|
-
29
nėntor 2005 /TN
Reagim ndaj shkrimit Janė tė mjerė ata qė mendojnė se njeiru
ėshtė Zot botuar nė rubrikėn Opinione tė Kohės ditore,
datė, 24 nėntor 2005.
-
Nga Bajrush Morina
-
-
Disa prej vetive mė tė liga tė qenies njerėzore konsiderohen
injoranca, mosmirėnjohja, mendjemadhėsia. Madje kėto veti tė
liga, janė mė sė paku tradita tė shqiptarėve. Mikpritja si njė
traditė e njohur te shqiptarėt, i ka izoluar apo edhe i ka
pėrjashtuar bukurs shumė nga bota shqiptare kėtė kategori
injorantėsh, mosmirėnjohės dhe mendjemėdhenjsh.
-
-
Por, fatkeqėsisht jo krejtėsisht ėshtė pastruar bota shqiptare
nga njė kategori e qenieve tė tilla frymore. Ėshtė njėfarė Gjekė
Gjonlekaj, tė cilit Amerika ia ka dhėnė tė gjitha, edhe
shtetėsinė, edhe shkollimin, edhe punėn, edhe biznesin, por nuk
ka arritur ta bėjė njeri. Ky farė ish-gazetari i Zėrit tė
Amerikės (do tė ishte mirė qė ai vet tė na i tregonte arsyet
pse ai ėshtė pėrjashtuar nga Zėri i Amerikės?) i mbushur kėmbė
e krye me injorancė, mosmirėnjohje dhe mendjemadhėsi, vėrsulet
mbi tė gjithė diplomatėt amerikanė, senatorė e kongresmenė tė
cilėt kanė bėrė dhe po bėjnė aq shumė pėr Kosovėn dhe ēėshtjen
shqiptare nė pėrgjithėsi.
-
-
-
Gjonlekaj injorantė i shpallė luftė Kongresit Amerikan
-
-
Gjonlekaj injorantė qė nė fillim tė shkrimit tė tij, citon njė
shkrimtar amerikan i cili paska thėnė se Nėse i kėrkoni
hajdutėt, mund ti gjeni nė Konresin Amerikan. Kėshtu, ky farė
ishi gazetar, i shpallė luftė Kongresit Amerikan. Nė fakt
Gjonlekaj jo i sinqertė, e pranon sinqerisht se demonstratėn e
parė tė shqiptarėve nė Amerikė tė mbajtur mė vitin 1976 e ka
pėrshėndetur dhe pėrkrahur senatori Bob Dole. Por Gjonlekaj
injorantė mė pas ua sheh pėr tė madhe shqiptarėve tė Amerikės
pėr pėrkrahjen qė i kanė dhėnė senatorit Bob Dole gjatė fushatės
elektorale pėr president tė HBA-vė mė vitin 1995.
-
-
Madje Gjonlekaj dyfish injorantė ua sheh pėr tė madhe disa
shqiptarėve (ai bėn mirė qė e pėrjashton veten nga kjo kategori
e shqiptarėve) tė cilėt vizitėn e Bob Dolit nė Kosovė mė vitin
1990 e quajnė mrekulli. Sipas Gjonlekajt, i cili nuk u takon
kėsaj kategorie tė shqiptarėve, qė pėr fat tė mirė janė pjesa
dėrmuese e shqiptarėve anembanė rruzullit tokėsor, pėrve[
injorantit Gjonlekaj, mrekulli qenka shkuarja e amerikanėve nė
planetin Hėnė mė vitin 1969 e jo vizitia e Bob Dolit nė Kosovė
mė vitin 1990. Krahasimet e tilla i bėjnė vetėm kategoria pakicė
e injorantėve shqiptarė nė krye me Gjonlekajn injorantė.
-
-
Gjonlekaj mosmirėnjohės sulmon senatorin Dole, diplomatin
Holbrook, kongresistin Lantos
-
-
I
fudullosur me ndjenjėn e mosmirėnjohjes, ky farė Gjonlekaj, duke
iu vėrsulur senatorit Bob Dole, si miza nė m..., shpif ndaj
kėtij personaliteti tė madh amerikan, se gjoja gjatė kohės sė
luftės paska kundėrshtuar luftėn e Kosovės pėr liri dhe paska
sharė ...njė prijės tė luftės me fjalė me banale. Kėto shpifje
mund tė nxirren vetėm nga njeriu qė ka gojė tė ndotur e vesh tė
mbyllur.
-
-
Ndryshe, e gjithė bota shqiptare e ka dėgjuar dhe e di fare mirė
qėndrimin e senatorit Bob Dole luftėn dhe pėr lirinė e popullit
shqiptar tė Kosovės. Vetėm kategoria shqiptarėve minoritarė qė
janė tė mbushur me ndjenja tė injorancės, mosmirėnjohjes dhe
mendjemadhėsisė si[ ėshtė Gjekė Gjonlekaj, mund tė shpifin me
kėto fjalė pėr senatorin amerikan Bob Dole.
-
-
Ky
farė Gjonlekaj mosmirėnjohės, nė vazhdim tė opinionit tė tij tė
krisur, konstaton se senatori Dole paska ardhė nė Kosovė, pas
pėrfundimit tė luftės mė tepėr pėr tė vizituar disa miq tė tij
personalė e jo ...popullin e vuajtur shqiptar. Madje sipas
kėtij fudulli mendjemadh me mbiemrin Gjonlekaj, senatori Dole
...nė vend se tė fillonte bashkėpunimin dhe fushatėn me
politikanėt e tjerė amerikanė pėr pavarėsinė e atij vendi ( pėr
Gjonlekajn Kosova ėshtė ai vend) pranoi gjoja titullin e
ambasadorit tė Kosovės nė Uashington. Veprime kėto jo tė
sinqerta dhe qesharake.
-
-
Zėri i Amerikės ka bėrė shumė mirė qė e ka pastraur redaksinė
e vet duke e larguar nga puna fudullin Gjekė Gjonlekaj i cili
pranimin e titullit ambasador i Kosovės nė Uashington e quan jo
tė sinqertė e qesharak. E kush mund tė bėjė lobojė mė shumė
njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nė Uashington mė shumė sesa Bob
Dole i emėruar si ambasador i Kosovės nė Uashington nga
presidenti i Kosovės dr.Ibrahim Rugova.
-
Fudulli mendjemadh nė vazhdim tė injorancės sė tij tenton tė
hedh poshtė edhe pėrpjekjet e diplomatit tė njohur amerikan
Richard Holbrook qė ka bėrė dhe po bėn sot pėr Kosovėn. Ai
pėrpiqet tė hedh gur e dru edhe mbi kongresistėt James
Traficant e Tom Lantos tė cilėt janė tė njohur si zi i fortė i
ēėshtjes sė Kosovės nė Kongresin Amerikan.
-
-
Duke lexuar fund e krye kėtė opinion tė Gjokė Gjonlekajt,
krijohet bindja se Kosova dhe shqiptarėt nuk kanė miq tė
sinqertė nė SHBA. Tė gjithė tė lartpėrmendurit nuk janė tė
siqnertė dhe nuk kanė bėrė asgjė pėr Kosovėn.
-
-
Nė
fund tė opinionit tij tė mjerė, Gjonlekaj, injorantė,
mosmirėnjohės e mendjemadh, merr nėpėr gojė vargjet e Fishtės tė
cilat vargje jo vetėm qė i keqpėrdor por duke qenė shqipėfolės
i dobtė, nuk e kupton as porosinė e vargjeve tė Fishtės kur
thotė: Thujn me fjalė mos ta poshtoni....Me i besue mos i
besoni.
-
-
Amerika dhe populli amerikan nuk janė tė huaj pėr shqiptarėt dhe
pėr Kosovėn. Amerika dhe populli amerikan janė shpresa, besimi
dhe liria pėr popullin shqiptar dhe Kosovėn. Vetėm pėr Gjekė
Gjonlekajn kjo duket se nuk vlen. Mbase ai ka arsyet e veta. Ose
ka njė arsye personale: Gjonlekaj nuk ėshtė shqiptar nga
Kosova! Dhe falė Zotit qė nuk ėshtė shqiptar nga Kosova.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Reagimet e juaja lidhur me shkrimin i drejtoni autorit:
Bajrush Morina |
|