|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Departamenti i Shtetit: Nuk ekziston ndonjė plan amerikan pėr partnerėt evropianė mbi Kosovėn

 
 

 

01 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (01.11.2005) - Njė zyrtar i lartė i Departamentit tė Shtetit i tha Zėrit tė Amerikės se nuk ekziston ndonjė plan amerikan qė t'u jetė paraqitur partnerėve evropianė lidhur me ēėshtjet nė tė cilat duhen mbėshtetur bisedimet e ardhshme mbi statusin e Kosovės.

Zyrtari i referohej njė njoftimi tė mediave nė Ballkan, sipas tė cilave Shtetet e Bashkuara u kanė paraqitur qeverive tė Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s njė plan prej 13 pikash.

Zyrtari tha se pavarėsisht nėse fjala ėshtė pėr 13 pika ose diēka tjetėr, ajo qė kanė bėrė Shtetet e Bashkuara ėshtė se kanė biseduar me partnerėt e tyre nė Grupin e Kontaktit dhe janė pėrpjekur tė vendosin sė bashku me ta se cilat janė ēėshtjet qė duhen identifikuar dhe qė duhen zgjidhur. Por Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari, nuk kanė paraqitur ndonjė plan se cili duhet tė jetė statusi pėrfundimtar.

Nė fakt, tha zyrtari i Departamentit tė Shtetit, fjala ėshtė pėr ēėshtjet qė kanė shtruar Shtetet e Bashkuara dhe qė duhen zgjidhur gjatė procesit tė bisedimeve.

Ndėrkohė, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit i tha Zėrit tė Amerikės se Shtetet e Bashkuara e kanė bėrė tė qartė se statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė jetė i tillė qė tė ēojė pėrpara qėndrueshmėrinė rajonale, tė nxisė zhvillimin demokratik dhe tė ndihmojė pėr integrimin euro-atlantik tė Ballkanit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.