|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Flamuri shqiptar valėvitet krenar nė Zelandė tė Re

 
 

 

2 dhjetor 2005/TN

Nga
Sabit ABDYLI, Zelande e Re

Me rastin e festes sonė te madhe,  falė iniciativės se Astrit Bashės, Flamuri Shqiptar i  ardhur  enkas pėr kėtė ditė  tonėn tė madhe, me 28 nėntor qė nga ora 6:00 e mėngjesit pėr 12 orė u  valėvit  me krenari nė qiellin e shtetit tė rregullit  dhe qetėsisė nė Zelandė tė Re,  pikėrisht mbi urėn gjigante Harbor Bridge qė lidh  dy brigjet e qytetit tė Auclandit  veri-jug,  tė ndara nga ujėt e Oqeanit paqėsor.

“I shihja flamujt sa here e kaloja urėn, thotė Astrit Basha, i ardhur kėtu me familje nga Tirana para 4 vjetėve, dhe gjithmonė kujtoja sa  bukur do tė  ishte sikur tė valėvitej edhe flamuri ynė lart nė qiell pėrball atij zelandez.

Rashė nė kontakt me personat zyrtar tė qytetit dhe m’u dha leja qė edhe flamuri ynė dy ngjyrėsh mund tė ngrihet lart mbi urė. 
 
Pa humbur kohė porosita flamurin enkas pėr festen e 28 Nėntorit dhe me ndėrmjetėsimin e ambasadorit shqiptar nė Kinė flamuri erdhi. Ja sot, siē po shihni,  sa bukur po valėvitet” - pėrfundoi i gėzuar, Astrit Basha.

Gjatė tėrė kohės sa valėvitej flamuri mbi urė shqiptaret vizituan urėn, urėn qė u dukej e praruar,  bėn me qindra fotografi duke zgjuar te ta ndjenja tė forta krenarie dhe mallėngjimi. Ketė e pėrjetoi edhe autori kėtij shkrimi.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.