|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Media njofton se Frank Wisner do tė jetė i dėrguari amerikan nė bisedimet pėr statusin e Kosovės

 
 

 

03 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (03.11.2005) / Linda Karadaku-Ndou

Sipas njoftimeve tė shtypit Washingtoni ka caktuar njė diplomat tė njohur, ambasadorin Frank Wisner, si tė dėrguarin amerikan pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės.

Njoftimi ėshtė bėrė i ditur nga agjencia Rojters. Ende nuk ka konfirmim zyrtar pėr caktimin e diplomatit Weisner, por njė burim i zyrės amerikane nė Prishtinė i tha Zėrit tė Amerikės, se “ėshtė e sigurtė, se zoti Wisner, ėshtė njė nga kandidatėt".

Edhe burime nga delegacioni i Kosovės i thanė Zėrit tė Amerikės, se zoti Wisner duket se do tė jetė pėrfaqėsuesi amerikan nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Zoti Wisner ka qenė ambasador nė disa vende si nė Indi dhe Egjipt dhe ka mbajtur pozita tė larta nė korporatat amerikane si Grupi Amerikan i Sigurimeve.

Bisedimet pėr statusin e Kosovės, drejtohen nga kryenegociatori Marti Ahtisari, ish-president i Finlandės. Procesi i negociatave filloi zyrtarisht me turneun e parė tė zotit Ahtisari nė rajon para pak kohėsh. Qendra e ekipit tė zotit Ahtisari, ėshtė Vjena dhe bisedimet zhvillohen me njė kombinim tė diplomacisė sė ecejakeve dhe tė takimeve me delegacionet e palėve me negociatorėt mė vonė nė Vjenė.

Palėt nė bisedime, shqiptarėt dhe serbėt, kanė qėndrime diametralisht tė kundėrta pėr statusin e Kosovės, shqiptarė kėrkojnė pavarėsi, ndėrsa serbėt ofrojnė vetėm autonomi tė zgjeruar dhe kanė propozuar ndarjen e Kosovės, njė alternativė qė komuniteti ndėrkombėtar e ka cilėsuar si tė papranueshme.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.