|
30 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (29.11.2005) -
Pėrfaqėsuesi i Lartė i
Bashkimit Evropian pėr Politikėn e Jashtėme, Havier Solana, nė njė
takim qė pati sot nė Bruksel me kryeministrin e Shqipėrisė Sali
Berisha i bėri thirrje qeverisė qė tė vazhdojė ta pėrqendrojė
vemendjen fort te reformat e kėrkuara nga Bashkimi Evropian.
Ai
i bėri gjithashtu thirrje zotit Berisha qė tė pėrpiqet pėr krijimin
e njė atmosfere pune pa dallime partiake. Zoti Solana tha se pėr
nėnshkrimin dhe ratifikimin e marrėveshjes sė asocim-stabilizimit,
qeveria shqiptare duhet tė garantojė pėrparim nė zbatimin e
reformave.
Zoti Solana i theksoi kryeministrit Berisha rėndėsinė qė angazhimi i
qeverisė pėr luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar tė
shndėrrohet nė veprime tė fuqishme duke iu pėrmbajtur me rigorizitet
ligjit.
Pėrparimi i Shqipėrisė, tha ai, do tė gjykohet nga pėrparimi i
arritur nė terren.
Zoti Berisha i kėrkoi zotit Solana ndihmėn e Bashkimit Evropian pėr
tė pėrballuar problemet energjetike tė vendit. Duke folur pėr
Kosovėn, zoti Solana i bėri thirrje kryeministrit Berisha qė
Shqipėria tė vazhdojė rolin e saj tė moderuar nė rajon dhe tė
mbėshtesė plotėsisht punėn e tė dėrguarit tė OKB-sė pėr statusin e
Kosovės, Marti Ahtisari.
Zoti Berisha tha se ka rėndėsi qė Prishtina dhe Beogradi tė
dialogojnė pėr te hapur njė kapitull tė ri bashkėpunimi.
|