|
30
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (29.11.2005) -
Astrit Lulushi
Qumėshti i gjirit dhe diabeti
Sipas njė studimi tė kėtyre ditėve, ushqimi i foshnjeve me qumėsht
gjiri ndihmon jo vetėm pėr mirėrritjen e tyre, por edhe pėr
pakėsimin e rrezikut tė diabetit tek nėnat.
Alison Kejp vazhdon tė ushqejė me qumėsht gjiri vajzėn e saj,
Sharlote qė kur ajo lindi 9 javė mė parė. Alison thotė se ka nė plan
tia vazhdojė dhėnien e qumėshtit tė gjirit derisa tė ketė mundėsi,
ndoshta derisa vajza tė bėhet 12 muajshe. Shkencėtarėt thonė se
nėse ndodh kėshtu, Alison ka tė ngjarė tė pakėsojė dukshėm rrezikun
e prekjes nga diabeti nė tė ardhmen.
Mjekja Alison Stuebe pranė spitalit Brigham thotė se gjatė studimit
u vu re qė ushqimi i foshnjeve me qumėsht gjiri pėr njė vit ul 15
pėrqind rrezikun e prekjes nga diabeti tek nėna. Nė studimim e kryer
pranė spitalit Brigham morrėn pjesė 150 gra.
Sipas studimit, nėse njė nėnė ka dy fėmijė dhe qė tė dy i ushqen me
qumėsht gjiri derisa secili prej tyre tė bėhet 1 vjeē, kjo nėnė e ul
me 30 pėrqind rrezikun e prekjes nga diabeti.
Mbipesha trupore ėshtė njė nga shkaktarėt e diabetit dhe
shkencėtarėt mendojnė se pėrdorimi i qumėshtit tė gjirit parandalon
mbi peshėn trupore tek nėnat, po tė kihet parasysh se ēdo nėnė
pėrdor 500 kalori nė ditė pėr tė ushqyer fėmijėn e saj me qumėsht
gjiri, energji kjo e barabartė me atė qė njeriu harxhon kur vrapon
7-8 kilometra nė ditė.
Moti i ftohtė dhe tė ftohurit
Njė
studim i kohėve tė fundit tregon se moti i ftohtė ndikon nė
qarkullimin jo tė lirshėm tė gjakut nė hundė dhe kjo bėhet shkak pėr
tė ftohurit ose gripin. Shkencėtarėt thonė se gjatė periudhės sė
dimrit, venat e gjakut nė hundė tkurren nga tė ftohtit dhe kjo ul
qėndresėn e organizimit ndaj virusit tė tė ftohurit. Kjo sikur
vėrteton shkencėrisht pėrse tradita ka zgjedhur tė ftohtit pėr tė
treguar gjendjen e motit dhe tė ftohurit pėr tiu referuar
sėmundjes. Pra duket e natyrėshme qė i ftohti shkakton tė
ftohur dhe kolla e teshtimat janė shenjat.
Rezultatet e studimit pasuan njė sėrė eksperimentesh me dy grupe. Nė
njėrin grup, personat i mbajtėn kėmbėt nė ujė tė ftohtė.
Doktor Ron Ekles thotė se kėta njerėz kishin mbi 10 pėrqind gjasa
pėr tu prekur nga tė ftohurit. Doktor Ekles thotė se shumė prej
pjesmarrėsve nė eksperiment u prekėn nga virusi i tė ftohurit por
nuk treguan ndonjė simptomė, por kėto simptoma dolėn nė pah kur
hundėt e tyre u ekspozuan ndaj tė ftohtit. Studimi arriti nė
pėrfundimin se tė ftohtit shkakton vėshtirėsi nė qarkullimin e
gjakut nė venat e hundės dhe kjo pakėson qėndresėn e organizimit
ndaj prekjes nga tė ftohurit.
Fakti qė njerėzit marrin tė ftohur gjatė periudhės sė dimrit mė
shumė sesa gjatė verės, mund tė jetė i lidhur drejtpėrdrejtė me
faktin qė hundėt janė tė ftohta nė dimėr dhe jo nė gjendje pėr tė
mbrojtur organizimin, siē bėjnė gjatė stinės sė verės kur moti ėshtė
i ngrohtė.
Muzika,
kujtesa dhe leximi
Prej vitesh ėshtė thėnė se tė mėsuarit e njė
instrumenti muzikor ndihmon nė forcimin e kujtesės, por tani
shkencėtarėt besojnė se pėrdorimi i njė instrumenti muzikor ndihmon
trurin pėr tė zhvilluar tė folurit, gjuhėn dhe leximin. Pra mėsimi i
njė intrumenti muzikor mund tu vijė nė ndihmė fėmijėve nė procesin
e leximit.
Studimi i ri gjithashtu ngre njė sėrė pyetjesh rreth paaftėsive
muzikore dhe paaftėsive pėr tė mėsuar. Neurologu John Gabriel thotė
se rezultatet e punės sė tij kėrkimore mund tė kenė efekte tė thella
tek fėmijėt.
Ai
mendon se muzika mund ti ndihmojė fėmijėt tė shtojnė aftėsitė e
tyre tė leximit ose ti pėrmirėsojnė ato. Neuro shkencėtarėt thonė
se njeriu mėson tė lexojė duke bashkėrenduar ato qė sheh me ato qė
dėgjon. Kjo ėshtė arsyeja, thonė ata, pėrse fėmijėt qė lexojnė me
vėshtirėsi shpesh e kanė tė vėshtirė tė bėjnė dallime edhe mes
tingujve. Nė studimin e neurologut Gabriel, u morrėn nė shqyrtim dy
grupe tė rriturish; njėri me pėrvojė muzikore dhe grupi tjetėr pa
njė pėrvojė tė tillė.
Pėr
pjesmarrėsit u luajtėn tinguj muzikorė dhe rrokje fjalėsh. Doktor
Gabriel thotė se disa tinguj ishin krejt tė ndryshėm dhe herė herė
tingujt kishin pak dallim nga njėri tjetri. Tingujt qė ishin tė
ndryshėm u dalluan me saktėsi, ndėrsa pėr tingujt qė kishin pak
dallim, personat me pėrvojė muzikore i dalluan ato mė mirė nė
krahasim me fėmijėt qė nuk kishin ndonjė pėrvojė me vegla muzikore.
Tek kėta fėmijė gjithashtu u vu re se ata i dallonin me vėshtirėsi
dhe ndonjėhrė edhe gabim rrokjet e ndryshme porafėrsisht tė ngjashme
nė tingull, si pėr shembull ga - ka, ma - na.. etj.
Gjatė studimit u pėrdor edhe skanimi i trurit pėr tė argumentuar se
kur muzikantėt bėjnė dallimin midis tingujve, veprimtaria e trurit
tė tyre ėshtė mė e pėrqėndruar. Pra studimi rekomandon qė fėmijėt tė
merren sa mė shumė me muzikė, pasi kjo pėrmirėson leximin.
Por
kritikėt thonė se rezultatet janė tė parakohėshme dhe nė kėtė fushė
nevojiten studime tė tjera. Profesor Majkėll Kamil pranė
universitetit Stanford thotė se ėshtė e parakohėshme tė thuhet se
muzika ndikon nė mėsimin e fėmijėve pėr tė lexuar.
Edhe autorėt e studimit janė dakord me kėtė vlerėsim. Kjo ėshtė
arsyeja qė pėr tė vėrtetuar teorinė e tyre, shkencėtarėt kanė nė
plan qė gjatė muajve tė verės tė merren me njė grup fėmijėsh qė
ndeshen me vėshtirėsi nė tė lexuar, pėr tu mėsuar atyre intrumente
muzikore dhe pastaj tė shohin rezultatet e tyre nė fushėn e leximit.
|