|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Tri shkrime pėr Kosovėn nė revistėn „Profil” tė Vjenės

 
 

 
3 dhjetor 2005 /TN
 
Dr. Skėnder GASHI – Vjenė
 
Nė numrin 48 tė 28 nėntorit tė sivjemė janė botuar nė faqet 89 - 93 tė revistės autoritative „Profil” tė Vjenės njė shkrim pėrshkrues e hyrės i autorit Gregor Mayer pėr gjendjen nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, me njė kronologji tė ngjarjeve tė ndodhura nė Kosovė duke filluar me Betejėn e Kosovės tė vitit 1389 e cila kėtu ėshtė cilėsuar si betejė e „njė koalicioni tė krishterėsh me nė krye princin serb Lazar”; me aneksimin nga Serbia tė Kosovės nė vitin 1912 e deri nė mbarim tė vitit 2005 pėr tė kaluar pastaj nė njė intervistė me liderin e serbėve tė Kosovės O. Ivanović.
 
Deklarimi thelbėsor nga kjo intervistė e liderit tė serbėve ėshtė „Ne nuk duam ta dėgjojmė fjalėn „pavarėsi” e nuk duam as tė mendojmė pėr njė gjė tė tillė” dhe „ne i njohim shqiptarėt” pėr t’i shtruar pastaj kėrkesat: „Komunat serbe tė kenė psh. mė shumė kompetenca nė fushėn sociale, tė shėndetėsisė, tė rregullimit tė ambientit e nė njėfarė kuadri/mase edhe nė ēėshtje tė sigurisė (policisė) dhe tė gjyqėsisė”.
 
Autori Otmar Lahodynsky e sjell kėtu njė intervistė me kryeministrin e Shqipėrisė Dr. Sali Berishėn. Relevante pėr lexuesin kosovar janė deklarimet e z. S. Berisha se ky e sheh pėr tė menēur e pėr realist pėrcaktimin e BE -sė se pėr Kosovėn nuk mund tė ketė union (SG: bashkim territorial - politik) as me Serbinė e as me Shqipėrinė.
 
Kėtė thėnie S. Berisha e arsyeton me rrethanėn se Kosova u bė pjesė e Serbisė vetėm qė nga fillimi i shek. 20 (SG: pas vitit 1912), sadoqė „Ideja pėr formimin e njė shteti tė shqiptarėve nė atė hapėsirė nė tė cilėn kėta e pėrbėjnė shumicėn e popullatės nuk ishte vetėm ēėshtje nacionale e shqiptarėve porse qė (kjo) pėrkrahej edhe nga Fuqitė e Mėdha tė kohės e, midis tyre, edhe nga perandoria Austro - Hungareze”.
 
S. Berisha thotė nė vazhdim se „figura simbol i kosovarėve quhet Ibrahim Rugova. Kur ky e kėrkonte pavarėsinė e Kosovės, fliste me gojėn e popullit tė tij. Ėndrra pėr bashkim (SG: me Shqipėrinė) u shndėrrua aty (SG: nė Kosovė) nė ėndėrr pėr pavarėsinė”.
 
Nė vazhdim S. Berisha deklaron se zgjidhja mė e drejtė e Ēėshtjes sė Kosovės ėshtė mbetja e saj jashtė ēfarėdo unioni me Serbinė apo me Shqipėrinė. Kėtė qėndrim tė tij e paskan miratuar edhe kolegėt e tij nė Mal tė Zi e nė Maqedoni. Kjo sepse „ēėshtja e pazgjidhur e pjesėve tė popullit shqiptar nė kėto shtete nuk mund tė pandehet pėr si situatė qė do t’i kontribuonte stabiltetit” - thotė S. Berisha.
 
Nė kėtė intervistė tė kryeministrit tė Shqipėrisė janė porse, kėshtu kujtoj unė, dy deklarime tė cilat ka mundėsi tė tregojnė se z. S. Berisha ėshtė gjithmonė patriot, por ndonjėherė jo sa duhet edhe diplomat e burrshteti largpamės.
 
Kėtė sikur do ta ilustronte jo pjesa e deklaratės sė tij qė ky „e pėrkrah kėmbekrye njohjen e tė drejtave tė minoritetit serb dhe tė drejtėn e rikthimit tė tė ikurve serbė”, por deklarata pėr tė cilėn ky mbase nuk ka kurrfarė nevoje e lere mė kompetencė ta propozojė qė „Me kėtė rast do tė mund tė ndodhė qė tė gjendet njė zgjidhje sipas modelit tė Tirolit tė Jugut, nėse serbėve u jepen tė drejta tė ngjashme si edhe tirolasve tė Jugut.”
 
E kam bindjen se kosovarėt do tė ēuditen me kėtė model qė z. Berisha ia propozon bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse ky ėshtė njė model qė as diplomatėt mė proserbė tė Europės e as vetė Serbia nuk e kanė lansuar nė eter.
 
Unė kujtoj se do tė ishte mirė qė S. Berisha tė vie nė Kosovė dhe vetė ta vizatojė kujdesshėm njė hartė tė shtrirjes sė vendbanimeve tė serbėve nė Kosovė dhe ta krahasojė atė me hartėn e Tirolit tė Jugut pėr tė gjykuar vetė se si serbėt me 5% tė popullsisė do tė mund ta gėzonin e ta realizonin autonominė territoriale ēfarė e kanė gjermanishtfolėsit (me krejt pak ladinė, pararomanė) nė territorin kompakt tė Tirolit tė Jugut. Unė shpresoj fort se z. Berisha  dhe njerėzit qė e kėshillojnė e njohin mirė si historinė ashtu edhe formėn dhe vėllimin e autonomisė sė Tirolit tė Jugut.
 
Fundja, para se Kosovėn ta ēlironin Amerika e Europa (NATO), njėri nga opsionet pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ka qenė pikėrisht modeli i Tirolit tė Jugut. Kujtoj se sikur z. S. Berisha ta njihte tekstin e marrėveshjes austro-italiane dhe dokumentet pėrcjellėse pėrkitazi me modelin dhe vėllimin e autonomisė sė Tirolit tė Jugut, nuk do t’i rrėshqiste gjuha, as edhe „sa pėr tė bėrė politikė”, ta propozonte njė kėso zgjidhje pėr minoritetin serb tė Kosovės.
 
Pėrveē hapit tė pamatur qė e pat bėrė nė vitet e ’90-ta kur e bėri Shqipėrinė anėtare tė bashkėsisė sė shteteve islamike, kryeministri Berisha angazhohet nė kėtė intervistė (duke harruar se Shqipėria vetė duket tė jetė shteti i fundit i kontinentit qė do tė bėhet anėtare e BE) - madje pikėrisht nė Austri ! - edhe pėr pranimin e Turqisė nė BE duke e arsyetuar kėtė me thėnien se „Stambolli ka qenė gjithmonė pjesė e civilizimit evropian”.
 
Nė fq. 93 ėshtė botuar, pa titull mė vete dhe pa emėr tė autorit, njė shkrim nė tė cilin trajtohen segmente nga gjendja, pėrkatėsisht nga jeta e minoritetit rom tė Zhitkovcit dhe tė njė grupi serbėsh tė Obiliqit qė qenkan strehuar nė Zveēan. Nė artikull pėrkujtohet se gjatė trazirave tė marsit tė vjemė shqiptarėt e paskan „djegur katedralen (nėnvizim i imi) e Obiliqit”.
 
Nė vazhdim pėrkujtohet se qeveria komunale e ka filluar rindėrtimin e shtėpive nė mėhallėn e romėve tė pjesės jugore tė Mitrovicės, por qė realizimi i projektit ėshtė ndalur pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare. Nga ana tjetėr, sado qė qeveria e Kosovės i paska rindėrtuar tė gjitha shtėpitė e dėmtuara tė serbėve nė Obiliq, „Ne nuk kthehemi aty pa na pas qenė e garantuar siguria” - i paska thėnė artikullshkruesit e shoqja e famullitarit tė kishės sė Obiliqit.
 
Pėrkitazi me gjendjen nė Fushė Kosovė me 42.000 banorė, 2500 nga tė cilėt janė serbė e romė, autori konstaton se, ani pse qė nga viti 2000 nuk paska pasur as edhe njė vepėr penale tė motivuar etnikisht, serbėt i kanė braktisur shtėpitė e tyre tė rindėrtuara dhe janė vendosur nėpėr katunde pėrreth dhe se „Nėpėr mure tė shtėpive dhe nė dyer tė garazheve ata i kanė shkruar me brusha tė trasha numrat e tyre tė telefonave celularė, pėr tė treguar se ato shtėpi janė nė shitje.”.
 
Artikullshkruesi vėren se „Prapa kėsaj shpėrnguljeje fshihen gjithsesi edhe arsye ekonomike.” Kėtė bindje tė veten ky e ilustron edhe me deklarimin e inxhinierit tė ndėrtimtarisė Arben Ramadani, sipas tė cilit  „Me ato para, tė cilat i marrin kėtu, ata mund tė blejnė shtėpi tė mrekullueshme nė Niš apo kudoqoftė tjetėr nė jug tė Serbisė.”
 
Nė artikull trajtohet edhe fillimi zyrtarisht i bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės. Autori konsideron se „Fillimi i negociatave rreth statusit ėshtė nė tė vėrtetė pranim i dėshtimit tė OKB - tė cilat deri tani e propagandonin parullėn „Standardet para statusit”.
 
Njė bashkėbisedues tjetėr, (Dardan Gashi), i paska deklaruar autorit tė kėtij shkrimi „ ... me tė drejtė, se ngecja e pėrparimeve nė pėrmbushjen e standardeve nuk ėshtė faj vetėm i mungesės sė mirėkuptimit tė palės shqiptare, porse mė sė pakut po aq (edhe) i obstruksionit tė serbėve [...] Beogradi nuk ka kurrfarė interesi qė Kosova tė normalizohet prandaj, sa mė shumė qė po afrohet pavarėsia, ai po u dikton njerėzve tė tij qė tė mos bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive” me institucionet e Kosovės - ka deklaruar D. Gashi.
 
Ky i fundit, (nė cilėsinė e kėshilltarit tė ministrit tė pushtetit lokal Lutfi Haziri) i ka deklaruar autorit tė shkrimit se „Po tė kishim mė shumė siguri pėr pavarėsinė, ne do ishim shumė mė zemėrgjerė nė negociatat” me Beogradin pėrkitazi me vėllimin e tė drejtave pėr minoritetin serb tė Kosovės.
 
Nė vazhdim, D. Gashi ka deklaruar se “Aktet e hakmarrjes kundjet serbėve e romėve pas vitit 1999 e kanė dėmtuar fort rėndė imazhin e kosovarėve, sado qė vėllimi dhe dimensionet e krimit janė larg mė tė vogla se sa terrori i forcave serbe tė sigurisė kundrejt shqiptarėve nė vitet 1998/1999”.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.