|
30
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (29.11.2005) -
Armand Mero, Tiranė
Nė
Tiranė filloi sot konferenca e vendeve anėtare tė koalicionit
ushtarak tė pėrfshirė nė operacionin Liria e Irakut. Kjo
konferencė organizohet nga komanda qendrore e Shteteve tė Bashkuara
dhe nė tė marrin pjesė ushtarakė tė lartė nga mbi 30 vende, si dhe
gjenerali i Komandės Qendrore amerikane Xhon Abizaid dhe ai i trupės
shumėkombėshe nė Irak, Xhorxh Kejsi. Dy gjeneralėt e lartė amerikanė
janė takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Alfred
Moisiu, i cili sot u shpreh se duke parė zhvillimet nė Irak, nuk do
tė jetė i nevojshėm njė shtim i trupave shqiptare atje.
Vlerėsimi i situatės nė Irak dhe sfidat e ardhshme tė operacionit
"Liria e Irakut" qė ka bashkuar mbi 30 vende tė botės, mes tė cilave
dhe Shqipėria, ėshtė tema e bisedimeve qė kanė nisur sot nė Tiranė
ushtarakė tė lartė tė kėtyre vendeve, nėn drejtimin e Komandės
Qendrore tė Shteteve tė Bashkuara.
Fillimisht ishte menduar qė pėr takimin, ndoshta pėr arsye sigurie,
nisur dhe nga niveli i rėndėsishėm i pjesėmarrėsve, tė mos jepej
asnjė njoftim, madje tė mbahej e fshehtė gjithshka deri nė pėrfundim
tė tij, por mbrėmė, nė koordinim me komandėn qendrore amerikane,
Ministria shqiptare e Mbrojtjes bėri tė ditur organizimin e tij nė
kryeqytetin shqiptar.
Dy
gjeneralėt e lartė tė Shteteve tė Bashkuara, Komandanti i Komandės
Qendrore John Abizaid dhe ai i trupave shumėkombėshe Xhorxh Kejsi, u
pritėn mbrėmė nga kryeministri Sali Berisha dhe sot nė mengjes nga
presidenti Alfred Moisiu.
Kreu shqiptar i shtetit tha pas takimit se terrorizmi ėshtė njė
rrezik, i cili nė qoftė se do tė lihet nė harresė, apo pa u marrė me
tė nė kohėn e duhur, nė tė ardhmen ėshtė shumė e vėshtirė tė
pėrballesh me tė dhe u angazhua se Shqipėria do tė vazhdojė tė japė
kontributin e saj nė kėtė luftė. Nga ana e tij, gjeneral Abizaid
deklaroi se koalicioni po shėnon progres shumė tė mirė nė luftėn e
gjerė kundėr terroizmit.
Ai
u shpreh optimist pėr rezultatet e operacioneve tė gjera atje, ashtu
si dhe pėr operacionet nė Afganistan. Ndėrsa komandanti i trupave
shumėkombėshe nė Irak Xhorxh Kejsi, tha se nė Konferencėn e Tiranės
pėrfaqėsohet koalicioni prej gati 30 vendesh nga e gjithė bota, tė
gjithė tė pėrkushtuar pėr tė ndihmuar njė vend prej 26 milionė
banorėsh, i cili pėr tre dekada ka jetuar nė tirani, u shpreh ai,
duke shtuar se brenda disa javėsh, Iraku do tė bėjė zgjedhjet, pėr
tė zgjedhur njė qeveri kushtetuese dhe irakianėt do tė vazhdojnė tė
pėrpiqen pėr tė ecur pėrpara nė rrugėn e tyre pėr tė ndėrtuar njė
jetė mė tė mirė nė demokraci.
Sipas gjeneralėve amerikanė, Iraku ka pėrpara shumė sfida dhe
bėrthama e koalicionit edhe nė Afganistan do tė jenė trupat irakiane
dhe afgane, tė cilat duhet tė pėrpiqen tė ndėrtojnė vendin e tyre.
I
pyetur pėr trupat shqiptare nė Irak, presidenti Moisiu, duke rimarrė
vlerėsimet e gjeneralėve amerikanė pėr zhvillimet e ardhshme atje, u
shpreh se nuk do tė ketė nevojė pėr shtim forcash tė tjera.
Shqipėria ishte ndėr vendet e para qė iu bashkua Shteteve tė
Bashkuara dhe Britanisė sė Madhe nė luftėn pėr rrėzimn e regjimit tė
Sadam Hyseinit. Ajo dėrgoi menjėherė atje njė njėsi tė trupave
komando, trupat elitė tė ushtrisė shqiptare, numri i tė cilave erdhi
nė rritje. Aktualisht, 120 komando shqiptare veprojnė nė aeroportin
e Mosulit. Shqipėria ka gjithashtu trupa tė saj nė misionet
paqeruajtėse nė Afganistan, sė bashku me njė ekip mjekėsh nga
Kroacia dhe Maqedonia si dhe trupa tė tjera nė Bosnje.
|