|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Poni: Shumė shpejt fonde shtesė pėr mėkėmbjen nga pėrmbytjet

 
 

 

05 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (04.11.2005) / Intervistoi Rudina Dervishi

Nė Shqipėri, shirat e shumėpritur pėr shtimin e energjisė, shkaktojnė probleme tė shumta duke pėrmbytur zona tė tėra dhe bėrė rrugėt tė pakalueshme. Pėrmbytjet e dy ditėve mė parė nė Jug tė Shqipėrisė kanė lėnė pa strehė disa qindra banorė dhe kanė dėmtuar biznese , rrugė dhe ujėsjellesa. Dėmet mė tė mėdha vlerėsohen nė zonat afėr grykėderdhjes sė lumit Vjosa midis Fierit dhe Vlorės. Zėri i Amerikės intervistoi zėvendės ministrin e brendėshėm pėr pushtetin vendor, zotin Ferdinad Poni.

Zėri i Amerikės: Zoti Poni, fillimisht sa ėshtė dėmi i shkaktuar nė shkallė kombėtare nga reshjet e fundit dhe cilat janė zonat mė problematike?

Ferdinand Poni: Zonat mė problematike janė ato qė ndodhen nė ultėsirėn perendimore tė Shqipėrisė pranė lumenjve, Vjosė, Seman, Shkumbin dhe diku mė sipėr edhe nė qarkun e Lezhės. Gjithashtu dėme tė konsiderueshme nė kuptim tė prishjes sė disa parametrave nė investime, nė rrugė apo nė stacione elektrikė ka pėsuar edhe rrethi i Gjirokastrės dhe nė pėrgjithėsi qarku i Gjirokastrės.

Ėshtė e vėshtirė tė japin dhe deklarojmė njė shifėr totale tė dėmeve nga pikėpamja financiare,megjithėse kemi filluar tė mbledhim dhe grumbullojmė tė dhėnat tė sakta nga bashkitė dhe komunat qė janė goditur nga pėrmbytjet nėpėrmjet prefekturave. Rreth 5 mijė hektarė tokė ėshtė pėrmbytur, rreth 200 objekte banimi tė dėmtuara mesatarisht nga kėto rreth 30 ose 40 tė dėmtuara rėndė. Ka edhe dėme tė tjera, si mbytje bagėtish apo dhe materiale tė tjera pasurore qė janė ndodhur nė zonat e pėrmbytura.

Zėri i Amerikės: Pra juve jeni ende duke pėrcaktuar dėmet e shkaktuara. Ndėrkohė qeveria dje zhvilloi njė mbledhje emergjente pėr situatėn. Ēfarė masash do tė merrni pėr tė pėrballuar gjendjen dhe ndihmuar familjet e dėmtuara?

Ferdinand Poni: Qė ditėn e parė qė u evidentuan premisat pėr pėrmbytje, nė datėn 1, ne kemi patur njė koordinim shumė tė mirė me prefekturat e Gjirokastrės, Vlorės, Fierit, nė Lushnje nė mėnyrė pėr tė paraprirė dhe pėr tė minimizuar sa tė mundnim pikėrisht kėto situata emergjente. Nė njė farė mėnyre, pjesa e parė e problemit, ajo e eleminimit tė fatkeqėsive nė njerėz, mendoj se ka patur njė sukses tė madh. Megjithėse nė Shqipėri kėto pėrmbytje nuk ka ndodhur pėr rreth 20 vjet problemet janė mėnjanuar.

Megjithatė pėr asnjė ēast nuk ėshtė zvogėluar vėmendja e qeverisė shqiptare dhe gjithė organizmave qė po funksionojnė nė terren lidhur me stabilizimin e gjendjes, me vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara, me ndihmėn sidomos tė familjeve nė nevojė apo dhe me punime qė tė mos pėrsėriten mė situata tė tilla. Ėshtė e vėrtetė ajo qė thatė ju, kryeministri Berisha dje ka thirrur njė pjesė tė kabinetit tė tij dhe aktorė tė tjerė tė pėrfshirė nė proces dhe ka lėnė porosi tė caktuara,mjaft preēize lidhur me ndihmėn e familjeve nė nevojė, me marrjen e masave emergjente pėr stabilizimin e situatės, vlerėsimin e dėmeve qė janė shkaktuar e deri tek planet e sakta pėr evakuimin e popullėsisė nė rast tė situatave tė ngjashme.

Zėri i Amerikės: Zoti Poni, buxheti i qeversisė pėr vitin 2005-2006 u kritikua ndėr tė tjera edhe pėr mungesė fondesh pėr tė pėrballuar situata si kjo e tanishmja. Dimri sapo ka filluar dhe ngjarje si kėto mund tė pėrsėriten. Si keni menduar ta zgjidhni nga ana buxhetore pėrballimin e ketyre situatave?

Ferdinand Poni: Qė nė ditėt e para tė punės sė Ministrisė sė Brendėshme e kemi patur nė qendėr tė vėmendjes marrjen e masave pėr trajtimin e emergjencave. Ndėrsa pėrsa i pėrket buxhetit, sapo ka shkuar nė qeveri njė projekt-vendim qė do tė mund tė akordojė 100 milion lekė pėr blerjen e mallrave ushqimore apo dhe pajisjeve tė tjera pėr ti qėnė sa mė afėr popullėsisė qė mund tė preket nga situata tė jashtėzakonshme, pa parashikuar kėtė situatė pėr tė cilėn po flasim.

Sipas legjislacionit shqiptar dhe situatės nė pėrgjithėsi, pėr situata tė tilla kalohen nė qeveri vendime tė tilla pėr mbėshtetje financiare pas dėmeve tė llogaritura nga situata tė tilla. Ne do tė zbatojmė me shpejtėsi kėtė procedurė tė tillė pėr tu ndodhur sa mė pranė atyre qė janė dėmtuar nga kėto fatkeqėsi.

Zėri i Amerikės: Pra a ka fonde shtesė pėr kėtė situatė tė krijuar?

Ferdinand Poni: Besoj se shumė shpejt tė gjithė do ta shohin se fondet shtesė do tė vihen nė dispozicion dhe nė pėrputhje me dėmet qė janė pėsuar dhe duke pėrmirėsuar tė gjitha standartet qė lidhen me jetėn e qytetarėve dhe normalizimin e saj.

Zėri i Amerikės: Zoti Poni, pėrmbytje si kėto ndodhin pothuajse ēdo vit dhe duket se ato po bėhen gjithnjė e mė tė rrezikshme. Njė pjesė e specialistėve fajėsojnė shfrytėzimin pa kriter tė shtretėrve tė lumenjve pėr materiale inerte pėr ndėrtime. Sa shqetėsues ėshtė ky problem sipas jush dhe a po mendon qeveria pėr njė plan gjithpėrfshirės, afat-gjatė, pėr pėrmirėsimin e gjendjes?

Ferdinand Poni: Mendoj se qeveria ka identifikuar jo vetėm njė nga kėta faktorė qė ėshtė siē thatė edhe ju shfrytėzimi pa kriter i shtretėrve tė lumenjve por dhe disa faktorė tė tjerė, si mosfunksionimin e plotė tė pritave tė sipėrme apo tė kanaleve qė presin ujrat e sipėrme nėpėr qytete, njė sistem shumė efikas lajmėrimi, dhe tė tjera masa qė do tė duhen pėr tė shmangur nė pėrgjithėsi fatkeqėsitė qė vijnė pėr shkak tė situatave emergjente ose pėr tu pėrgjigjur nė kundėrveprim mė tė shpejtė tė gjithė situatės. Une mendoj se kemi bėrė njė provė tė mirė dhe tė suksesshme pėrsa i pėrket fazės sė parė. Do tė duhet tė vazhdojmė nė kėtė lloj angazhimi qė tė mund tė rrisim edhe efikasitetin e shėrbimeve, qė ofrojmė.

Zėri i Amerikės: Parandalimi i pėrmbytjeve veēanėrisht nė Lezhė, ishte njė nga premtimet e bėra gjatė fushatės zgjedhore tė qershorit. A ka ndonjė masė konkrete pėr kėtė premtim?

Ferdinand Poni: Po. Megjithėse nė Lezhė kanė rėnė pak mė pak shira por jo aq mė pak shira sa tė mos kishte pėrmbytje, pra Lezha ėshtė mė pak e goditur. Tė gjitha hidrovoret e linjės perendimore pra ato qė lidhen me thithjen e ujrave kanė funksionuar mirė qoftė edhe nė kėtė situatė emergjente. Nė Lezhė ka filluar pastrimi i shtratit tė Drinit qė kalon aty dhe qė sjell jo pak fatkeqėsi dhe probleme. Janė identifikuar edhe njė numėr objektesh qė janė ndėrkuar pranė kolektorėve ose nė pika nevralgjike qė mund tė pengojnė kalimin e shpejtė tė ujrave pėr tė mos qėndruar nė sipėrfaqe tė gjera.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.