qė janė njerėz tė ndjeshėm dhe ėshtė kjo tronditje qė letėrsinė e skajon, e heq nga vėmedja shoqėrore, e ēon nė zgrip tė saj dhe nė zgrip tė kujdesit shoqėror. Kjo ėshtė mė e rėndėsishme.
 
 
Interesi pėr kulturėn ka rėnė
 
Interesi pėr kulturėn ka rėnė nėn nivelin e detit dhe duhet menduar, duhet qėndruar mbi kėtė krizė tė krijimatrisė, pavarėsisht nga arritjet; gjithsesi kėto tė pakta janė, sepse nė ēdo kohė, po tė mbeten 5-10 pėr qind, kanė mbetur shumė. Kėtė mendim e kam shprehur edhe herė tė tjera. Ėshtė tjetėr gjė qė ata qė kompozojnė, pikturojnė, kujtojnė se kanė nxjerrė nga duart flori, por kėtu gjykatėsi ėshtė koha dhe ajo i vė nė vendin e vet kėto vlera. Krijon atė hierarki tė nevojshme, nė mėnyrė qė antivlerat dhe vlerat tė mos bėhen lėmsh, qė krijimtaria tė mos bėhet si kėmbėt e dhisė.
 
Kėtu ēalon mendimi kritik, mendimi qė do tė kthjellonte pikėrisht kėtė tė vėrtetė se cilat janė vlerat, ku janė, ku ėshtė hedhur hapi mė pėrpara nga e kaluara, nė roman nė poezi. P.sh. nė roman ėshtė hedhur pak. Kemi rritje tė mėdha. Edhe ato arritje qė kanė, i kanė po ata krijues, qė ishin tė talentit, pasi talentin nuk ta jep asnjė lloj qeverie, ta jep nėna dhe natyra, dhe formohet pėrmes mundimeve tė mėdha.
 
Nė lėmin e tregimit, unė jam mė i ngrohtė; nė arritjet e disa krijuesve nė lėmin e romanit, mė pak, siē thashė. Mund tė pėrmend njė kryevepėr, siē ėshtė “Arka e djallit” e Dritėro Agollit, e cila ēuditėrisht nuk ka rėnė fort nė sy, pavarėisht se mund tė kem vėrejtet e mia sidomos pėr njėqind faqet e para, gjė tė cilėn ia kam  shprehur dhe njė herė autorit nė mėnyrė qė tė ishte mė e koncentruar dhe tė fitonte ritėm.
 
Po tė marrim Fatos Kongolin, i cili ka krijuar romane dhe ėshtė vlerėsuar jo thjesht sipas berihait, se nuk shkohet shpesh sipas berihait, unė thashė njė fjalė dhe e thonė dhe tė tjerė, ose e thotė dikush qė ka emėr dhe shkojnė qindra tė tjerė duke e mbėshtetur nga pas. Del se kėto janė mendime tė hedhura nė hava, nė erė, dhe zėnė rrėnjė se lėtėrisa ėshtė tjetėr gjė, nuk ėshtė njė pėrshtypje e ēastit pėr t’u vendosur atje ku e meriton. Pėr Fatos Kongolin do tė thosha se njė nga romant e tij qė kam lexuar, “Ėndrra e Demokleut”,  mbetet i shkėlqyer.
 
E kam lexuar me njė frymė. Shoh se nuk shkon me modernitetin e zhanrit, njė vepėr kaq e gjata dhe aty duhet tė jetė fuqi e madhe e talentit qė ta mbash. Gjithsesi, ai roman mė ka pėlqyer shumė dhe mori dhe njė ēmim ballkanik. Kur u fol pėr romanin, mė ftuan dhe mua dhe shpreha mendimin tim, qė, me sa pashė, u mbėshtet edhe nga tė tjerėt. Ėshtė mė e vėshtirė tė marrėsh ēmim nė Ballkan, siē e mori Fatos Kongoli, sepse janė tė nxehta kundėrshtitė, qejfmbetjet, nacionalizmat dhe nuk mund tė marrėsh lehtė njė ēmim tė tillė. Le tė vijmė tek poezia. Po. Ėshtė e vėrtetė. Unė i njoh ca talente, sepse gjithmonė jam marrė me tė rinjtė.
 
Tė krijosh stilin tėnd dhe individualitetin, duhet njė kohė e gjatė, prandaj dhe them qė nuk duhet shpejtuar nė mbivlerėsime, nė vlerėsime, apo nė nėnvlerėsime, sepse vlerėsim njėherė nuk do tė thotė tė bėsh kritikė. Tė zbulosh tė bukurėn, do tė thotė kritikė.  Tek njė poet qė ka 40 poezi dhe vetėm 10 tė duken tė bukura, nuk mund tė jenė tė 40-ta tė mira, por ka nga ata qė i kėrkojnė tė gjitha tė bukura.
 
Talentet duhet tė mos kenė frikė nga kritika, pasi ai qė ėshtė talent i fuqishėm nuk mund tė thyet nga kritika, qoftė dhe e padrejtė. Duhet tė jenė shumė zemėrgjerė pėr tė pranuar mendimin e tjetrit. Dėshiroj tė them qė ka edhe mjegullnajė nė kėtė lėmsh tė poezisė. Si dhe nė tė gjitha artet, ka imitime qė janė shartime nė njė truall tradite, qė nuk u shkon pėr shtat. Kjo ėshtė njė shartesė e panatyrshme. Unė mendoj qė letėrsia nuk ėshtė njė ēast i dhėnė, letėrsia ėshtė njė proces dhe poezia e sotme ka rrėnjė dhe aq mė tepėr kur ti je njė popull mijėvjeēar dhe ėshtė ajo dallgė, janė ato personalitete poetike qė ke krijuar nėpėr kohė.
 
Me Budin i thonė 400 vjet kohė pėrvojė letėrsi shqipe, e krijuar nėpėr kohė. Sado tė ndryshme tė jenė kėto individualitete, ka njė fill qė i bashkon; ėshtė gjuha…qė kėto janė rritur me diell Mesdheu. Kėshtu qė kjo traditė nuk duhet harruar dhe aq mė tepėr t’i kthesh shpinėn se ėshtė nė tė keqen tėnde, d.m.th. t’i krijohesh nė njė truall letrar.
 
Pa rrėnjėt ėshtė tjetėr gjė qė thuhet se do tė mbijė, por edhe ti i ke rrėnjėt nė brezat qė mbeten pas dhe ti do tė rritesh mbi kėtė truall dhe do tė marrėsh njė emėr, i ushqyer nga dritat botėrore dhe do tė krijosh atė qė e quan autenticitet, qė je vetvetja dhe askush tjetėr, qė e quan origjinalitet vetiak, por edhe etnik. Tė mos e harrojmė; nė kėtė frymė unė mendoj qė tė gjithė ne dhe ata qė e kanė formuar e kanė thėnė fjalėn e tyre kryesore. Kanė ē’tė sjellin, tė pasurojnė dhe ta sjellin veten tė pranueshėm, por edhe rrezatonjės me kulturėn e tyre, me talentin pėr mijėra lexues, tė cilėt na duan dhe na ēmojnė.
 
 
S’ka politikė pa kulturė
 
Ėshtė letėrsia e vėrtetė qė qėndron mbi politikėn dhe ėshtė e menēuar ajo politikė qė mėson nga letėrsia. Prandaj, pa kulturė nuk mund tė kemi njė politikė tė kulturuar. Nė kėtė mes unė them qė ėshtė njė problem i madh shtetėror jo vetėm shoqėror dhe letrar, po vėmendja shtetėrore duhet tė kthehet mė tepėr nga krijimi, sepse ėshtė ai qė do tė na japė emėr.
 
Nuk mund tė na japė emėr njė kioskė; ajo sot ėshtė, nesėr s’ėshtė. Janė ato qė e kanė ēuar emrin e kulturės shqiptare nėpėr botė jo vetėm sot, por edhe para qindra vjetėsh dhe vijojnė ende. Barletin para 500 vjetėve, i cili u pėrkthye nė 22 gjuhė mė parė, e ka ēuar De Rada me krijimet e tij tė pėrkthyera nė italisht, Naimi, i cili krijoi nė katėr gjuhė,  drejtpėrsėdrejti nė greqisht, nė turqisht.
 
E njėjta gjė ndodhi nė shekullin e 20-tė. Krijuesit tanė e ēuan emrin e Shqipėrisė mė lart. Vetėm brenda dhjetė vjetėve janė krijuar 15 antologji poetike. Nėpėr botė kemi veprat e Kadaresė, Agollit, Fatos Arapait, Sabri Godos. Muzikantėt dhe piktorėt tanė kudo qė janė, kanė shkuar nė Evropė dhe pėrpiqen nė mėnyrė kėmbėngulėse qė kėto vepra, kėto personalitete tė pasuruar tani nga njė brezni e re, tė ndreqin atė imazh tė shrembėruar tė Shqipėrisė.
 
Pasi tė huajt, kur dėgjojnė pėr Shqipėrinė, ēuditen, duke u shprehuar: “Qenka njė popull me kulturė, paska njė gjuhė kaq tė moēme!” ku ka njė gjuhė qė Homeri tingėllon mitik. Kur dėgjon njė valle tė bukur me muzikė shqiptare, do tė thotė qė ėshtė popull me muzikė tė kultivuar, pėrpunuar nė shekuj. Atėherė ēfarė kujdesi tregon shteti pėr kėta qė janė pararoja e Shqpipėrisė? Asnjė kujdes. Vetėm jep ndonjė titull dhe i bėn “Nderi i kombit”, dhe familjet e tyre vdesin edhe pėr bukėn e gojės.
 
Pra duhet t’i vėmė gishtin kokės, sepse letėrisa ka bėrė atdhe. Sepse Naimi dhe De Rada krijuan atdheun. Nė krijimet e tyre, edhe ata poetė qė kemi sot nė Kosovė, me pėrpjekjet e tyre bėnė atė Kosovė bashkė me luftėtarė tė tjerė. Ali Podrimja dhe Azem Shkreli bėnė qėndresėn nė Kosovė, bėnė qėndresėn shpirtėrore dhe qėndresėn e madhe, edhe kėto vite kur rreziku, globalizmi mbart me vete edhe rrezikun e vet. Si ēdo e mirė qė mbart tė keqen, edhe ai mbart tjetėrsimin, shkombėtarizimin. Dhe atėherė ti si kulturė e moēme duhet tė pėrballėsh me dallgėt e mėdha tė kulturave tė vendeve tė tjera.
 
Letėrsia vėrtet duhet tė jetė prometeike, d.m.th, tė jetė misionare nė kuptimin mė tė mirė, qė tė ndihmojė etninė dhe kombin shqiptar, nė mėnyrė qė tė ngjizet, tė dalė si njė komb i qytetėruar pėrpara botės sė madhe. Kėtė e bėn fjala, tingulli, muzika, tė gjitha bashkė. Kėtė nuk e bėn vetėm politika. Gjatė kėtyre viteve politika, duke i vėnė bėrrylin dhe duke skajuar letėrsisnė, e ka treguar qė nuk ėshtė fort e pėrgjegjshme. Shpesh ėshtė kthyer nga politika nė njė pazar me fate kundėrshtare dhe shpesh, kur shikon se kultura e vėrtetė nuk pėrputhet me kėtė mandje, e pėrēmon politikėn.
 
Ajo harron nė tė njėjtėn kohė se letėrsia, duke e pasqyruar fytyrėn e politikės, e shtyrė gati-gati mė shpesh, hakmerret jo si njė hamkmarrje kanurnore, por hakmerret nė mėnyrė dinjitoze dhe fisnike, duke e ngritur lart, nė radhė tė parė dinjitetin e vendit. Shkurt, desha ta mbyllja se nuk ecet mė me njė 0,7 pėr qind pėr kuturėn pėr 15 vjet me radhė. Kėtė problem e kam ngritur disa herė dhe unė nuk kam asnjė interes personal vet si Xhevahir. Dua qė ky vend tė ketė kulturė, sepse ashtu do tė jetė mė i nderuar dhe evropian i vertėtė e i nderuar nga bota. Jam kundėr krijimit tė njė krimi, urrjetjeve midis politikės dhe krijuesve dhe urrejtejes midis krijuesve me njėri-tjetrin.
 
Mė bėn pėrshtypje kur lexoj qė pararendėsit tanė i shkruanin njėr-tjertit me dashuri. Naimi i shkruante Ēajupit: “I dashur mėmėdhetarė”, ose Petro Marko nga Dhėrmiu shkonte nė Shkodėr dhe takonte Migjenin. Rrisnin njėri – tjetrin. Shqipėria e lodhur nga urrejta, mė shumė se sa nevoja e sė bukurės, edhe pėr njė gjė tjetėr ka nevojė; pėr njė frymė mirėkuptimi e dashurie. Kjo urrjetje e verbėr, duke folur vetėm keq, duke u marrė me thashetheme, duke mos pasur kurrė atė qė peshon dhe ėshtė e mirė tek secili, kjo tė jetė pikėnisja edhe e kritikės.
 
Petro Marko mė thoshte: “Unė, edhe personazheve qė i kam negative nuk u kushtoj shumė rėndėsi.” Ma ka thėnė vetė kėtė. Me 5-6 rreshta i kaloj, se aq e mertiojnė. Unė do tė thosha se Shqipėria ka nevojė pėr njė Rilindje tė Dytė, pėr njė Rilindje tė Vėrtetė, qė tė ketė atė frymė tė humanizmit tė tė drejtave tė njeriut pėr dashurinė pėr vendin kulturėn tonė dhe atė botėrore. Pėr kėtė humanizmi duhet tė mbjellė dhe ta kapėrcejė kėtė makth qė ka pushtuar shoqėrinė shqiptare, kėtė tranzicion qė ajo vėrtitet duke ngrėnė vetveten. Ne nuk na nevojitet, se jemi pak. Mbijetuam nėpėr shekuj, por tani edhe rreziqet janė tė mėdha, por edhe shpresat janė tė mėdha. 
 
 
Letėrisa komerciale
 
Ėshtė e vėrtetė qė vėshtirėsitė e krijimit e stabilitetit, dhuna e ekonomike, thėrrmimi i shoqėrisė nėpėr tufėza dhe nėpėr partiza e grupime, e gjitha kjo e cenin atė, realizimin, integritetin e krijuesit, nėse hyhet nė kėto, por edhe nė integritetin e lexuesit. D.m.th. letėrisa ngrihet mbi shoqėrinė.       


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.