|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

28 Nėntori – Ditė e shenjtė arbėrore

 
 

 
2 dhjetor 2005 /TN

Engjėll KOLIQI  
 
Si ēdo popull, edhe ne kemi kremten tonė kombėtare. Bile mund tė themi se Dita Jonė e Madhe – 28 Nėntori, ėshtė diēka mė shumė se njė kremte kombėtare, siē e kam thėnė, jorastėsisht, edhe nė titull «DITA E SHENJTĖ ARBĖRORE». Dikush qė nuk e njeh mirė historinė tonė kombėtare, mund tė pyes: pse?! Pėrgjigja ėshtė e shkurtėr dhe shumė e qartė: sepse tė mirat e rralla, kombit tonė tė shumėvuajtur, por gjithmonė krenar, i kanė ardhur mu nė kėtė ditė.
 
28 Nėntori i parė arbėror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynė, Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, e ngriti pėr herė tė parė nė historinė e kėtij kombi Flamurin me Shqiponjėn Dykrenore dhe me yllin gjashtėcepėsh nė mes dy krenash, nė Kalanė e Krujės, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri nė vdekje luftoi me atė flamur nė dorė dhe kurrė nuk diti pėr humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur nė Kalanė e Krujės dhe nė kulla e kala tė tjera arbėrore, pėr 25 vjet, sa Kryeheroi Ynė udhėhoqi popullin dhe Shqipėrinė.
 
Pas vdekjes sė Tij (mė 1468), pushtuesit otomanė depėrtuan nė tė gjitha trojet arbėrore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonė. U dashtėn edhe 444 vite pritje e vuajtje, tmerr e robėri nėn atė pushtues, si dhe shumė ekzode e zbrazje masive tė trojeve tona nga qeniet arbėrore, derisa rifilloi sėrisht valimi i Flamurit tė Arbėrit. T’i kemi parasysh arbėreshėt, qė ikėn pėrterj detit, ose nė veri (nė Dalmaci), me qėndresėn e tyre stoike dhe me ruajtjen fanatike tė gjuhės, traditave dhe kulturės sė tė parėve. Qindra mijėra shqiptarė, duke mos mundur ta durojnė terrorin e pushtuesve, kishin ikur nė shumė vende tė botės – deri nė Amerikė, Afrikė, Azi e deri nė Australi.
  
Edhepse tė mėrguar, qeniet arbėrore nuk ndejtėn kurrė duarkryq, por gjithherė, nė mėnyra tė ndryshme ishin tė vėnė nė shėrbim tė kombit dhe tė atdheut tė braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos vlen tė pėrmendet gjysma e parė e shekullit XIX, kur figurat e ndritura tė kombit themeluan njė lėvizje mbarėkombėtare, pėr tė mbajtur gjallė shpirtin arbėror dhe pėr ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit. Kjo lėvizje, nė historinė tonė, u regjistrua me germa ari dhe u quajt: Rilindja Kombėtare Shqiptare. Ndėr rilindasit e parė duhet veēuar: Vėllezėrit Frashėri, Jeronim De Radėn, Jani Vreton dhe shumė tė tjerė.
 
Nė kohėn kur gėrshetimi joparimor i interesave ishte shtrirė nė mbarė hapėsirat ballkanike e mė sė rėndi rėndonte supet e popullit tonė, liderėt e kombit filluan artikulimin e zėshėm tė aspiratave tė ligjshme kombėtare, pėr liri dhe pavarėsi. Nėn trysninė e fuqive tė mėdha tė kohės, nė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878, Perandoria Osmane u detyrua t’ua njohė autonominė disa vendeve fqinje, si: Serbisė, Greqisė, Bullgarisė dhe Malit tė Zi, gjė qė nuk ndodhi edhe me Shqipėrinė, qė nė vorbullėn e interesave dhe tė marrėveshjeve ruso-turke, mbeti ende nėn kthetrat otomane.
 
Tė ndaluar tė marrin pjesė nė Kongresin e Berlinit dhe tė indinjuar thellė nga pazarllėqet qė u bėnė pėr copėtimin e tokave tona, krerėt shqiptarė, tė udhėhequr nga Abdyl Frashėri, Haxhi Ymer Prizreni, Pashko Vasa e tė tjerė, mė 10 Qershor 1978, nė Prizren mbajtėn Kuvendin Mbarėkombėtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, duke shpallur kėshtu autonominė e Shqipėrisė. U bė edhe njė kabinet qeveritar dhe u organizua njė administratė mbarėkombėtare, mirėpo Turqia – e tėrbuar nga ky akt i shqiptarėve, me “bekimin” dhe heshtjen edhe tė fuqive tė mėdha tė kohės, me njė fushatė shumė tė egėr ushtarake dhe me terror, pas tre vjetėsh – mė 1881 e shuajti Lidhjen e Prizrenit dhe autonominė shqiptare.
 
Shqiptarėt nuk janė dorėzuar kurrė. Ata gjithmonė e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lėvizjen Ēlirimtare Kombėtare – me pushkė e me penė. Nė vitin 1899, nėn drejtimin e Haxhi Zekės, u mbajt nė Pejė edhe nhjė kuvend i madh mbarėkombėtar, qė historia e njeh si Lidhja e Dytė e Prizrenit. Nė fillim tė shekullit XX, Perandoria Osmane qė shtrihej nė tri kontinente (Azi, Europė dhe Afrikė) dhe e ndarė nė 33 vilajete, katėr nga tė cilat ishin shqiptare, nga sulmet qė nga tė gjitha anėt i bėnin popujt liridashės, ishte dobėsuar dukshėm. Njėri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovės, me kryeqytet Shkupin, qė pėrfshinte territoret e Dardanisė sė dikurshme.
 
Luftėrat ēlirimtare, qė plasėn nė tė gjitha viset e pushtuara, i dhanė njė goditje tė rėndė “tė sėmurit nga Bosfori”. Si pjellė e konēesioneve, qė kishte fituar Serbia nė Kongresin e Berlinit, nė vorbullėn e interesave, me marrėveshjen e fshehtė ruso-turke, kombit tonė i ishte imponuar edhe fronti verior, sepse shumė troje tona u pushtuan nga Serbia, qė me sulme barbare deri nė gjenocid i kishte detyruar tė shpėrngulen shumė shqiptarė nga trojet e tyre, qė si rezultat pati spastrimin e mbi 700 vendbanimeve tė Krahinės sė Toplicės nga fara arbėrore.
 
Nė vitin 1908, e dobėsuar shumė nga sulmet qė i vinin nga tė katėr anėt, Perandoria Osmane u detyrua tė bėjė reforma dhe tė lėshojė pe nė shumėēka, nė vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nėn trysninė e fuqive tė mėdha tė kohės, me kėto reforma u kishin njohur disa tė drejta popujve tė pushtuar, pėrfshirė edhe shkollimin nė gjuhėn e tyre amtare dhe shprehjen e identitetit kulturor. Nė nėntor tė vitit 1908, nėn drejtimin e At Gjergj Fishtės, nė Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njėsua alfabeti i gjuhės shqipe. Nė tė gjitha viset shqiptare filloi organizimi i shkollave kombėtare.
 
Nė vitin 1909, kur u organizua kryengritja e madhe e popullit arab kundėr Turqisė, kur shpėrthej edhe lufta e madhe italo-turke nė Tripoli dhe kur plasėn luftėrat ballkanike, krerėt e kombit filluan ta mobilizojnė edhe popullin tonė. Nė pranverėn e vitit 1910, Idriz Nikollė Seferi, bashkė me Dom Mikel Tarabulluzin, nė zyrėn famullitare nė Stubėll tė Karadakut, kishin hartuar planin e Luftės sė Kaēanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe tė Moravės, nėn udhėheqjen e Idriz Seferit dhe ata tė ardhur nga Carraleva dhe nga viset tjera tė Kosovės, nėn udhėheqjen e Isė Boletinit, ishin bashkuar nė Stagovė, prej nga futen nė Grykėn e Kaēanikut dhe i dėrmojnė taborret e Turgut Pashės.
 
Lufta e Kaēanikut ishte fillimi i kryengritjes mbarėkombėtare pėr ēlirim nga zgjedha pushtuese otomane, qė nė vitin 1911 – nėn drejtimin e Dedė Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar nė Malėsinė e Shkodrės dhe nė krahinat fqinje, deri nė Shqipėrinė e Mesme, pėr t’u zgjeruar edhe nė jug, kėshtuqė nė vitin 1912  ishte pėrfshirė mbarė Shqipėria – nga Janina deri nė Mitrovicė e nga Durrėsi deri nė Preshevė.
 
Tashmė vėrehej qartė se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj fuqitė e mėdha tė kohės kishin filluar tregtimin mbi tokat qė do tė dilnin nga kthetrat otomane. Pamėshirėsitė absurde kundrejt shqiptarėve, mbi tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisė, Bullgarisė, Greqisė e Malit tė Zi u ishte njohur pavarėsia, mė 17 tetor 1912 fuqitė e mėdha kishin vendosur qė Shqipėrisė t’i njihej njė autonomi, ende nėn varėsi nga Turqia. Duke mos pėrballuar mė turpet dhe absurdet diplomatike tė fuqive tė mėdha, krerėt e kombit tonė, qė me pushkė e me penė e kishin udhėhequr Lėvizjen Kombėtare Ēlirimtare, kishin vendosur mbajtjen e njė kuvendi mbarėkombėtar dhe shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
 
Duke iu pėrgjighjur thirrjes sė Ismail Qemalit, mė 28 Nėntor 1912, nė Vlorė ishin mbledhur krerėt e tė gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollė Kaēorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashėri, Mehmet Tėrralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Taiu e shumė tė tjerė. Pėr shkak tė pengesave gjatė rrugės, Isė Boletini me mbi 10 mijė kalorės nga Kosova, kishte mbėrritur vetėm tė nesėrmen.
 
Kuvendi Kombėtar i Vlorės shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe zgjodhi Qeverinė e parė tė Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parė i Qeverisė sė shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qėndisur nga Marigona, nė fjalėn e Tij solemne, ndėr tė tjera ka thėnė: “Fqinjtė tanė nuk duhet tė gėnjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robėrinė. Historia e shekujve tė kaluar e dėshmon kėtė tė vėrtetė. Ky truall ėshtė atdheu ynė. Ne e kemi gjuhėn tonė, zakonet tona, kulturėn tonė. Ndaj, sot, tė mbledhur nė kėtė kuvend tė madh historik, ne shprehim para gjithė botės vullnetin e popullit tonė sovran”. Mė shumė se njė e treta e delegatėve tė Kuvendit ishin nga viset e Kosovės. Pavarėsia u shpall pėr tė gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhėn nga tė gjitha krahinat shqiptare.
 
Megjithė ndėrhyrjet e parreshtura diplomatike tė Ismail Qemalit dhe tė Qeverisė Shqiptare, nė tė gjitha institucionet e qarqeve ndėrkombėtare, gjashtė fuqitė e mėdha tė kohės, tė involvuar nė gėrshetim interesash, kanė lejuar copėtimin e tokave shqiptare. Kėshtu, nė konferencėn e ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, pa pėrfillur luftėn ēlirimtare as vullnetin e popullit tonė, u morėn vendime tragjike kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
 
Mė shumė se gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjėve: Greqisė, Serbisė, Malit tė Zi dhe Bullgarisė (sllavomaqedonasit nė atė kohė nuk kishin identitet kombėtar, pra ishin bullgarė). Kėshtu, ambasadorėt e gjashtė fuqive tė mėdha tė asaj kohe, kanė pėrligjur gjakderdhjen nė Ballkan, duke lėnė tė hapura varrė qė do tė kullonin gjak gjatė gjithė shekullit XX. E njėjta gjė ndodhi edhe nė vitin 1920, qė pėr shkak tė vendimeve tė tilla, edhe pas Luftės sė Parė Botėrore, tokat tona mbetėn tė pushtuara nga vendet e pėrmendura. Me tė drejtė, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europėn e asaj kohe, duke e quajtur edhe kurvė: “Oj Zanė kėndojmė, o tė vajtojmė deshta me thanė...”.
 
28 Nėntori i tretė Shqiptar ndodhi nė vitin 1944, kur Shqipėria u ēlirua pėrfundimisht nga pushtuesit fashistė, mirėpo diplomacia ndėrkombėtare, sėrish na e la njė Shqipėri tė cunguar, duke njohur dhe pėrligjur edhe brenda shtetit shqiptar njė diktaturė tė egėr komuniste, qė shkatėrroi edhe ato pak tė arritura nė rrafshin kombėtar – politik, ekonomik, kulturor... Ai regjim pushtuesve (grekėrve, serbėve e sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunėn e pandalshme mbi shqiptarėt nė trojet e tyre tė pushtuara, deri nė spastrime etnike e gjenocid.
 
28 Nėntori i vitit 1955, mu nė kohėn e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarėt e Kosovės, nė Prekaz tė Drenicės lindi kryekomandantin Adem Jasharin, i cili do tė niste Luftėn Ēlirimtare vendimtare, pėr t’u ēliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nėntori i vitit 1997 e shpalli botėrisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. 28 Nėntori i vitit 2001, e solli me krenari, nė qendrėn e kryeqytetit tė Kosovės, nė Prishtinė, kryeheroin tonė Gjergj Kastriotin – Skėnderbe, i cili edhe sot u jep zemėr shqiptarėve dhe u garanton se njė ditė tė afėrme do tė jenė pronarė tė ligjshėm tė tė gjitha tokave tė tyre.
 
Nė kėtė festė tė madhe, qė sivjet po e kremtojmė edhe nė shenjė tė 600 Vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit – Skėnderbe, tė 450 vjetorit tė Mesharit tė Dom Gjon buzukut dhe tė 95 Vjetorit tė lindjes sė Shenjtėreshės sė Dashurisė, Gonxhe Bojaxhiu -  Nėna Tereze, uroj qė sė shpejti ta kremtojmė bashkė 28 Nėntorin e shpalljes dhe njohjes sė shtetit shqiptar mbi tė gjitha trojet arbėrore.
 
Zoti e bekoftė Ditėn Tonė tė Shenjtė – 28 Nėntorin!
Zoti e bekoftė Shqipėrinė dhe tė gjitha tokat shqiptare jashtė kufijve tė saj administrativė!
Zoti i bekoftė tė gjitha qeniet arbėrore!
Gėzuar!
 
-----------------------------------------------
Lecco, 28 Nėntor 2005 (Engjėll KOLIQI)

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.