|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kosovė: Paqeruajtėsit e NATO-s thonė se gjendja e sigurisė nė vend ėshtė e brishtė

 
 

 

5 dhjetor 2005/TN

Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė
 

Zėri i Amerikės (05.11.2005) / Pas njė numri incidentesh tė ditėve tė fundit, njė granate tė pashpėrthyer nė njė autobus dhe plagosjes sė njė tė riu serb nė njė fshat pranė Prishtinės, paqeruajtėsit e NATO-s nė Kosovė e cilėsuan sot gjendjen e sigurisė nė vend, tė brishtė.

Njė zėdhėnės i paqeruajtėsve tha se gjendja e sigurisė ėshtė ende e qetė, por e brishtė dhe me mundėsi pėr incidente qė mund tė shkaktohen nga ata qė nuk duan njė process paqėsor nė vend.

“Ne nuk shohim ndonjė ndryshim nė gjendjen globale tė sigurisė, disa incidente qė mund tė ndodhin bėhen nga njerėz qė nuk duan process paqėsor, janė tė mundshme, por ju siguroj se KFOR-i ėshtė i gatshėm tė pėrballet me kėto lloj incidentesh, ėshtė i pėrgatitur tė reagojė nė mėnyrė tė vendosur kundėr kėsaj lloj dhune.  

Ne nuk do tė tolerojmė asnjė lloj dhune.
 
Misioni ynė ėshtė tė sigurojmė mjedis tė sigurtė pėr tė gjithė popullin e Kosovės, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike”, i tha Zėrit tė Amerikės, zėdhėnėsi i paqeruajtėsve koloneli Pio Sabeta.

Koloneli Sabeta theksoi se ēdo lloj dhune do tė parandalohet.

“Ne kemi besim se shumica e popullsisė dėshiron njė proces paqėsor. Ne po marrim tė gjitha masat e nevojshme pėr t'u siguruar se ēdo lloj dhune do tė parandalohet dhe do tė reagohet ndaj ēdo lloj dhune”, tha ai.

Zyrtarėt mė tė lartė serbė thanė tė shtunėn se incidentet nė rritje kundėr serbėve tė Kosovės, siē u shprehėn ata, do tė kenė pasoja serioze nė bisedimet pėr statusin e Kosovės.

Presidenti serb Boris Tadic tha se incidentet ishin shumė shqetėsuese pėr serbėt nė Kosovė ndėrsa kryeministri serb Koshtunica kėrkoi qė t’i jepet fund dhunės kundėr serbėve tė Kosovės siē u shpreh ai.

Megjithė komentet e Beogradit, administrata ndėrkombėtare nė Kosovė ka thėnė se gjendja nė vend ėshtė e qėndrueshme. Pas incidentit tė fundit, kur njė granatė e cila nuk shpėrtheu u hodh nė njė autobus nė tė cilin udhėtonin qytetarė tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike, administrate urdhėroi forcimin e masave tė sigurisė.

Zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė kanė fajėsuar pėr incidentet individė dhe grupe tė izoluara qė dėshirojnė tė pengojnė ecjen e Kosovės pėrpara.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.