|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Djegia e flamurit tė ardhshėm tė Kosovės ishte nėnēmim ndaj institucionit mė tė lartė shtetėror tė Kosovės dhe nėnēmim ndaj popullit tė Kosovės

 
 

 

29 nėntor 2995 /TN

Nga A. Musliu

Suedi, 28 nėntor 2005 - Djegia e flamurit tė ardhshėm tė Kosovės tė propozuar nga Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nga ana e shoqatave tė formuara pas ēlirimit tė Kosovės, mu nė festėn e 28 Nėntorit, ishte nėnēmim jo vetėm ndaj institucionit mė tė lartė shtetėror, por ishte nėnēmim edhe ndaj popullit tė Kosovės dhe votės sė tyre tė lirė me anė tė sė cilės edhe janė zgjedhur kėto institucione.

Ky akt i pandėrgjegjshėm antiinstitucional dhe anti njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nuk ishte gjė tjetėr pėrveq njė vazhdimsi e luftės sė tyre kundėr institucioneve legjitime tė Kosovės. Ishte edhe njė tentim i njė anarkie dhe ērregullimi politik nė Kosovė nė njė fazė shumė tė rėndėsishme pėr arritjen e qėllimit shekullor imperativ tė shqiptarėve, njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Pse kėto shoqata tė formuara pas ēlirimit tė Kosovės tė cilat vehten e quajnė "tė dalura nga lufta" nuk protestuan kur komandantėt e vetėshpallur tė UĒK-sė nė bashkėpunim me SHIK-un ndaluan banorėt e Mitrovicės tė kthehen nėpėr shtėpitė dhe banesat e tyre nė pjesėn ende ndėr okupim tė atijė qyteti, tė cilėt ngritėn flamurin nė lagjen periferike tė Mitrovicės, Iliridėn (ish-Tavnikun) e jo nė qendėr tė qytetit. Ose, pse kėto shoqata nuk protestuan kur u vranė shumė komandantė dhe luftėtarė e shumtė tė UĒK-sė tė dalur nga institucionet legjitime tė Republikės sė Kosovės qė nga fillimi i luftės ēlirimtare e deri mė tani.

Sė pari vritet nė njė atentat nė Tiranė nė vitin 1998 Ministri i Mbrojtjės sė Republikės sė Kosovės, Kolonel Ahmet Krasniqi. Gjatė luftės, me tradhti nė njė pritė afėr fshatit Sumė duke u kthyer nga "Shtabi i Pėrgjithshėm" i UĒK-sė ku edhe ėshtė grindur me drejtuesit e atijė shtabi lidhur me vizitėn provokative tė Jakup Krasniqit qė i“a kishte bėrė ditė mė parė Shtabit tė UĒK-sė pėr Shalė tė Bajgorės vritet komandanti i asajė zone Xhevat Jusufi. Grindja kishte tė bėjė lidhur me kėrkesėn e Jakup Krasniqit qė tė hiqet fotografia e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova nga ai shtab, gjė qė komandanti Xhevat Jusufi refuzoi kategorikisht.

Supozohet se njė tradhti e tillė u ėshtė kurdisur edhe oficerit profesionist Shemsi Ahmetit i njohur si komandant "Shemi" i fshatit Kodėr tė Mitrovicės, poashtu pas njė grindjeje nė shtabin e UĒK-sė tė Shalės sė Bajgorės me disa "eprorė" tė vetėemruar tė UĒK-sė, tė cilėt kishin ardhur qė kinse tė bėjnė "riorganizimin" e strukturės udhėheqėse tė UĒK-sė nė atė zonė. Ai nuk u pajtua me atė qė "Shtabi i Pėrgjithshėm" ta emėrojė njė gjysėmanalfabet si komandant tė ri tė asajė zone tė UĒK-sė.

Rradha i erdhi zonės sė Drenicės ku menjėherė pas luftės vritet njėri ndėr komandantėt e parė tė UĒK-sė nė Drenicė, Haki Ymeri. U vra sepse antiinstitucionalistėt donin qė ti zhdukin tė gjithė ata aktivistė tė LDK-sė nga Drenica, tė cilėt kishin organizuan luftėn ēlirimtare nė atė zonė tė UĒK-sė. Tentim-vrasje u bė edhe ndaj pjestarėve tė familjes Geci nga Llausha, tė cilėt ishin bashkėluftėtarė tė komandantit legjendar Adem Jasharit qėr nga fillimi.

Terrori i "brigadave tė kuqe" vazhdoi edhe nė zonėn e Prizrenit me vrasjen e eprorit tė lartė tė UĒK-sė, Ekrem Rexhės i njohur si komandant "Drini". Pason, poashtu nė mėnyrė tinzare me vrasjen e deputetit tė Parlamentit tė Kosovės dhe ish-komandantit i UĒK-sė pėr Rugovė tė Pejės, Smajl Hajdaraj. Pas zgjedhjeve tė dyta lokale ndodhi edhe vrasja e cila e tronditi tėrė opinionin vendor dhe ndėrkombėtarė, pra vrasja e kryetarit tė KK tė Therandės dhe ish-komandantit tė UĒK-sė, Ukė Bytyqit.
 
Mė 4 janar tė vitit 2003 u vra eprori i lartė tė UĒK-sė dhe komandanti i zonės sė Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj. Kontributi i tij ishte i pakrahasueshėm nė luftėn ēlirimtare. Ushtaraku profesionist i cili i shkaktoi humbje tė mėdha okupatorit sėrb, ku sidomos vlenė tė pėrmendet "Beteja e Logjės". Vrasėsit antiinstitucionalist e antikombėtarė nė kėtė rast nuk ia kursyen jetėn as tė birit tė tij tė vetėm 20-vjeēar, e as tė kryetarit tė FR tė LDK-sė pėr Deēan dhe ish-luftėtarit tė UĒK-sė, Hasan Zemajt.

Poashtu ėshtė diskutabile vrasja e komandantėve tė UĒK-sė dhe heronjėve tė Kosovės, tė cilėt hapėn me luftė tė madhėrishme kufirin Shqipėri – Kosovė, Sali Ēekaj dhe Agim Ramadani, tė cilėt u qėlluan me plumba pas shpine.

Kėtu janė pėrfshirė vetėm komandantėt e UĒK-sė, pėrndryshe vrasjet e ushtarėve tė cilėt kanė shėrbyer nėn komandėn e komandantėve tė lartėpėrmendur, janė tė shumta. Tė mos harrohet edhe vrasja makabre nė njė pritė e ish-luftėtarėve tė UĒK-sė nė Drenicė tė Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, ku u plagua edhe Gani Geci. Tė mos harrohet as vrasja e pilotes sė parė ushtarake femėr nė teritorin e Ballkanit dhe ish-luftėtares sė UĒK-sė, Sebahate Tolajt.

Vrasje kėto tė cilat kryesisht ndodhėn pas ēlirimit tė Kosovės, as nuk u dėnuan, e as qė kanė lėshuar njė zė tė vetėm kundėr kėtyre vrasjeve shoqatat tė cilat thonė se i pėrfaqėsojnė veteranėt dhe ish-pjestarėt e UĒK-sė. Mirėpo kur duhet tė pengohet procesi i pavarėsisė sė Kosovės duke tentuar qė Kosovėn ta shėndėrrojnė nė njė anarki, apo ta kallin flamurin e ardhshėm tė Kosovės nė tė njejtėn mėnyrė sikurse edhe Jihadi, Hizbollahi dhe Al-Qaida qė kallin flamurin e SHBA-ve, kėta "komandantė tė Bllacės" - siq i quante ish-kryeministri Haradinaj - janė tė parėt ta bėjnė.

Ja pra, tė gjithė kėta komandantė dhe luftėtarė tė UĒK-sė tė dalė nga institucionet legjitime tė Republikės sė Kosovės, tė cilėt ideal kishin Kosovėn e lirė dhe tė cilėt ishin tė gatshėm qė ē“do gjė tė japin pėr ēlirimin e Kosovės, u vranė nga shqipfolėsit, nga ata tė cilėt u futėn nė luftė me hile me qėllim qė tė luftonin kundėr institucioneve legjitime tė Republikės sė Kosovės dhe kundėr atyre qė luftonin kundėr okupatorit serb. Me tjera fjalė, ata u futėn nė luftė vetėm e vetėm qė ta shantazhojnė luftėn ēlirimtare tė organizuar nga institucionet legjitime tė Republikės sė Kosovės nė krye me arkitektin e Pavarėsisė sė Kosovės, Presidentin Rugova.

Cili ishte qėllimi i vrasjeve tė kėtyre komandantėve tė UĒK-sė gati nga tė gjitha zonat e Kosovės? Qėllimi ėshtė mėse i qartė! Qė nė zonat e TMK-sė (e cila pritet tė jetė ushtri e ardhshme e shtetit tė Kosovės) t“i vendosin "marionetat" e tyre gjysėmanalfabetė tė ashtuquajtur "gjeneralė" me qėllim qė ajo ushtri tė jetė krejtėsisht e orientuar politikisht, qė njė ditė, partitė e caktuara politike tė kenė mbėshtetjen e plotė tė ushtrisė pėr marrjen eventuale tė pushtetit me dhunė, sepse pionjerėt e "Xhaxhit Enver" e kanė mėse tė pjekur nė kokė se "pushteti vie nga gryka e pushkės". Kėtė nuk po e them rastėsisht! Nga kėto vrasje tė shumta vetėm dy janė zbardhur ku dorasit janė tė zbuluar dhe vuajnė dėnimin e merituar. Ėshtė pra vrasja e Ekrem Rexhės, komandant "Drinit" dhe vrasja e kryetarit tė KK tė Therandės, Ukė Bytyqit, ku nė tė dyja vrasjet dorasit e dėnuar (jo rastėsisht) ishin eprorė dhe pjestarė tė TMK-sė.

Protestat e 28 Nėntorit tė shoqatave tė formuara pas ēlirimit tė Kosovės, tė cilat veprojnė si militantė tė partive tė caktuara politike u organizuan pėr tė kėrkuar lirimin e tre tė akuzuarve pėr vrasje dhe maltretime tė shqiptarėve gjatė luftės nė Kosovė, prej tė cilėve shumica ishin aktivistė tė LDK-sė. Kėrkonin lirimin e "Ēelikut". Tė rikujtohet se ky pseudonim rrjedhė nga lufta bolshevike ruse, ku Iosif Vissarinoviq Zhugasjvili mori pseudonimin "Stalin" qė nė pėrkthim nga rusishtja do tė thotė "Ēelik".

Kėto shoqata dhe kėta njerėz qė i drejtojnė ato, si dhe ata tė cilėt marshojnė bashkė me ta, janė njerėz qė as nuk respektojnė popullin e Kosovės, as votėn e tyre tė lirė, as institucionet e Kosovės e asgjė demokratike e properėndimore. Falė zotit qė janė njė numėr shumė i vogėl i tyre dhe qė truri i tyre nuk ka kapacitet mė tė madhė sesa tė djegin, shkatėrrojnė dhe bėrtasin. Truri i tyre nuk mund tė logjikojė se nuk mund tė jenė dy shtete anėtare tė Kombeve tė Bashkuara me simbole dhe hymn tė njejtė kombėtarė.

Kuvendi i Kosovės duhet sa mė shpejtė qė ta miratojė njė ligj pėr flamurin dhe simbolet e Kosovės. Njė ligj nė bazė tė sė cilės mund tė ndėshkohen ata persona tė cilėt nuk ia bėjnė nderimin e duhur flamurit dhe simboleve kombėtare e shtetėrore tė Kosovės.

Ky flamur qė u kall sot nė qendėr tė Prishtinės nga antiinstitucionalistėt nuk ėshtė vetėm flamur i njė institucioni, por ėshtė dhe do tė jetė flamuri i shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės qė do tė valojė nė ē“do institucion dhe objekt tė teritorit tė Dardanisė sė vjetėr. Ndėrsa, Presidenti Rugova ėshtė ai i cili e filloi dhe i cili do ta mbarojė procesin e pavarėsisė sė Kosovės dhe kėtė askush nuk do tė mund ta ndalė.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Reagimet e juaja lidhur me shkrimin mund t'i drejtoni autorit:
A. Musliu


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.