|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Pas pėrfundimit tė procesit tė parė gjyqėsor nė Hagė kundėr tre ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė

 
 

Lirimi i Limajt denoncon moralin politik dhe media tė atyre qė dikur shpifnin se gazetarė dhe politikanė tė ndryshėm po bėjnė dosje pėr Hagėn kundėr ish-pjestarėve tė UĒK-sė

 
 

 
4 dhjetor 2005/TN
 
Lirimi i dy ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė nga tre sa ishin nė tė njėjtin proces gjyqėsor, si dhe gjithė zhvillimi i kėtij procesi i njohur si “Limaj dhe tė tjerėt”, pėrveēse duhet tė pėrshėndetet si njė fitore personale e Limajt, duhet tė shėrbejė pėr tė shkoqitur disa ēėshtje qė dikur i frynin pėrēarjeve politike dhe jo vetėm politike, tė cilat nė rrethana dhe kohė tė ndryshme nxjerrin krye nga krahu politik tė cilit deri para arrestimit i pėrkiste edhe vetė Limaj.
 
Shkruan: Rexhep KASTRATI, Prizren
 
Akuzat se gazetarė dhe politikanė tė ndryshėm po bėnin punėn e Beogradit, po shkelnin gjakun e dėshmorėve dhe po bėnin dosje pėr Hagė kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė si pjesė e strategjisė obstruksioniste, destruktive dhe vėllavrasėse e linjės sė Tiranės/Kretės dhe tė borive tė tyre tė agjitpropit
 
Njė nga vėshtirėsitė qė shoqėritė passocialiste (term i pėrdorur nė kuptimin e shenjimit tė shoqėrive tė shteteve dhe tė kombeve nėn ish-Traktatin e Varshavės dhe tė sih-Kominternės) ishte logjike recidiviste e shfaqjes sė luftės sė klasave si luftė politike ndėrmjet partive, organizatave e linjave politike, me ē’rast kundėrshtarėt politikė trajtoheshin (pse jo edhe trajtohen) si armik tė tyre dhe tė popullit.
 
Kjo vėshtirėsi e shprehur nė mėnyra tė ndryshme nga shoqėri tė ndryshme, nė mėnyrė shumė tė dhimbshme dhe tė ashpėr u shfaq te shqiptarėt: rrymat e majta dhe tė qendrės sė majtė shqiptare, pavarėsisht se nė cilėn pjesė vepronin, pjesėn tjetėr tė spektrit politik shqiptar e trajtonin si armik tė tyrin dhe tė popullit. Pasojė e gjithė kėsaj ishte pėrmbysja e dhunshme e rendit qeverisės tė vendosur nė zgjedhje nė shtetin aktual shqiptar dhe pėrpjekja pėr njė gjė tė tillė edhe nė Kosovė.
 
Pėrmbysja e dhunshme e rendit qeverisės nė shtetin aktual shqiptar soli nė krye tė tij njė vijė politike dhe jo vetėm politike qė instrumentet shtetėrore i pėrdori si mjete pėr tė arritur qėllimet e saja, ndėr tė cilat edhe instalimin e njė filiale ideologjike e politike tė sajėn edhe nė Kosovė. Bashkė me instalimin e kėsaj filiale qė unė e kam quajtur linja e Tiranės/Kretės, u bė edhe instalimi i njė praktike mediale, e cila mundohej ta bėnte fakt tė kryer trajtimin e kundėrshtarėve politikė dhe jo vetėm politikė si armiq tė popullit, e bile edhe tė tradhtarė.
 
Tashmė dihet se nga akuza tė tilla nuk u kursyen as politikanė si dr. Rugova si i pari i Kosovės dhe i LDK-sė, as mr. Eqrem Kryeziu si i dyti i LDK-sė e kėshtu me radhė, e as gazetarė atėherė tė tubuar nė tė pėrditshmen “Bota sot’, siē ėshtė edhe autori i kėtyre rreshtave.
 
Njė e ashtuquajtur agjenci e lajmeve “Kosovapress” dhe njė e ashtuquajtur gazetė e pėrditshme “Epoka e re”,  nė mėnyrė tė qėllimshme dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme akuzonin konkretisht mr. Eqrem Kryeziun nga politikanėt e LDK-sė, kurse “Botėn sot” si medium, kurse autorin e kėtyre rreshtave e ndonjė tjetėr, se po bėjnė dosje pėr Hagė kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe se po e shkilnin gjakun e dėshmorėve, duke synuar kėshtu qė tė provonin tė bėnin tė besueshme  shpifjet e tyre se tė gjithė kėta dhe tė tjerėt si kėta janė armiq tė popullit dhe spiunė tė Beogradit.
 
Synimi pėr tė bėrė tė besueshme kėto shpifje dhe akuza tė dala nė tė vėrtetė nga kuzhina pėr prodhimin e akuzave kundėrthėnėse nė gjirin e rrymave tė majta nė Kosovė, kishte pėr qėllim tė bėnte legjitime gjithė atė dhunė politike dhe fizike qė ushtrohej ndaj linjės institucionaliste tė kryesuar nga dr. Rugova. Dhe kjo ishte prova mė tragjike e shndėrrimit tė luftės sė dikurshme tė klasave nė luftė tė pakopromis kundėr kundėrshtarit politik dhe jo vetėm politik.
 
Pasojė e gjithė kėsaj do tė ishte njė Kosovė e zhytur nė njė luftė vėllavrasėse me pasoja tė rėnda dhe tė pariparueshme. Edhe pse synimi qė nėpėrmjet shpifjeve tė tilla se kundėrshtarėt e tyre politikė dhe jo vetėm politikė po bėkan dosje pėr Hagė kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe po e shkelkan gjakun e dėshmorėve, qė linja e Tiranės/Kretės dhe boritė e tyre tė agjitpropit i bėnin me qėllim e nė vazhdimėsi, tė shkatėrronin kundėrshtarėt politikė, ose sė paku ta dobėsonin qė tė mos ishte nė gjendje ta mbrojė veten e lė mė tėrėsinė territoriale tė Kosovės dhe ta pėrfaqėsojė sa mė denjėsisht nė ballafaqimet politike e diplomatike Kosovėn dhe interesat e saja madhore, duhet thėnė se nuk ka mbetur pa pasoja: obstruksionet politike bile u bartėn edhe nė Kuvendin e Kosovės, si dhe u bėnė shumė tė dukshme edhe nė Ekipin Negociator tė emėruar nga kryetari i Kosovės, dr. Rugova.
 
Ēdo kujt i kujtohet gjithė ai obstruksion nė zgjedhjen e bartėsve tė institucioneve kryesore tė Kosovės nė zgjedhjet e para, pasojė e tė cilės, pėrveē shpifjeve tashmė tė njohura kundėr dr. Ibrahim Rgovės e LDK-sė dhe vonesės disamujore nė funksionalizimin e institucioneve kryesore tė vendit, ishte njė mėnyrė qeverisjeje ku tė gjithė ishin nė pushtet e askush nuk i jepte llogari askujt, pra vendi mbeti edhe pa njė institucion themelor ēfarė ėshtė ai i opozitės.
 
Ndėrkohė linja e Tiranės/Kretės e nė mėnyrė tė veēantė boritė e tyre tė agjitpropit vazhdonin me shpeshtėsi tė ndryshme tė shpifnin se emrat konkretė tė politikės dhe tė mediave bėnin punėn e Beogradit, bėnin dosje pėr Hagė kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė si dhe shkilnin gjakun e dėshmorėve e shpifje tė kėtilla, kurse ndaj autorit tė kėtyre rreshtave i ngritėn edhe kallzimet penale dhe paditė private pėr shpifje. Gjithė kjo bėhej edhe para se Limaj dhe tė tjerėt tė arrestoheshin, por edhe pas fillimit tė procesit gjyqėsor kundėr tyre. 
 
Procesi gjyqėsor kundėr Limajt dhe tė tjerėve nė Hagė ishte rasti pėr pjesėn e shėndoshė tė Linjės sė Tiranės/Kretės qė ta kuptojė se pjesa tjetėr e saj kishte shpifur kundėr gazetarėve dhe politikanėve tė pėrmendur edhe me emėr embiemėr me qėllime tė qarta karrieriste dhe destruktive qė binin dhe bijnė ndesh me interesat kombėtare pėr tė cilat kanė rėnė dėshmorėt dhe viktimat e tjera tė politikės shafosėse serbe. A do tė jetė zėdhėnės i kėsaj tė vėrtete vetė fatmir Limaj?
 
Pėr tė qenė ironia mė e madhe, dhe fatkeqėsia e linjės sė Tiranės/Kretės dhe e borive tė saj tė agjitpropit mė e dukshme, ishte vetė procesi gjyqėsor kundėr Limajt dhe tė tjerėve ai qė mė mirė se ēdo kush tjetėr i hodhi poshtė gjithė ato shpifje tė bėra nga ta nė vazhdimėsi. Asnjė artikull gazete, asnjė dosje e punuar nga gazetarė apo nga politikanė (pėr kėtė konkretisht akuzohej mr. Eqrem Kryeziu), e asnjė gazetar e politikan i pėrmendur nuk ishte nė cilėsinė e dėshmitarit.
 
Tė vetmit gazetarė shqiptarė qė deri tash kanė qenė dėshmitarė nė Gjykatėn e Hagės kanė qenė Veton Surroi dhe Baton Haxhiu, kurse prej politikanėve  me peshė kishte shkuar kryetari i Kosovės dhe i LDK-sė, dr. Ibrahim Rugova. Tė gjithė kėta nė procesin kundėr Milosheviqit. Derisa dr. Rugova kishte dėshmuar pėr zhvillimet politike e jo politike nė cilėsinė qė kishte gjatė luftės, e edhe pėr mbajtjen e shumėpėrfolur peng dhe pėr lirimin e shumėpėrmnedur, gjatė luftės, Baton Haxhiu dėsmoi se si nga njė i arrestuar i policisė serbe ishte bėrė negociator me ish-shefin e SDB-sė, Jovica Stanishiqin.
 
Me kėtė rast, edhe pse kurrė nuk e kam pėrkrahur dėrgimin e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė nė Hagė, dhe kėtė jo se me kėtė njollosej apo jo UĒK-ja, dhe jo se me kėtė bėhej barazimi e politikės shfarosėse tė Beogradit ndaj joserbėve nė Ballkan me luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė, dhe jo se me kėtė dėmtohej apo jo perspektiva shtetformuese e Kosovės, por sepse asnjė nga pjesėtarėt e UĒK-sė apo dikush tjetėr nga radhėt e shqiptarėve nuk ka pasur mundėsi tė bėnte krime tė tilla pėr tė cilat mund dhe duhej tė merrej Tribunali i Hagės, si dhe pėr faktin se qė tė tre pjesėtarėt e parė tė UĒK-sė tė pėrfshirė nė rastin “Limaj dhe tė tjerėt” akuzoheshin pėr krime tė kryera kundėr pjesėtarėve shqiptarė, duhet thėnė hapur se procesi kundėr Limajt dhe tė tjerėve me tė, ishte i dobishėm qoftė edhe pėr tė dėshmuar katėrcipėrisht se ishin shpifje, shpifje dhe vetėm shpifje akuzat se ndonjė gazetar apo politikan i njohur shqiptar, i pėrmendur edhe me emėr e mbiemėr, ka bėrė dosje pėr Hagė kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė.
 
Dhe pėr kėtė nuk kishte  dhe nuk ka nevojė asnjė gazetar e asnjė politikan, e as shqiptarėt si popull, pasi qė tė gjithė kėta me kohė e dinin se gjithēka qė thuhej nė kėtė drejtim ishin shpifje, shpifje dhe vetėm shpifje, por janė vetė shpifėsit  qė janė munduar ta ndėrtojnė karrierėn e tyre politike dhe tė realizojnė edhe qėllime tjera edhe kundėrkombėtare mbi bazėn e njė strategjie luftėnxitėse e vėllavarsėse tė ndėrtuar mbi bazėn e shpfjeve, se shpfjeve tė tilla nuk u besonte askush, e as Haga e dikush tjetėr.
 
Kėtė mesazh qė procesi kundėr Limajt dhe tė tjerėve e pėrcolli me vetė zhvillimin e tij dhe mė pėrfundimet qė solli, nė mėnyrė mė tė qartė duhet ta thotė vetė Fatmir Limaj, nė mėnyrė qė ta ndihmojė linjėn e Tiranės/Kretės, e mė konkretisht pjesėn e shėndoshė tė saj qė t’i japė fund shpėrfaqjes sė luftės sė klasave si luftė e pakompromis kundėr kundėrshtarit politik dhe jo politik, t’i japė fund obstruksioneve dhe destruktiviteve tashmė tė njohuar tė kėsaj linje.
 
Kjo do t’i bėnte mirė atij, pasi qė do tė dėshmonte se ai, pra Fatmir Limaj, ėshtė kthyer mė i pjekur si njeri, mė i pjekur si politikan dhe si njeri qė mbi kurrizin e tij barti pasojat e njė loje nė prapaskenė tė cilėn ia kanė luajtur ata qė tashmė besoj se e ka kuptuar edhe vetė se kush. Nė kėtė mėnyrė do tė bėhej mė i dobishėm pėr shqiptarėt dhe pėr Kosovėn sot kur jemi nė fund tė njė procesi politik qė mund ta sjellė edhe pavarėsinė e saj, por edhe pėr nesėr kur Kosova do tė ketė nevojė pėr politikanė qė do tė dijnė dhe do tė mund t’i thonė jo ēfarėdo politike qė mbėshtetet nė destruktivitet, luftė vėllavrasėse dhe obstruksion politik.
 
Ditėt qė do vijnė pas a mun’ erdheve dhe shyqyr q’i erdheve, do tė dėshmojnė se a i ka kuptuar vetė Fatmir Limaj tė gjitha kėto dhe a do tė bėhet shembull pėr tė mirė, apo do tė vazhdojė si deri nė momentin e dėrgimit nė Hagė. Mbetet tė shihet, kurse zgjedhja ėshtė e tij.      


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.