|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Kosova ka nevojė pėr patriotizėm e jo nacionalizėm

 
 

 
1 dhjetor 2005 /TN
 
Nga Zef Ahmeti,
29 nėntor 2005, St. Gallen (Zvicėr)
 
Nė fillim tė shek. 20 e posaēėrisht nė vitet e`30 dhe `40 Evropėn e kishin kapluar ndjenjat nacionaliste. Shikuar nga aspekti i rrethanave tė asaj kohe, nga kėndi historik e psikologjik, vlerėsohet se „e gjithė Evropa jetonte nė njė psikozė“. Pas luftės sė parė Evropa jetonte nė njė frikė permanente. Gjermania, Franca, Anglia, Spanja Rusia, Austria tė gjitha ndiheshin si tė kėrcėnuara dhe kishte mundėsi qė pėr pakėz tė shpėrthente konflikti. Urrejtja kishte kapluar ndjenjat e njerėzve dhe sjelljeve pėrballė vendeve tjera, pakicave, grupeve sociale dhe religjioze.
 
Kriza ekonomike si pasojė e luftės, rreziku qė vinte nga pėrhapja e komunizmit, i shtynte forcat nacionaliste tė lidhen dhe tė krijojnė sistem totalitar. Mosbesimi patologjik ishte elementi qė pėrshkruante kulturat e ndryshme.
 
Pėr fuqitė raciste kultura ishte shprehje pėr vlerat tradicionale dhe vlerėsohej se nacioni qėndronte mbi ēdo individ, dhe se shprehja «atdheu» kishte peshė ashtu tė madhe sa mobilizoheshin lehtė njerėzit- dhe, siē vlerėsohet, kjo frymė ishte «zot i botės moderne». Ideja nacionale bashkonte masat dhe ftonte nė pushtet diktatorė. Ishte tendenca e tė qenit „francez i vėrtet“ apo „anglez i vėrtetė“. Vlerėsohet se Evropa degjenerohej pėr shkak se ishte mbyllur e ishte tėrhequr nė vete dhe thithte helmin e frikės qė buronte nga brendia e saj.
 
Pėr herė tė parė nė shkencėn gjermane fillohet tė nxirren paralele mes «kulturės» dhe «racizmit» e qė shpie te njė teori shkatėrrimtare: se kultura ėshtė produkt antropologjik - e kėshtu qė kultura e judenjėve ishte pėr nga «natyra» e rrezikshme pėr «racėn gjermane». Kjo formė e tė menduarit ėshtė bartur dhe ripėrsėritur nga grupet dhe nė konflikte tė ndryshme.
 
Vlerėsohet se nacionalsocializmi ishte rezultat i tre faktorėve vdekjeprurės: nevoja pėr njė qeveri autoritare, qė ishte pėrhapur nė Evropė, nihilizmi specifik gjerman dhe elementit tė tendencės pėr spastrim (etnik).
 
Tendenca e «pastėrtisė nacionale» e tregon fytyrėn e saj edhe nė konfliktet qė pasojnė nė dhjetė vjetėt e fundit tė shekullit 20. Fillimi i shkatėrrimit i Jugosllavisė sė Titos ishte, pos tė tjerash, edhe rezultat i nxitjes sė ndjenjave nacionaliste qė vinte si pasoj e pakėnaqėsive serbe, ankoheshin si republika mė e “shkelur” dhe e “diskriminuar” nė kuadėr tė Jugosllavisė sė “vėllazėrim bashkimit”, por edhe pakėnaqėsive dhe padrejtėsive tjera. Me dobėsimin e ideologjisė komuniste fillon tė elektrizohen njerėzit me nacionalizėm me ēka shpėrthen edhe konflikti pėr trashėgimin e shtetit tė “vėllazėrim bashkimit”.
 
Nė tė vėrtetė kjo energji nacionaliste kishte mbetur nė kokat e njerėzve qė nga fillimi i shekullit. Ndėrsa energjia e akumuluar nacionaliste fillon tė nxirret nė pah gjithnjė e mė shumė. Tė gjithė ndiheshin tė pakėnaqur. Meqė kishte ardhur fillimi i fundit tė “vėllazėrim bashkimit” serbėt kishin filluar tė pėrkrahin forcat nacionaliste, qė pėr rezultat ngritėn diktatorin Milosheviq nė krye tė “ēėshtjes madhore serbe”, pėr (ri)bashkimin e serbėve nė njė vend tė pėrbashkėt. Kjo reflektoi qė edhe kombet tjera tė organizohen pėr t`u mbrojturat nga tendencat e rrezikshme qė vinin nga hegjemonizmi serb.
 
Nė kuadėr tė kėtij procesi edhe shqiptarėt u organizuan qė tė luftojnė pėr tė drejtat e tyre qė ishin cunguar e kufizuar deri nė spastrimin e tyre, duke filluar me masakrat gjatė luftės sė Dytė botėrore, Rankoviēin, shpėrnguljet dhe marrėveshjet pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, demonstratat e `81-it, e deri te spastrimi i Kosovės nga shqiptarėt gjatė luftės nė Kosovės (98/99). Tendenca e pastėrtisė nacionale serbe dhe serbizimin e gjitha pjesėve ku jetonte edhe njė numėr shumė i vogėl serbėsh, shpėrthen nė njė konflikt tė armatosur e tė pėrgjakur.
 
Ky nacionalizėm, besa edhe racizėm, mbase serbėt e mbanin vetėn - disa edhe sot - si «racė mė e shėndoshė» dhe se ajo ishte arsyeja edhe qė tė dominonte nė Ballkan duke i refuzuar dhe shkelur masivisht tė drejtat dhe liritė e fqinjėve, popujve tė tjerė. Ky nacionalizėm ishte helmi kryesorė i shkatėrrimit tė serbėve e Serbisė. Kjo frymė ka alivanosur Serbinė. Ajo ka shkatėrruar vetveten. Pasojat e kėsaj politike janė aq tė thella sa edhe sot ajo lėngon nga kjo frymė, nga ky rreth vicioz. Ndjenja pėr t`i sunduar tė tjerėt, se serbėt janė ata qė duhet tė pyeten pėr historinė dhe rrjedhat nė Ballkan, kanė vėnė serbėt dhe Serbinė nė krizė tė pariparueshme identiteti e imigji, nė rajon por edhe nė Evropė e mė gjerė.
 
Shqiptarėt e Kosovės e dinė mė sė miri ēka do tė thotė shkelja, maltretimi, heqja e lirive, mungesa e perspektivės, dhuna, pėrndjekja. Lufta e Kosovės dhe intervenimi ishte kulminacioni qė pėrfundoi shtypjet qė i janė bėrė. Sot kurė gjithė bashkėsia ndėrkombėtare, e sidomos elementet mė me ndikim nė botė, kanė marrė nė pėrkujdesje Kosovėn, dhe tani kurė kanė filluar edhe bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė saj, shqiptarėt, si shumicė qė janė sot, duhet tė demonstrojnė frymėn e tolerancės, fisnikėrinė, drejtėsinė dhe fqinjėsinė e mirė.
 
T`i ofrojnė pakicat, e jo t`i vlerėsojnė si “rrezik”, porse si njė pasuri kulturore. Shqiptarėt nuk duhet tė harrojnė tė kaluarėn, tė mėsojnė nga pozicioni i viktimės qė kanė pasur, tė respektojnė grupet tjera, e mos tė bien nė grackėn e nacionalizmit vetėshkatėrrues, por tė ndėrtohet e ardhmja nė frymėn e tolerancės dhe shtetit ligjor, tė respektohen pakicat, t`iu ofrohet atyre shansi pėr t`i bėrė lojal, se vetėm ky lojalitet ndikon drejtpėrsėdrejti nė qetėsinė e brendshme.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.