|
30 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (30.11.2005)
Besim Abazi
Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime lufte nė Hagė shpalli sot tė
pafajshėm ish pjesėtarėt e ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,
Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, ndėrsa dėnoi me 13 vjet heqje lirie
Haradin Balajn. Sipas Gjykatės, dy tė parėt janė tėrėsisht tė
pafajshėm pėr tė gjitha pikat e aktakuzės dhe ata do tė lirohen
menjėherė pas pėrfundimit tė formaliteteve.
Ndėrkaq Haradin Balaj, i akuzuari i tretė ėshtė shpallur fajtor pėr
torturė, trajtim mizor tė burgosurve, vrasje dhe shkelje tė ligjeve
ose zakoneve tė luftės.
Rrugėt e Prishtinės janė vėrshuar nga qytetarė qė po festojnė
lirimin e Fatmir Limajt e Isak Musliut dhe pėr tė shprehur
solidaritetin me Haradin Balajn, i dėnuar me 13 vjet heqje lirie. Tė
tre pjesėtarėt e ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, janė akuzuar nė
shkurt tė vitit 2003 pėr pėrfshirje nė krime civilėve shqiptarė dhe
serbė gjatė luftės sė vitit 1998.
Akuza kundėr tyre kishte nxitur reagime tė ashpra nė Kosovė ku janė
hedhur poshtė tė gjitha mundėsitė qė pjesėtarėt e ish Ushtrisė
Ēlirimtare tė kenė pėrfshirė nė veprime qė bien ndesh me ligjet dhe
zakonet e luftės. Gjykimi i cili pėrfundoi sot ishte i pari kundėr
pjesėtarėve tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ai ėshtė
pritur me interesim tė jashtėzakonshėm nė Kosovė.
Dy
ditė mė parė dhjetėra mijėra njerėz protestuan rrugėve tė Prishtinė
nė mbėshtetje tė tė akuzuarve, duke bėrė thirrje pėr drejtėsi. Nė
reagimet e para nė Kosovė ėshtė pėrshėndetur vendimi i Gjykatės sė
Hagės pėr lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut dhe ėshtė shfaqur
shpresa pėr lirimin sa mė tė shpejtė edhe tė Haradin Balajt.
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova mirėpriti aktgjykimin e sotėm
tė Gjykatės Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė nė Hagė, e cila
shpalli tė pafajshėm luftėtarin e UĒK-sė dhe politikanin e njohur tė
pasluftės, z. Fatmir Limajn, si dhe pafajėsinė e luftėtarit tjetėr,
Isak Musliut.
Presidenti Rugova shpreh besimin se vendimi i sotėm nuk i shteron
mundėsitė ligjore tė Haradin Balajt nė betejėn e tij ligjore pėr tu
mbrojtur nga akuzat pėr krime tė luftės. Gjykimi i sotėm vėrteton
drejtėsinė e luftės ēlirimtare tė shqiptarėve tė Kosovės kundėr
okupimit serb, drejtėsinė e luftės pėr liri dhe pavarėsi tė vendit
tonė, si dhe besueshmėrinė nė drejtėsinė ndėrkombėtare dhe nė
Gjykatėn e Hagės, thuhet nė reagimin e presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova.
Kryeministri i Kosovės, Bajrami Kosumi pėrshėndeti shpalljen tė
pafajshėm dhe lirimin nga paraburgimi tė Fatmir Limajt dhe Isak
Musliut. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi se Fatmiri dhe bashkėluftėtarėt
e tij kanė pasur vetėm njė qėllim nė jetė: luftėn pėr lirinė e
Kosovės, tha ai. Kryeministri Bajram Kosumi shpreh besimin se edhe
disa pėrfundime tė tjera qė ka sjellė Gjykata e Hagės nė lidhje me
luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nuk janė tė dėshmuara
plotėsisht.
Ai
vlerėson se UĒK ka bėrė luftė tė drejtė, tė pastėr, mbrojtėse dhe
luftė pėr liri dhe ai beson se nė tė ardhmen do tė dėshmohet edhe nė
Gjykatėn e Hagės kjo drejtėsi e luftės sė UĒK. Lufta pėr liri nuk
mund tė barazohet me krime dhe kjo luftė e Ushtrisė Ēlirimtare e
Kosovės dhe popullit tė Kosovės ėshtė dėshmuar tė ketė qenė luftė
ēlirimtare pėr njė Kosovė demokratike, tė pavarur e tė lirė pėr tė
gjithė qytetarėt e saj, pėrfundon kryeministri Kosumi.
Ndėrkaq nė reagimin e Partisė Demokratike tė Kosovės thuhet se kjo
parti si edhe gjithė populli i Kosovės ka besuar gjithmonė dhe
thellėsisht nė pafajėsinė e z.Limaj me shokė, dhe me kėtė rast fitoi
drejtėsia pėr gjithė popullin e Kosovės dhe luftėn e saj ēlirimtare.
Jemi thellėsisht tė bindur dhe besojmė fuqishėm edhe nė pafajėsinė
e zotit Haradin Balaj, thuhet nė reagimin e Partisė Demokratike e
cila vlerėson se mė nė fund fitoi drejtėsia ndėrkombėtare, ndaj sė
cilės kurrė nuk e kemi humbur besimin tonė ndaj saj, ashti siē e
kishte respektuar atė edhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.
PDK-ja si edhe gjithė populli i Kosovės beson thellėsisht se Vendimi
i Gjykatės sė Hagės pėr lirimin e Fatmirit dhe Isak Musliut do tė
jetė njė shembull nė shėrbim tė drejtėsisė edhe ndaj tė burgosurve
tė tjerė tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė burgosurve nė
Kosovė. Mė kėtė rast urojmė gjithė popullin e Kosovės pėr kėtė
fitore tė drejtėsisė ndėrkombėtare e cila ėshtė edhe nė shėrbim tė
lirisė, tė pavarėsisė, tė demokracisė dhe tė prosperitetit tė
Kosovės, thuhet ne reagimin e Partisė Demokratike tė Kosovėn tė
nėnshkruar nga kryetari i saj Hashim Thaēi.
Vendimi i sotėm u Gjykatės sė Hagės ėshtė pėrshėndetur edhe nga
partitė e tjera politike tė cilat e kanė cilėsuar atė si njė ngjarje
tė rėndėsishme politike pėr Kosovėn. Tė pakėnaqur janė shprehur
pėrfaqėsuesit politik tė serbėve tė Kosovės, njė nga udhėheqėsit e
tė cilėve Oliver Ivanoviē, ka theksuar se vendim i sotėm ėshtė
porosi e keqe pėr serbėt e kėtushėm
Ndėrkohė zėvendėsshefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Larry
Rossin dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Valotto,
nėpėrmjet njė deklarate tė pėrbashkėt, kanė shprehur bindjen e tyre
se populli i Kosovės do tė dijė ta kalojė me dinjitet situatėn e
krijuar pas shpalljes sė vendimit pėr lirimin e Fatmir Limajt.
|