|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Vendimi ndaj Limajt dhe Musliut - pėrfundim i njė procesi tė rregullt ligjor pa ngjyrime politike

 
 

 

01 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (01.11.2005) Ardita Simiēia

Vendimi i Gjykatės sė Hagės pėr tė liruar si tė pafajshėm dy ish-luftėtarėt e UĒK-sė, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu po komentohet nga shtypi nė Kosovė si tregues se veprimet e UĒK-sė ishin njė luftė ēlirimtare, dhe jo krime lufte. Por analisti i ēėshtjeve tė drejtėsisė ndėrkombėtare dhe ish-kėshilltar i Gjykatės sė Hagės, Edgar Ēen e shikon vendimin mbi tė gjitha si njė kurorėzim i njė procesi tė rregullt gjyqėsor qė nuk duhet shoqėruar me tone politike.

Zėri i Amerikės: Zoti Ēen, zhvillimi kryesore ku do tė donim tė ndaleshim ėshtė shpallja e pafajėsisė pėr Fatmir Limajn dhe Isak Musliun nė Hagė. Si e gjykoni ju kėtė vendim?

Edgar Ēen: Mendoj se duhet ta shohim vendimin dhe gjithė procesin gjyqėsor ndaj tre ish-anėtarėve tė UCK-sė si njė proces qė kishte tė bėnte me provat ekzistuese dhe aftėsinė e palės akuzuese pėr tė provuar akuzat. Nėse errėsojmė ēėshtjen me motivacione politike harrojmė thelbin e procesit.
 
Tė gjitha akt-paditė i nėnshtrohen njė analize tė hollėsishme ligjore para se tė paraqiten. Kėto aktpadi konfirmohen nga njė gjykatės i Hagės pėr tė provuar se janė tė justifikueshme pėr t’u paraqitur nė gjyq.
 
Pra kriteri numėr njė ėshtė qė prokuroria tė ketė prova se kėto krime janė kryer. Pra, ka arsye tė besohet se kėto akte janė kryer nė realitet. Procesi vetė pėrqėndrohet nė fajėsinė e secilit prej kėtyre individėve lidhur me kėto akte: pra a ishin ata pėrgjegjės, dhe nėse kėto krime u kryen, a vepruan tė pandehurit me paramendim?

Zėri i Amerikės: A mendoni se ky vendim i gjykatės do tė ndikojė nė rritjen e mbėshtjetjes sė shqiptarėve ndaj Gjykatės sė Hagės, duke e parė atė si mė tė paanshme dhe jo si njė institucion me motivacion politik?

Edgar Ēen: Mendoj se kėto pyetje nuk gjejnė pėrgjigje pėrnjėherėsh. Mendoj se ėshtė njė proces i vėshtirė. Nė mėnyrė qė tė arrish nė pėrfundimin se ky ėshtė njė proces i paanshėm, i mbėshtetur nė fakte, duhet tė ndjekėsh gjyqet ēdo ditė, tė njihesh me provat dhe tė nxjerrėsh vetė pėrfundime.
 
Pala akuzuese paraqiti prova tė shumta dhe solli njė numėr dėshmitarėsh pėr tė provuar fajėsinė e tė akuzuarve dhe pala mbrojtėse u kundėrpėrgjigj. Kėtė duhet tė shohim. Nėse nuk i ndjek punimet e gjykatės, humbet kėndvėshtrimin objektiv se ky ėshtė njė proces dhe jo thjesht njė vendim: i pafajshėm apo fajtor.

Zėri i Amerikės: Komuniteti ndėrkombėtar thekson rėndėsinė qė rajoni tė futet nė rrugėn e ripajtimit etnik. A mendoni se proceset gjyqėsore nė Hagė janė njė faktor pengues kėtė proces tė ripajtimit?

Edgar Ēen: Shpresoj qė jo, pasi dua ta pėrsėris se pėrgjegjėsia panale bie mbi individėt dhe jo mbi grupe etnike. Gjykata mund tė kishte ngritur fare lehtė aktpadi ndaj mijėra vetėve nė rajonin e ish-Jugosllavisė. Gjykata ka pasur detyrėn e vėshtirė ta ngushtonte objektivin duke u pėrqėndruar nė individėt mbi tė cilėt bie pėrgjegjėsia kryesore pėr krimet mė tė rėnda. Tė gjitha aktpaditė bazohen nė disa pretendime, vėrtetėsia e tė cilave provohet nė gjyq. Por aktpaditė janė ngritur ndaj individėve dhe jo ndaj grupeve etnike.

Zėri i Amerikės: Mendoni qė do tė ishte mė e vlefshme pėr rajonin qė kėto procese tė zhvilloheshin nė vendet pėrkatėse, pėr t’u dhėnė mundėsi popujve tė ballafaqoheshin me provat dhe krimet e sė kaluarės?

Edgar Ēen: Organizata qė unė pėrfaqėsoj mbėshtet idenė e mekanizmave ndėrkombėtarė tė drejtėsisė, megjithatė ne do tė dėshironim qė drejtėsia tė ēohet nė vend sa mė pranė viktimave dhe vendeve ku ndodhėn kėto akte. Kjo do tė ishte njė zgjidhje ideale. Por nė kohėn kur u krijua Gjykata e Hagės ishte e pamundur tė realizoheshin gjykime tė paanshme nė Jugosllavi. Tani kanė kaluar 10 vjet dhe Gjykata ka filluar tė rikthejė disa procese nė rajon.
 
Njė ndėr tė metat e Gjykatės sė Hagės ėshtė se nuk ka arritur tė vendosė lidhje tė mira me rajonin. Por kemi ndjekur nė Serbi gjykimin e disa tė akuzuarve serbė pėr krime lufte nė Kosovė. Veprimtarėt pėr tė drejtat e njeriut nė Serbi e shohin kėtė proces si shumė tė rėndėsishėm, jo thjesht pėr viktimat, por edhe pėr vetė popullsinė serbe pėr t’u ballafaquar me krimet qė u kryen nė emėr tė saj.

Zėri i Amerikės: A ka gjasa qė gjykime tė tilla tė shqiptarėve tė akuzuar nga Haga tė zhvillohen nė Kosovė nė tė ardhmen?

Edgar Ēen: Gjykatat e UNMIK-ut nė Kosovė janė njė institucion ndėrkombėtar pėr drejtėsinė, gjė qė u jep njė farė avantazhi krahasuar me proceset nė Beograd apo Kroaci, pasi si rrjedhojė e pranisė ndėrkombėtare do tė jenė tė paktė ata qė do t’i shohin kėto procese si tė njėanshme me motivacion etnik, apo si drejtėsia e fitimtarit.
 
Por njė ndėr arsyet pėrse kėto ēėshtje nuk gjykohen nė Kosovė ėshtė problemi i sigurisė sė dėshmitarėve, pasi klima nė Kosovė ka qenė shumė e rrezikshme pėr dėshmitarėt e mundshėm. Prandaj pėr Gjykatėn, gjykatėsit dhe prokurorėt, situata shihet si shumė e rrezikshme pėr zhvillimin e gjyqeve.

Zėri i Amerikės: Tė pėrqėndrohemi pak tek gjyqi i Millosheviēit dhe kėrkesa e gjykatėsve pėr ta ndarė procesin nė dy gjykime tė veēanta: njė lidhur me krimet nė Kosovė dhe njė tjetėr lidhur me Bosnjen dhe Kroacinė? Si do ta ndryshonte njė veprim i tillė procesin?

Edgar Ēen: Rezultati mė i dukshėm do tė ishte arritja e njė vendimi gjyqėsor. Pra njė pjesė e procesit do tė merrte fund. Do tė merrej njė vendim, do tė kishte dokumentacion tė punimeve qė u zhvilluan. Nga ana e mbrojtjes, do tė kishte fare pak ndryshime.

Vetė gjykata e ka bėrė kėtė ndarje nė akuzat e veēanta qė ngriti ndaj Millosheviēit lidhur me Kosovėn dhe ato qė ndodhėn nė Kroaci dhe Bosnje. Duhet tė ndajmė veēmas komponentin politik nga pėrgjegjėsia individuale e Millosheviēit. 66 akuzat kundėr tij lidhen me politikat qė vunė nė zbatim ai dhe qeveria e tij, por kėtu bėhet fjalė pėr akuza tė njė fajėsie individuale.

Dua tė theksoj se nuk ka ndonjė motivacion politik nė kėto zhvillime. Kėrkesa pėr ta ndarė procesin ndaj Millosheviēit ėshtė bėrė edhe mė parė. Millosheviēi pėrfundon sė shpejti paraqitjen e argumentave ndaj akuzave lidhur me Kosovės.

Mė pas ai do tė pėrqėndrohet te Bosnja dhe do tė kėrkojė zgjatjen e procesit dhe do ta zvarrisė procesin siē ka bėrė deri tani. Gjykatėsit e kanė kuptuar tashmė se nėse nuk marrin njė vendim sė shpejti, ka tė ngjarė qė tė mos merret dot kurrė njė vendim.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.