|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Njė pėrmbledhje e shkurtėr e fjalės sė mbajtur nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė

 
 

Nuk ėshtė shkencė ajo qė i ngre pėrmendore politikės,  as ajo sė cilės i ngre pėrmendore politika

 
 

 
4 dhjetor 2005 /TN
 
- Sugjerojmė qė tė mėnjanojmė nga qarkullimi pikėpamje qė bien ndesh me vullnetin e popullit tė Kosovės.  Ndryshe, pranojmė kompromise pėrpara se ēėshtjet tė shtrohen nė tryezėn e bisedimeve -
 
Shkruan: Esat STAVILECI,  profesor i Universitetit tė Prishtinės
 
Duke qenė nė njė institucion kulmor tė shkencės, duke u marrė me njė temė tė rrafshit politik, ndiej nevojėn qė qysh nė fillim tė fjalės tė tėrheq vėrejtjen se nuk ėshtė shkencė ajo qė i ngre pėrmendore politikės, as ajo sė cilės i ngre pėrmendore politika. Shkenca shqiptare pėrgjithėsisht, ndėrsa dy akademitė e shkencave veēanėrisht, mund tė bėjnė dhe duhet tė bėjnė me shumė, jo si servil i “politikės ditore”, por nė tė mire tė politikės kombėtare. Shkenca ka gjuhė tė forte e bindėse kur ndėrtohet mbi njė fondament tė realitetit objektiv.
 
Tema e shtruar kėtu:Kosova dhe ēėshtja shqiptare nė udhėkryqet e kohės ėshtė titulli qė kam huazuar nga libri im i fundit. Mund tė jetė me interes qė sė pari tė pėrgjigjem nė pyetjen:pse Kosova;pse ēėshtja shqiptare dhe pse nė udhėkryqet e kohės. Kosova, pėr shkak se ėshtė nė fokus tė zhvillimeve;pėr shkak se ende qarkullojnė, mė sė paku, dy opsione pėr tė ardhmen e saj;pėr shkak se ende asgjė nuk “ka pėrfunduar”, por vetėm sa “ka filluar”nė lidhje me fatet e saj dhe nėpėrmjet fateve tė saj, edhe me fatet e pėrbėrėsve tė tjerė tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare.
 
Ēėshtja shqiptare, pėr shkak se vazhdon tė jetė me tė panjohura, me shumė segmente tė pazgjidhura tė saj. Mė nė fund, nė udhėkryqet e kohės, pėr shkak se pėr Kosovėn “po vendoset”jashtė tėrėsisė  sė ēėshtjes shqiptare, nė kohėn kur ajo ende nuk po kundrohet dhe nuk po shtrohet si njė dhe e bashkuar.
 
Kosova “jeton nė pritje tė mėdha”. Nė Kosovė, ditėt “vijnė e ikin”,  ”ndryshimet ndodhin”, ama “pėrparimet nuk shihen”. Dua t’i besoj mendimit se “ajo qė rritet ngadalė, i reziston kohės”, por mė shqetėson se “gjithēka mund tė degjenerohet, nėse nuk pėrparon”.
 
Nuk do tė na falet nėse heshtim nė kohėn kur duhet tė flasim. Ėshtė kjo detyrė e shkencės, sikurse ėshtė edhe detyrė e diplomacisė shqiptare. Duhet “tė sillemi rreth botės”nė kohėn kur bota po “sillet rreth nesh”. Kundrimi i ēėshtjes sė Kosovės si ēėshtje e vetėvendosjes dhe argumentimi i tė drejtės sė shqiptarėve pėr vetėvendosje pėrbėjnė thelbin e angazhimit tė shqiptarėve kudo qė janė, nė kohėn kur ata vazhdojnė “tė sillen”sikur tė ishin pesė popuj dhe sikur tė kishin pesė ēėshtje.
 
Nė kėtė kuadėr, ata duan njė Shqipėri  tė pėrparuar demokratikisht,  tė mobilizuar kombėtarisht dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht. Prandaj, presin qė Shqipėria nė negociatat e imponuara pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės tė luajė, jo njė “rol tė moderuar”, si kėrkohet prej saj, por njė rol kombėtarisht tė angazhuar. Deklarata e ministrit tė jashtėm shqiptar pėr njė “pavarėsi tė kushtėzuar”pėr Kosovėn flet pėr nevojėn e unifikimit tė fjalorit politik shqiptar nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare pėrgjithėsisht, nė mėnyrė qė tė mos “ulemi nė tryeza ndėrkombėtare”, pa “u marrė vesh”nė “sofra kombėtare”.
 
Pse i konsideroj tė imponuara negociatat dhe pse  mbaj   qėndrim tė rezervuar ndaj tyre? E para, sepse negociatat i privojnė shqiptarėt nga e drejta e vetėvendosjes e cila u takon edhe si e drejtė kombėtare edhe si e drejtė e vendosjes sė tyre nė njė territor tė individualizuar. E dyta, sepse shqiptarėt “hyjnė nė negociata”me territor tė paunifikuar; me qeverisje tė kufizuar;me Rezolutėn 1244 dhe Kornizėn Kushtetuese “tė pėrthekuar”, pa njė rend ekonomik dhe juridik tė ndėrtuar.
 
Ekzistojnė shumė fakte dhe argumente historike, politike, juridike dhe ndėrkombėtare nė mbėshtetje tė njohjes sė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės tė cilat duhet tė pėrdorėn nė “mėnyrėn e duhur” dhe nė “kohėn e duhur”. Ndėr ato fakte dhe argumente theksoj, nė radhė tė parė, strukturėn etnike tė Kosovės qė flet pėr shumicėn dominante demografike shqiptare. Theksimi i kėtij fakti ėshtė, nė tė vėrtetė, shprehje e njė realiteti kombėtar – demografik-territorial i popullit shqiptar nė Kosovė, ku  ai pėrbėn njė tė tretėn e popullit shqiptar nė Ballkan. Sė dyti, theksoj vullnetin politik tė popullit shqiptar nė Kosovė pėr tė jetuar “me ligjet e veta nė territoret e veta”.  Theksimi i kėtij fakti ėshtė me interes pėr tė sensibilizuar subjektet me pėrgjegjėsi tė lartė ndėrkombėtare se ēėshtja e Kosovės ėshtė, nė thelb, ēėshtje e vetėvendosjes sė jashtme dhe mbi atė bazė, Kosova ka tė drejtėn e krijimit tė shtetit sovran dhe tė pavarur.
 
Nė pikėpamje logjike dhe konstitucionale – juridike me kėtė ndėrlidhet qenia e Kosovės si njėsi federale e ish-Jugosllavisė, edhe pse jo me statusin e republikės, por me pėrfshirje nė vendimmarrje nė Federatė dhe me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion, nė kohėn e shpėrbėrjes sė saj . Sė treti, theksoj se Kosova, me asnjė akt tė vetin, nuk ka dhėnė miratimin e krijimit tė Unionit Serbi-Mali i Zi, nė mėnyrė qė, nė ēfarėdo mėnyre tė ketė ndonjė “ndėrlidhje”me te. Sė katėrti, nė Kosovė ėshtė vendosur prani ndėrkombėtare dhe Kosova do tė duhej tė pavarėsohej plotėsisht nga administrimi civil i UNMIK-ut, duke ruajtur kooperativitetin me NATO-n nė  mbrojtjen e kufijve tė saj.
 
Statusi i ardhshėm  i Kosovės ballafaqohet me sfida nga mė tė ndryshmet. Ndėr kėto mė tė mėdhatė janė ato qė ndėrlidhen me decentralizimin  dhe exterritorialitetin e pėrmendoreve historike, kulturore dhe fetare tė pakicės serbe. Unė do tė dėshiroja qė, edhe me kėtė rast,  tė theksoja tri argumente shumė tė fuqishme kundėr ēfarėdo varianti qė mėton “tė cungojė”territorin e Kosovės. Sė pari, Kosova nuk paraqet “territor diversifikativ tė karakterit enklav”. Sė dyti, faktet flasin pėr “kuantume dhe proporcione relative demografike dhe kombėtare, shprehimisht tė ndryshme”. Sė treti, shumica etnike shqiptare paraqet “karakteristikė tė tė gjitha makrozonave tė Kosovės”.
 
Pėrveē kėtyre argumente, vlen tė theksohet fakti historik se serbėt, nė tė vėrtetė, janė vendosur nė Kosovė “me rastin e zgjerimit tė shtetit serb nga Nemanjiqėt”, po sikurse qė ėshtė me interes tė thuhet se nė territorin etnik shqiptar pėr pasojė pushtimesh, nė Mesjetė dhe nė kohėn e Perandorisė Osmane, ”janė vendosur pakica sllave, turke e rome”,  me vėrejtjen se pakica serbe “ėshtė shtuar ndjeshėm”me kolonizimin e dhunshėm me sy luftėrave botėrore, por asnjėherė nuk ka arritur kuotėn 10%. Sė kėndejmi, qėndrimet posesive serbe ndaj Kosovės qė i referohen historisė janė dyfish tė pathemelta.
 
Sė pari, ”nė aspektin metodologjik tė cilėsimit tė karakterit kombėtar tė territorit, meqė po tė merrej historia si kriter, me gjithė realitetet nacionale territoriale bashkėkohore, Hungaria do tė kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi pjesėn jugosllave tė Panonisė;Bullgaria dhe Hungaria do tė rivalizonin rreth Beogradit; Greqia do tė vinte dorė mbi Stambollin;Shqipėria mbi Janinėn”etj. Sė dyti, ”janė tė pathemelta nė aspektin e sė vėrtetės materiale historike”.
 
Prandaj, nė Kosovė “kryqėzohen”mitet serbe dhe realitetet shqiptare. Ėshtė kohė e fundit qė bashkėsia ndėrkombėtare t’i njohė ato realitete dhe qė  Kosovės t’i njohė tė drejtėn e shtetit sovran dhe tė pavarur. Po qe se ėshtė nė pyetje territori, theksoj se 34 shtetet janė anėtare tė OKB-sė, me territor mė tė vogėl se Kosova;po qe se ėshtė nė pyetje popullsia, 58 shtete janė anėtare tė OKB-sė, me popullsi me tė vogėl se Kosova;po qe se janė nė pyetje “kanunet ndėrkombėtare”qė ndalojnė krijimin e shteteve tė reja, nėnvizoj se nga vitet 1990-2002,  34 shtete tė reja janė    pranuar nė OKB.
 
Edhe njė moment tjetėr ėshtė i rėndėsishėm, po qe se mendohet se nuk “mund tė krijohen dy shtete shqiptare nė Ballkan”, duhet tė kihen parasysh dy fakte:e para, se Kosova pretendon tė jetė shtet i tė gjithė atyre qė jetojnė nė tė;e dyta, edhe nėse mendohet pėr dy shtete shqiptare, vlen tė thuhet se ekzistimi i dy shteteve shqiptare pėrpara se tė paraqitet si pėrparėsi ose privilegj ėshtė, nė tė vėrtetė, hendikep pėr shqiptarėt, duke pasur parasysh synimet shekullore tė tyre pėr t’i bashkuar trojet etnike, tė copėtuara nga Fuqitė e Mėdha nė Evropė.
 
Kėtu qėndron arsyeja qė nė Kosovė ka shqetėsime dhe shprehen rezerva pėr njė prani tė Bashkimit Evropian i cili do tė mund tė shpiente nga reduktimi i ndikimit amerikan nė Kosovė. Se cili do tė jetė pozicioni i SHBA-ve pas vendosjes sė njė forme tė pranisė ndėrkombėtare nga Bashkimi Evropian, pėrbėn njėrėn nga tri pyetjet mė tė mėdha nė tė cilat ende nuk ka pėrgjigje. Dy pyetjet e tjera janė:a do tė mbyllet pėrfundimisht  pozicioni politik i Serbisė nė raport me Kosovėn dhe cilat do tė jenė pėrmasat dhe mėnyrat e mbikėqyrjes tė rasteve, siē thuhet, ”tė ndjeshme etnike”, si masė stabiliteti?
 
Nė Kosovė duhet tė ndėrtohet njė konsensus “i brendshėm”, po sikurse qė duhet tė ketė edhe njė konsensus brendashqiptar nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės, por edhe tė segmenteve tė tjera tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare. Janė tė papranueshme dy pikėpamje nga qėndrimet e deritashme tė bashkėsisė ndėrkombėtare. E para, ajo qė shpreh se kanė mbetur edhe Kosova dhe Unioni Serbi Mali i Zi, dy rastet e fundit qė tė mbyllet dosja e ish-Jugosllavisė. E dyta, qė paralajmėron Kosovėn se “nuk mund tė bashkohet me njė shtet ose njė pjesė tė njė shteti tjetėr”. E para nuk qėndron, sepse mbesin tė hapura problemet me pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni, nė Kosovėn Lindore dhe nė Mal tė Zi. E dyta nuk pėrkon me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe normat e saj qė secilit subjekt t’i njohin tė drejtėn e bashkimit me njė subjekt tjetėr, edhe mė shumė qė tė mos i njohin tė drejtėn e bashkimit subjekteve tė ndara nga trungu etnik shqiptar.
 
Tė gjendura kėshtu nė udhėkryq, Kosova dhe ēėshtja shqiptare shtrojnė nevojėn e njė konsolidimi nė rrafshin kombėtar. Nė mungesė tė konsolidimit tė brendshėm shqiptar, edhe pse kemi njė gjuhė, pėrdorim “shumė fjalorė”;nė mungesė tė unitetit tė veprimit, ndodhė qė “tė rrėnojmė themele”, nė vend se “tė ngremė kulme”;nė mungesė tė projekteve tė pėrbashkėta, jetojmė si “botė tė ndara”;nė mungesė tė vizionit pėr tė ardhmen, ngelim “peng tė sė kaluarės”.
 
Politika qė bėjnė shqiptarėt sot ėshtė e shthurur, e ndarė dhe e copėtuar, po sikurse edhe trojet shqiptare dhe populli shqiptar i cili po rritet si numėr, por po tkurret si komb. Pėr tė kaluarėn kemi fajėsuar Evropėn, ke do tė fajėsojmė pėr tė ardhmen? Shumė ngjarje qė kanė ndodhur me shqiptarėt nė tė kaluarėn, kėrkojnė prej tyre qė tė jenė shumė tė vėmendshėm nė tė ardhmen. U takoj atyre qė mendojnė se nė Ballkan kryqėzohen sot interesat nga mė tė ndryshme;se ende vizatohen harta tė reja;se duhet tė dėshmohemi me zotėsi qė “tė mbajmė shtet ”(Shqipėri) dhe “tė bėjmė shtet”(Kosovė);se duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se “vendimet e mėdha” merren pėr periudha tė mėdha.
 
Ēėshtjen e Kosovės pėrherė e kam konsideruar si pararendėse tė bashkimit kombėtar. Mirėpo, ne sikur po hezitojmė, madje sikur edhe po turpėrohemi ta zėmė nė gojė, nė kohėn kur, po sjell njė shembull, Instituti politik i Londrės nė maj tė vitit 2005 i adresoi, nė formė tė propozimit, Bashkimit Evropian, SHBA-ve, Kinės dhe Rusisė, dokumentin nė tė cilin thuhet se bashkimi i tokave shqiptare nė Ballkan paraqet “zgjidhje racionale pėr problemin ballkanik”.
 
Nė mbėshtetje tė kėtij koncepti, unė nė njė libėr timin nė anglisht, tė botuar me 1995, kisha vėnė si moto:”Kriza politike nė Ballkan mund tė zgjidhet vetėm atėherė kur secili popull, pra edhe populli shqiptar, do tė merr hisen e vet”. Pėr kėtė arsye, tė kuptuarit e ēėshtjes shqiptare si njė ēėshtje, e sugjeroj si kryefjalė tė mendimit politik shqiptar, bashkė me pyetjen se a duhet tė pėlqejmė atė qė kemi, kur nuk kemi atė qė pėlqejmė?
 
Kemi hyrė nė njė fazė tė zhvillimit kombėtar, nė tė cilėn marrim pėrgjegjėsi tė madhe pėr tė ardhmen e kombit. Kushtet dhe rrethanat politike, nga tė cilat varet e ardhmja e kombit, janė ende me shumė tė panjohura. Para vete kemi mjaft detyra, pėr tė cilat, nuk kemi pėrcaktuar as pėrparėsitė, as bartėsit dhe as afatet, pėr pėrmbushjen e tyre. Ne ende nuk e kemi “vėnė”nė njė tryezė ēėshtjen tone. Sugjeroj qė dy akademitė e shkencave tė rrisin bashkėpunimin nė projekte tė pėrbashkėta, nė mėnyrė qė botės t’i pėrgjigjemi nė pyetjen se “kush ishim, kush jemi dhe kush duam   tė jemi”. Ėshtė njė borxh qė duhet paguar, pa pyetur pėr ēmimin.
 
Nė zhvillimet e dekadės sė fundit nė Evropėn Juglindore, shqiptarėt, qė ishin “pjesė e krizės sė pėrgjithshme”, janė parė si “shkaktarė tė jostabilitetit” dhe “kėrcėnim potencial tė paqes nė Ballkan”. Mirėpo, nė qarqet politike dhe nė qendrat e vendimmarrjes nuk ėshtė vrarė sa duhet mendja pėr shkaqet, sa pėr pasojat e kėsaj gjendjeje, fakt ky qė ka stimuluar mė shumė se zgjidhjet e pėrhershme tė ēėshtjes shqiptare, ”marrjen me pjesėt fragmentare tė saj”, duke e lėnė tė hapur ngritjen e problemit etnik tė shqiptarėve.
 
Po qe se kėtė nuk e bėjnė vetė shqiptarėt, nuk duhet tė presin qė kėtė tė bėjnė tė tjerėt. Edhe po qe se e bėjnė, do tė bėjnė pėrpara nė dėm, se nė tė mirė tė tyre.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.