|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Akademik Esat Stavileci gjatė qėndrimit tė tij nė Shqipėri  takoi personalitete tė shquara politike e shkencore dhe mbajti dy ligjėrata nė Tiranė

 
 

 
Tiranė, 2 dhjetor 2005 /TN - Akademik Esat Stavileci gjatė qėndrimit tė tij nė Shqipėri pati takime me personalitete tė shquara politike e shkencore. U prit nga presidenti Alfred Moisiu, u takua me kryeministrin Berisha dhe me kryetarin e Akademisė sė Shkencave, Ylli Popa.
 
Akademik Esat Stavileci mbajti dy ligjėrata nė Tiranė, nė Akademinė e Shkencave dhe nė Fakultetin e Drejtėsisė. Nė fokus tė mendimit tė shprehur tė tij ishte nevoja e unifikimit tė fjalorit politik shqiptar rreth Kosovės.
 
Ai theksoi se Shqipėria duhet tė luajė jo njė rol tė moderuar, por njė rol aktiv dhe Kombėtarisht tė angazhuar rreth te ardhmes sė Kosovės, si pėrbėrėsit mė tė rėndėsishėm tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare.
 
Akademik Esat Stavileci, nė fjalėn e tij tė mbajtur nė Akademinė e Shkencave, nėnvizoi tė kuptuarit e ēėshtjes shqiptare si njė ēėshtje, si kryefjalė tė mendimit politik, nė kohėn kur para vetes shqiptarėt kanė mjaft detyra pėr tė cilat duhet t’i pėrcaktojnė bartėsit dhe afatet pėr pėrmbushjen e tyre.
 
Ai edhe me kėtė rast mbėshteti konceptin e bashkimit kombėtar, duke e konsideruar pavarėsinė e Kosovės, si pararendėse tė tij dhe si zgjidhje kompromisi.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.