|
30
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (29.11.2005) -
Grupi Ndėrkombėtar i
Krizave, njė organizatė qė pėrpiqet pėr parandalimin e konflikteve
nė botė, publikoi sot njė raport ku kritikon regjimin e vizave tė
Bashkimit Evropian pėr vendet e Ballkanit Perėndimor - Shqipėrinė,
Bosnjen, Serbinė e Malin e Zi dhe Kosovėn.
Kjo
politikė vizash, thuhet nė raport, nxit pakėnaqėsi, pengon
pėrparimin e tregtisė, tė biznesit dhe tė arsimit e si rrjedhojė
ndikon negativisht nė qėndrueshmėrinė rajonale.
Liberalizimi i plotė i vizave ndoshta do tė arrihet kur vendet e
Ballkanit tė jenė shumė mė afėr anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian,
por, thekson raporti, liberalizimi selektiv, pėr kategori tė
caktuara si dhe lehtėsimi i vizave pėr tė gjithė aplikantėt, duke
pėrfshirė thjeshtimin dhe shpejtimin e procesit, do tė ndikonte
shumė pėr t'u treguar qeverive dhe qytetarėve tė kėtyre vendeve se
reformat japin rezultate.
Pengesat e tanishme me vizat, thuhet nė raport, janė burim i thellė
pakėnaqėsie pėr udhėtarėt e ndershėm dhe, nė vend qė ta pengojnė
krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ndihmojnė atė.
Raporti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave rekomandon qė Bashkimi
Evropian tė negociojė pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė,
Bosnjėn dhe Serbinė e Malin e Zi si dhe tė rishikojė udhėzimet
konsullore pėr thjeshtimin e procesit tė dhėnies sė vizave, duke
pėrfshirė heqjen e pagesave dhe tė intervistave si dhe shkurtimin e
kohės sė nxjerrjes sė vizave.
|
|