|
30
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (30.11.2005)
Laura Konda
Kryeministri
i Shqipėrisė Sali Berisha ishte pėr njė vizitė nė Bruksel, ku u
takua me zyrtarė tė lartė tė Bashkimit Evropian, mes tyre Shefin e
Politikės sė Jashtme tė Bashkimit, Havier Solana, me Presidentin e
Komisionti Evropian Joze Manuel Barroso dhe Sekretarin e
Pergjithshem tė NATO-s Jaap de Hop Scheffer.
Para nisjes sė tij pėr nė
Shqipėri, Zėri i Amerikės zhvilloi njė intervistė telefonike nga
Brukseli me kryeministrin shqiptar.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, pas takimeve me zyrtarė tė lartė tė Bashkimit
Evropian gjatė vizitės suaj nė Bruksel, sa tė vėshtirė e shikoni
procesin deri nė firmosjen e marrėveshjes sė Asocim-Stabilizimit dhe
ēfarė hapash duhet tė marrė qeveria pėr realizimin e reformave tė
kėrkuara nga Bashkimi Evropian?
Kryeministėr Sali
Berisha:
Nė Bruksel unė erdha pas 80 ditė qeverisjeje. Unė pata kėnaqėsinė se
ju paraqita bashkėbiseduesve tė mi tė rėndėsishėm tė gjitha vendimet
dhe arritjet e kėtyre 80 ditėve dhe nė tėrėsi programin e qeverisė
sime, tė cilėn unė e konsideroj si njė road map tė vėrtetė pėr
integrimin nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.
Ēfarė konstatova unė nga
kėto bisedime? Njė vlerėsim tė rėndėsishėm pėr arritjet fillestare
tė qeverisjes; qė tė vazhdohet ky drejtim, se ky ėshtė drejtimi i
duhur, tė thellohen dhe konsolidohen reformat e nisura. Unė nga zoti
Barroso, nga zoti Solana, mora garanci tė plotė se Komisioni
Evropian dhe Bashkimi Evropian kanė vullnetin e plotė pėr tė
nėnshkruar pranverėn e ardhshme Marrėveshjen e Asocim-Stabilizimit.
Ndėrkaq, Sekretari i
Pėrgjithshėm i NATO-s mė siguroi se Aleanca ėshtė e hapur pėr
Shqipėrinė, por ajo bazohet nė performancė dhe unė pata kėnaqėsi se
edhe nė ekspozenė qė bėra nė Kėshillin e Ambasadorėve i njoha ata me
vendimet paraprake, tė cilat ishin: nxjerrja tėrėsisht e
administratės dhe tė qeverisė jashtė konfliktit tė interesit,
shkurtimi drastik i shpenzimeve abuzive dhe rritja me kėtė shkurtim e
rrogave buxhetore me 20 pėr qind.
Angazhimi serioz dhe
miratimi i ligjit pėr kompensimin e ish-pronarėve, sė bashku me
luftėn serioze kundėr krimit tė organizuar dhe grupeve tė
trafikantėve, kanė patur njė vlerėsim tė mirė dhe janė ēmuar nga
bashkėbiseduesit e mi. Natyrisht, ėshtė nė duart e qeverisė
shqiptare qė tė vazhdojė reformat dhe tė mos lejojė qė ato tė mbeten
reforma nė letėr.
Zėri i Amerikės:
Zoti Solana vleresoi dje
pėrkushtimin e qeverisė suaj ndaj korrupsionit, qė ju e keni
cilėsuar edhe si njė pėrparėsi tė saj. Si po ecet konkretisht nė dy
drejtimet, atė tė sjelljes para drejtėsisė tė individėve tė
korruptuar dhe atė tė masave institucionale qė do tė ēonin nė
pakėsimin e korrupsionit?
Kryeministėr Sali
Berisha:
Unė ju kisha deklarar shqiptarėve se luftėn kundėr korrupsionit do
ta filloj nga vetja ime, nga zyra ime dhe e bashkėpunėtoėve tė mi.
Nė kėtė aspekt, une mendoj se zėvendėsimi i praktikave korruptive,
abuzive me taktika tė drejta, tranparente dhe ligjore ka patur njė
progres tė rėndėsihėm, qenėsor dhe do tė vazhdojė.
Natyrisht, dua tė theksoj
sėrish se korrupsioni ka dhe autorėt dhe dosjet e veta dhe dua tė
siguroj opinonin se do tė proēedohet edhe me ato. Natyrisht,
drejtėsia nė Shqipėri ėshtė e pavarur, por detyra e ekzekutivit
ėshtė ti paraqesė dosjet para drejtėsisė pėr gjykim. Dua ti
siguroj dėgjuesit se qeveria ėshtė e vendosur dhe po punon
intensivisht edhe nė kėtė drejtim.
Zėri i Amerikės:
Zoti Solana ka pėrmendur nė
takimin e djeshėm edhe ēėshtjen e krijimit tė njė atmosfere pune pa
dallime partiake. A ju shqetėsojnė kritikat e opozitės se gjatė
ristrukturimit tė insitucioneve po bėhen ndryshime mbi bazėn e
bindjeve politike, duke shkelur ligjin pėr shėrbimin civil?
Kryeministėr Sali
Berisha:
Nė kėtė aspekt unė mund tju siguroj se ėdhtė e tėra pa baza, pasi
tė gjithė punonjėsit qė janė larguar, janė larguar mbi bazėn e
kritereve ligjore. Unė u kam deklaruar shqiptarėve se do tė ketė njė
qeveri tė vogėl, efiēente dhe do tė jetė ridimensionimi i
adminsitratės nė pėrputhje me pėrmasat e vendit.
Ky ka qenė njė vendim i
imi dhe nuk ka tė bėjė me asnjė tendencė politike, pėrkundrazi, do
tė thoja se fryrja e administratės jashtė ēdo lloj pėrmase ka qenė
politike, ndėrsa zvogėlimi i saj nė pėrmasat qė duhet tė ketė njė
administratė, ėshtė njė detyrė e qeverisė qė unė drejtoj. Dhe unė
mund tju siguroj se nuk ka patur asnjė lloj objeksioni dhe
vėrejtjeje pėr tė gjithė kėtp pėrpekje tona pėr reforma tė thella nė
administratė dhe nė tė gjitha fushat. Vetėm mbėshtetje ka patur.
Zėri i Amerikės:
Zoti Kryeministėr, ēfarė diskutuat pėr Kosovėn me zyrtarėt e
lartė tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s?
Kryeministėr Sali
Berisha:
Pėr Kosovėn unė shpreha pikėpamjet e qeverisė qė unė kryesoj, qė ne
insisitojmė pėr respektimin e plotė tė lirive dhe tė drejtave tė
serbėve nė Kosovė, zbatimin e decentralizimit, dialogun
Prishtinė-Beograd, sikundėr mendojmė se nuk ėshtė realiste qė tė
pritet qė tė arrihet kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinės pėr
statusin, por ata mund tė dialogojnė pėr tė gjitha gjėrat e tjera.
Lidhur me statusin,
qėndrimi ynė ėshtė se ai duhet tė pėrcaktohet nė pėrputhje me
vullnetin e qytetarėve tė Kosovės, qė nė mėnyrė tė pėrsėritur ėshtė
shprehur pėr pavarėsi dhe kjo nė bashkėpunim me Grupin e Kontaktit
dhe komunitetin ndėkorkombėtar. Mund tju them se nė tėrėsi unė kam
gjetur njė vlerėsim serioz pėr qėndrimin e qeverisė shqiptare ndaj
ēėshtjes sė Kosovės dhe qėndrimeve nė Ballkan, veē qndrime pozitive.
Kemi rėnė dakord qė tė vazhdojmė bashkėpunimin. Natyrisht, Shqipėria
mund tė ndihmojė nė disa drejtime, por ajo nuk ėshtė njė aktore
direkte, pasi aktori direkt ėshtė lidershipi i Kosovės dhe Grupi i
Kontaktit.
|