|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė shtetin amerikan tė Karolinės sė Veriut u krye dėnimi i njėmijtė me vdekjeØ

 
 

 

03 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (02.11.2005) / Tė premten nė shtetin e Karolinės sė Veriut nė Shtetet e Bashkuara u krye dėnimi i njėmijtė me vdekje qė nga viti 1976, kur u rivendos dėnimi me vdekje. Kenneth Boyd mori tė premten dėnimin me njė inxheksion vdekjeprurės, pėr vrasjen e gruas dhe vjehrrin nė vitin 1988. Nė Shtetet e Bashkuara ka disa vite qė zhvillohet njė debat lidhur me dėnimin me vdekje dhe anketimet tregojnė se shumica e amerikanėve e mbėshtesin atė.

Nė vitin 1977, Gary Gilmore, i dėnuar nėn akuzat pėr vrasje, u bė personi i parė qė donohej me vdekje nė Shtetet e Bashkuara pasi Gjykata e Lartė i dha fund njė moratoriumi 10-vjeēar ndaj ekzekutimeve. Dėnimi me vdekje ishte bllokuar pėr disa kohė, pėr shkak se gjykata vendosi se statutet e shteteve tė veēanta pėr dėnimin me vdekje ishin tepėr arbitrare. Shumė shtete i rishkruan edhe njė herė ligjet e tyre dhe sot, mė tepėr se 3 mijė e 400 tė burgosur janė tė pritje tė ekzekutimve.

Por qė nga viti 1973, 122 burgje nuk kanė pasur raste dėnimi me vdekje, pas vėnies nė pėrdorim tė analizave tė ADN-sė. Kundėrshtarėt e dėnimit me vdekje argumentojnė se sistemi gjyqėsor i Shteteve tė Bashkuara bėn edhe gabime dhe se disa tė burgosur mund tė jenė dėnuar me vdekje pėr krime tė cilat nuk i kanė kryer.

Susan Karamanian ėshtė studjuese e ēėshtjeve ligjore nė Universitetin George Washington.

“Kemi dėgjuar pėr vite tė tėra pėr ngjarje tė tmerrme rreth njerėzve ndaj tė cilėve ėshtė zhvilluar proces gjyqėsor dhe janė dėnuar nė bazė tė njė sistemi tė padrejtė.”

Zonja Karamanian thotė se debati publik zhvillohej nė kėndvėshtrimin nė se dėnimi me vdekje do tė shėrbente si shkurajim. Por ajo shton se tani opinioni publik po ndryshon pėr tė parė nė se sistemi amerikan i drejtėsisė ėshtė i aftė t’i mbrojė siē duhet nga ekzekutimi njerėzit e pafajshėm.

Njė anketim i zhvilluar nė muajin tetor arriti nė pėrfundimin se rreth dy tė tretat e amerikanėve vazhdojnė ta mbėshtesin dėnimin me vdekje, nė krahasim me 80 pėrqind nė vitin 1994. Por kur tė anketuarit iu kėrkuar tė zgjidhinin mes dėnimit tė pėrjetshėm pa tė drejtė apelimi, mbėshtetja pėr dėnimin me vdekje ra nė 50 pėr qind.

Studjuesja Karamanian ia atribuon pjesėrisht ndryshimin e opinionit publik amerikan njė prirjeje, qė filloi nė vitet ’90, mes avokatėve shumė tė kualifikuar qė pėrfaqėsojnė tė burgosur tė dėnuar me vdekje dhe qė ngrenė ēėshtje qė nuk janė trajtuar nė tė kaluarėn.

"Kur kemi tė bėjmė me avokatė tė spikatur, anėtarė tė Shoqatės Amerikane tė Juristėve qė angazhohen nė kėto ēėshtje, sė pari do tė kemi njė standart mė tė mirė pėrfaqėsimi por nė anėn tjetėr, ēėshtja bėhet mė e njohur pėr publikun", thotė studjuesja.

Pėr shembull, kohėt e fundit, Guvernatori i Virginias, Mark Worner e bllokoi ekzekutimin e tė pandehurit Robin Lovitt, i cili do tė kishte qenė personi i njėmijtė i ekzekutuar nė Shtetet e Bashkuara. Por njė nga avokatėt e zotit Lovitt ishte Keneth Starr, qė drejtoi komisonin e posaēėm hetimor ndaj Presidentit Bill Clinton nė vitet’90. Zoti Starr argumentoi nė mėnyrė tė suksseshsme, se zoti Lovitt meritonte mėshirė, ngaqė njė punonjės gjykate i Virginias, gabimisht kishte hedhur analizat e ADN-sė sė tij. Nė vend qė tė ekzekutohej, zoti Lovitt po kryen dėnimin me burgim tė pėrjetshėm, pėr vrasje.

Analistėt thonė se njė tjetėr faktor qė ndikon nė opinonin publik ėshtė kundėrshtimi nė rritje ndaj dėnimit me vdekje nga besimtarė katolikė nė Shtetet e Bashkuara. Nė muajin nėntor, Konferenca Amerikane e Priftėrinjve Katolikė miratoi me shumicė dėrrmuese njė deklaratė tė re, qė e kundėrshtonte dėnimin me vdekje. Nė deklaratė, e cila ėshtė e para nė 25 vjet nga ana e priftėrinjve lidhur dėnimin me vdekje, thuhej se “sanksioni i vdekjes shkel respektin pėr jetėn dhe dinjitetin njerėzor”.

Megjithatė, avokatėt e dėnimit me vdekje argumentojnė se heqja e dėnimit me vdekje do tė dėmtonte viktimat e krimit. Michael Paranzino ėshtė kryetar i njė organizate qė mbron dėnimet e rrepta tė kriminelėve.

"Ideja se do tė mbanim zi pėr vrasėsin e njėmijtė qė u dėnua me vdekje kur kemi 600 mijė familje qė nuk do ta harrojnė kurrė traumėn, pikėrisht kėtu mendoj se duhet tė pėrqėndrohet debati ynė - tek dėmi i pėrhershėm ndaj familjeve tė tėra kur u vriten tė dashurit e tyre", thotė zoti Paranzino.

Pavarėsisht se si ndjehet publiku amerikan lidhur me dėnimin me vdekje, statistikat e Qendrės sė Informacionit pėr Dėnimet me Vdekje nė Washington tregojnė se dėnimet me vdekje nė shkallė kombėtare kanė rėnė me 50 pėr qind qė nga fundi i viteve ’90, ndėrsa ekzekutimet e kryera kanė rėnė me 40 pėr qind.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.