|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Qeveria shqiptare bojkoton funeralin e dr. Safete Jukės

 
 

 
1 dhjetor 2005 /TN
 
Nga Kabil Bushati
 
Zonja Safete Juka, para se tė vdiste i la motrės sė saj, Lumit, nji amanet, nga Nju Jorku tė varrosej nė Shkodėr, nė tokėn e tė parėve tė saj. Ashtu si Faik Konica. Dhe Safetja ishte Bija e Madhe e Rozafės sė Lashtė sa Troja.
 
Ajo ishte bija e fgurės nr. 2 tė Mbretnisė Shqiptare, Ministrit tė Brėndshėm, Musa Juka, ai qė bani emėr nė profesionin e tij nė tanė Europėn. Dhe Shkodra e varrosi Safeten me lotė, se ajo ishte aristokratja e fundit e letrave shqip. Ishte, sipas Kadaresė, intelektualja ma e madhe shqiptare.
 
Nė ceremoninė e funderalit tė saj morėn pjesė elita intelektuale e qytetit tė Shkodrės dhe pėrfaqsuesit mė nė za tė aristokracisė shkodrane. Para varrimit nė shtėpinė e Xhelal Jukės erdhėn pėr tė ba homazhe Prefekti Gjovalin Kolombi, kryetari i Qarkut Lorenc Luka dhe rektori i Universitetit tė Shkodrės Mhir Hoti.
 
Tė gjithė nga nivelet lokale. Nga qeveria shqiptare, pėr ēudi nuk erdhi askush.
 
Vallė asht qeveria e askushėve?
 
E pra Dr. Safete Juka ishte dikushi. Ajo ka pasė audienca edhe me ish presidentin e ShBA-ve, Klinton dhe letėr falėnderimi nga ai, pėr kontributin e saj nė promovimin e ēėshtjes kosovare.
 
Ajo ishte pedagoge e Universitetit tė Harvardit. Kishte kryer qė para luftės sė dytė botėrore studimet e larta nė Universitetin e Vjenės. Ka shkruar me qindra artikuj nė shtypin amerikan e europjan, kishte pėrkthyer "Ulėrimat e historisė" nė Golgotėn Shqiptare tė deputetit vjenez, kishte botuar Kosova nė dokumenta, kishte...
 
Po ēfarė tė shkruajmė e tė kujtojmė ma gjatė pėr Safeten, ajo asht e pasqyruar nė tė gjitha bibliotekat e botės sė qytetėruar. . .
 
E pra pėr ta varrosė Safeten, nuk erdhi asnji pjestar i kabinetit tė "djathė"tė Berishės. Bile, familjes Juka nuk i erdhi asnji telegram apo letėr ngushėllimit. Qeveria e "djathtė" e bojkotoi Safeten. I telefonuar nga ne zoti Xhelal Juka pohon se nuk ka pasė asnji vizitė apo leter ngushellimi nga kabineti qeveritar, por e ka vizituar dje vetėm Ekrem Spahiu, kreu i Levizjes sė Legalitetit Shqiptar.
 
Shtrojmė pyetjen. Pėrse qeveria Berisha bojkoton respektin funebėl ndaj Dr. Safete Jukės? Ne nuk prisnim prezencėn nė funeral tė ambasadorit tė Koshtunicės nė Tiranė, pasi e dimė se Safetja gjithė jetėn e saj ia kushtoi me pėrvujtni Kosovės martire. Ishte ajo qė ngriti nė kambė ish Presidenti Klinton pėr tė mbrojtė me armė vlerat e demokracisė nė Kosovė.
 
Por ne si shkodranė,  shqetėsohemi nga kabineti Berisha qė nuk dėrgoi asnji ministėr apo zėvendėsministėr dy orė nė Shkodėr,  sa pėr tė hedhė nji grusht dhe mbi varrin e Aristokrates sė Madhe tė letrave shqipe.
 
Vallė Berisha si origjinė plebeje ka alergji nga aristokracia. Gjithsesi kjo mbetet nji alergji personale qė nuk duhet tė interferojė nė kabinetin qė ai drejton dhe nė partinė qė udhėheq. Berisha e pėsoi nė 97 keqazi nga bindjet e tij personale ndaj Departamentit tė Shtetit, vallė pret qė ta pėsojė pėrsėri?
 
Ka ministre shkodrane, ka kryeparlamentare shkodrane ka drejtor ATSH-je shkodranė,  sa tė vinin deri nė varrezat e Stom Golemit. Po me sa duket ato nuk munden me ba zus para komunistit Berisha, e jo ma tė japin nji njoftim nė agjencinė telegrafike shqiptare pėr Safete Jukėn. Gjithsesi Safetja nuk ka nevojė pėr ne, pasi ajo arriti nė pidestal, por jemi ne qė kemi nevojė pėr tė, sot dhe nė tė ardhmen.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Reagimet e juaja lidhur me shkrimin i drejtoni autorit: Kabil Bushati


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.