|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

ASPEKTE

 
 

Kosova shtet i pavarur nuk do tė jet barrė e familjes evropiane, pėrkundrazi atė do ta begatojė nė shumė fusha tė zhvillimit... !

 
 

 
4 dhjetor 2005 /TN
 
Rexhep ELEZAJ
 
S’ka dyshim se Kosova gradualisht po hynė nė fazėn mė delikate politike nė historinė e saj mė tė re, si nė aspektin e pėrcaktimit tė statusit tė saj politik, ashtu edhe nė planin e ndėrtimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran. Kėshtu qė duke qenė se kėto dy fusha janė tė ndėrlidhura ngushtė njėra me tjetrėn gjithnjė nga ana e faktorėve ndėrkombėtar ėshtė shtruar pyetja retorike; a janė krijuar parakushtet dhe rrethanat reale politike, juridike dhe ekonomike nė Kosovė tė cilat garantojnė formimin e pastaj edhe funksionimin e shteti tė ri nė Ballkan siē ėshtė rasti i Kosovės.
 
Sa janė ndėrtuar bazat e mirėfillta ligjore tė cilat garantojnė rregullim shoqėror demokratik tė shtetit i cili nesėr do tė jetė anėtar i barabartė me tė gjitha vendet e botės pranė OKB-sė. Pra, shteti qė po lind a ka potencial tė mjaftuar ekonomik si dhe kuadėr tė kualifikuar njerėzor qė si subjekt i ri ndėrkombėtar tė jetė nė gjendje qė ta mbajė dhe ushqejė vetveten pa pėrkujdesje tė mėtejme politike si dhe pa ndihma financiare nga fondet ndėrkombėtare..?
 
Pikėrisht brenda kėsaj pyetjeje, sipas mendimit tonė, ka qėndruar hezitimi gjashtė vite me radhė i faktorėve ndėrkombėtarė pėrballė kėrkesave tė shqiptarėve dhe liderėve tė tyre pėr njohjen e drejtpėrdrejt tė pavarėsisė sė Kosovės, sepse sipas faktorėve nė fjalė, ēėshtja se sa do tė jetė e aftė Kosova ta mbajė vetveten me resurset dhe potencialin e vetė ekonomik si vend i pavarur, pra sa do tė jetė nė gjendje tė garantojė njė qeverisje normale pa ndihma dhe donacione tė mėdha nga tė tjerėt, etj, duket se kjo ēėshtje deri para disa javėsh ishte ndėr dilemat kryesore qė ėshtė diskutuar pas kulisave brenda dhe jashtė qarqeve diplomatike tė Evropės.
 
Pra, ēėshtja e vetė ekzistencės dhe e funksionimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės (ēėshtja e plotėsimit tė standardeve) del se nuk ėshtė shtruar rastėsisht dhe as kalimthi pranė qeverive tė vendeve mė kryesore nė Evropė, sepse kėto vende pėr shkak tė obligimeve tė mėdha financiare qė kanė ndaj buxhetit tė pėrbashkėt tė BE-sė si dhe shumave tė mėdha te tė hollave qė kanė derdhė pothuajse vazhdimisht pėr t’i ndihmuar vendet e varfra tė Evropės juglindore, si dhe ndihmat e panumėrta humanitare qė kanė dhėnė nė raste tė shumta pėr tė zhvendosurit dhe azilkėrkuesit brenda dhe jashtė vendeve tė tyre, pa dyshim se njė gjendje e kėtillė me kalimin e viteve ka shkaktuar frikė dhe moskuptim tek kėto qeveri, qė sa herė qė ėshtė bėrė fjalė pėr formimin e shteteve tė reja nė juglindje tė Evropės tek kėto shoqėri kjo ka paraqitur njė barrė tė re mbi buxhetin e tyre ekonomik dhe financiar, edhe ashtu tė rėnduar nga ndarja e donacioneve dhe ndihmave tė shumta financiare qė kanė dhėnė vazhdimisht pėr vendet nė zhvillim, ose siē ishte rasti me ndihmat e ofruara pas formimit tė shtetit slloven, kroat, boshnjak, maqedon, etj, pėr rimėkėmbjen e tė cilave kanė ndarė ndihma financiare me vlerė prej miliona eurosh.
 
Prandaj, shikuar nga ky kėnd mjaft i ndjeshėm politik dhe ekonomik pėr shoqėritė dhe qeveritė evropiane, pavarėsia e Kosovės para se tė kuptohej si njė problem politik qė kėrkon zgjidhje, ka nėnkuptuar njė obligim mė shumė pėr buxhetin e tyre, kėshtu qė vazhdimisht kanė shprehur rezervat e tyre politike ndaj procesit tė pavarėsisė sė saj, duke apeluar shpeshherė nė paraqitjet e tyre diplomatike se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn (gjithnjė sipas tyre) do tė ishte mbetja e saj brenda USMZ, tendencė tė cilėn herė heshtazi e herė haptas e ka shprehur Sekretari pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian pranė BE-sė z. H. Solana, i cili siē dihet gjatė katėr-pesė viteve tė fundit ka bėrė pėrpjekje maksimale diplomatike qė nė kėtė Union tė pėrfshihet edhe Kosova, por qė angazhimi i tij ka rezultuar i pasuksesshėm pėr shkak tė qėndrimeve tė politikanėve malazezė kundėr mbetjes nė Unionin me Serbinė, por edhe pėr shkak tė qėndrimit tė qartė tė liderėve politikė tė Kosovės se nuk mund tė vije nė shprehje asnjė solucion tjetėr politik pėr Kosovėn pėrveē se pavarėsia e saj e plotė. Ndaj si rrjedhojė e politikės gjashtė vjeēare kundėr pavarėsimit tė Kosovės nė skenėn diplomatike gjatė periudhės sė shkuar do tė na paraqiten variante tė ndryshme pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė saj siē ishin termat; “pavarėsi e kushtėzuar”, “autonomi substanciale”, “autonomi e zgjeruar”, “njėsi e barabartė nė Unionin Serbi-Mali i Zi”, etj, qė nė esencė kanė shprehur shumė qartė dilemat dhe rezervat e kėtyre qarqeve pėr njohjen e Kosovės shtet tė pavarur, duke mos harruar kėtu edhe shumė faktorė tjerė politik, kulturor dhe fetar tė cilėt kanė ndikuar dukshėm tek disa subjekte ndėrkombėtare qė tė deklarohen kundėr pavarėsisė sė plotė tė Kosovės.
 
Mirėpo, pėr fat tė mirė duket se faza e “tranzicionit politik” nė tė menduarit dhe sjelljet diplomatike tė faktorėve relevantė perėndimorė ndaj zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ka marrė fund me vetė faktin se faktorėt tė cilėt e kanė refuzuar deri mė tani pavarėsimin e Kosovės, mė nė fund e kanė kuptuar se zgjidhja e vetme, mė e mirė, mė e qėndrueshme, mė e pranueshme, mė afatgjatė dhe mė me perspektivė pėr vetė BE-nė dhe Evropėn ėshtė njohja e shtetit tė pavarur tė Kosovės, e cila siē dihet me fajin e kėtyre tė fundit pėrmes Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė juridikisht ishte lėnė nėn jurisdikcionin e Serbisė, e cila siē dihet duke u mbėshtetur mbi kėtė Rezolutė vazhdon me politikėn e saj hegjemoniste ndaj Kosovės.
 
Prandaj, kur i analizojmė mė konkretisht rrjedhat e deri tanishme politike nė, dhe rreth Kosovės, rezulton qartė se hezitimi i bashkėsisė ndėrkombėtare kundrejt pavarėsimit tė Kosovės ka qenė i bazuar mbi shumė dilema dhe paqartėsi politike, pėr shkak tė cilave, jo vetėm se ėshtė zhagisur pėr gjashtė vite njohja e pavarėsisė sė Kosovės, por mbase vetė kėta faktorė i ka nxjerrė si tė paaftė nė qeverisjen e tyre me Kosovėn dhe, ani pse nuk mund tė flitet pėr dėshtim tė plotė tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, njė fakt mbetėt i pamohuar; se me punėn e tyre jo gjithaq efikase, vetė kėta faktorė nė masė tė konsiderueshme i kanė kontribuar krijimit tė status-quos sė deritanishme politike nė Kosovė, dhe kur kjo gjendje filloi ta dėmtonte strategjinė dhe politikėn globale tė tyre, tek atėherė do tė shpeshtohen zėrat e tyre nė nivele dhe forume diplomatike se njė gjendje e kėtillė (e vendnumėrimit) nė Kosovė nuk mund tė zgjas deri nė pambarim..!?
 
Pra, nuk duhet harruar faktin se procesi i pėrcaktimit final tė statusit politik tė Kosovės po hynė nė fazėn pėrfundimtare jo pėr hir dhe simpatisė qė kėta faktorė kanė treguar ndaj ēėshtjes sė Kosovės, por mė shumė pėr shkaqe qė pėrmban me vete strategjia e orientimit politiko-ekonomik i faktorėve mė relevant tė vendosjeve nė botė i shprehur herė pėrmes klauzolės pėr ndėrtimin e Rendit tė ri ekonomik nė botė, herė pėrmes politikės sė globalizimit tė ri botėror, ndėrtimi i tė cilit qysh nė fillim kishte hasur nė vėshtirėsi tė mėdha, tė cilat nuk e kanė kursyer as procesin e pavarėsimit tė Kosovės, pėr tė mos thėnė se pėr gjashtė vite rresht e kishin qitur nė harresė...!?  

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.