|
28
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (28.11.2005)
Besim Abazi, Prishtinė
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, e ka dėnuar ashpėr heqjen dhe
djegien e flamujve tė tij qė ai i ka propozuar si flamuj tė Kosovės.
Gjatė ditės sė sotme dhjetėra flamuj tė cilėt presidenti Rugova i ka
quajtur flamuj tė Dardanisė, janė djegur publikisht nė Prishtinė dhe
Ferizaj nga pėrfaqėsuesit e shoqatave tė dala nga lufta e ish
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Kryetari i Shoqatės sė Invalidėve tė Luftės sė ish Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės Faik Fazliu, e quajti tė padrejtė vendosjen e
flamurit tė Presidentit nė rrugėt e Prishtinės por edhe disa
qyteteve tė tjera.
Ne si
shoqata e kemi organizuar edhe heqjen e flamujve personal tė
vendosur mė qėllim qė tė provokohet gjaku i derdhur dhe veteranėt e
ish UĒK-sė. Ne e kemi organizuar heqjen e flamujve dje nė mėnyrė qė
tė ndalim sot atė mė tė keqen, pra provokimin e qytetarėve tanė,
tha zoti Fazliu.
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nė orėt e mbrėmjes e cilėsoi
si shkelje tė rėndė tė rendit dhe e ligjit, djegien e flamujve,
ndėrsa propozimin e tij e cilėsoi si tė ligjshėm dhe publik. Nė njė
komunikatė pėr opinion thuhet se, sipas procedurave demokratike,
kėto propozime do tė paraqiten pėr miratim nė Parlamentin e Kosovės.
Nė
kontekst tė nismės publike tė Presidentit Rugova, disa komuna tė
Kosovės kanė vendosur qė pėr 28 Nėntorin e sivjetmė, krahas flamurit
kombėtar shqiptar, tė valojė edhe propozim-flamuri i Presidentit.
Incidentin e heqjes dhe djegies sė propozim-flamurit, Presidenti
Rugova e konsideron incident tė pahijshėm qė njollosi ditėn e madhe
tė 28 Nėntorit, thuhet nė komunikatė.
Presidenti Rugova ka nėnvizuar me kėtė rast se siē thuhet, shteti i
pavarur i Kosovės, qė pritet tė njihet sė shpejti, do ti ketė
simbolet e veta autentike shtetėrore. Njerėzit qė bėjnė akte tė
tilla tė pahijshme, si ky i sotmi, me vetėdije apo pa vetėdije,
dalin kundėr lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės, thuhet
nė komunikatėn e presidentit Rugova. Ndėrkaq zyra pėr informim e
qeverisė sė Kosovės thekson se reagimet emocionale nuk janė tė
nevojshme nė kėtė periudhė tė rėndėsishme nėpėr tė cilėn po kalon
Kosova. Sylė Ukshini shef i zyrės sė kryeministrit pėr informim
thekson se ēėshtjet e tilla si ato tė simboleve tė Kosovės do tė
zgjidhen nė kohė mė tė mira...
Bashkė mė
bėrjen e shtetit tė Kosovės sigurisht se do tė rregullohet edhe
ēėshtja e simboleve dhe secili institucion do tė ketė simbolet dhe
emblemat e veta. Pra pėrmes reagimeve emocionale, pėrmes rrugės nuk
ėshtė zgjidhja mė e mirė, zgjidhja do tė gjendet nė kuadėr tė
institucioneve dhe Kosova ka nevojė qė tė bartė veprimet nga rruga
nė institucione",
theksoi zoti Ukshini.
Mijėra vetė protestojnė nė mbėshtetje tė ish luftėtarėve tė UĒK-sė
Shoqatat e dala nga lufta e ish UĒK-sė mė herėt gjatė ditės
organizuan njė protestė nė tė cilėn dhjetėra mijėra qytetarė kėrkuan
lirimin e ish Komandantit tė ish Ushtrisė Ēlirimtare Fatmir Limajt
dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij Haradin Balaj e Isak Musliu, qė po
gjykohen nė Hagė.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės, Jakup
Krasniqi tha se ish luftėtarėt, po trajtohen padrejtėsisht nga ana e
Gjykatės sė Hagės.
Protesta
ėshtė vullnet i qytetarėve tė Kosovės pėr tė protestuar nė kėtė
mėnyrė kundėr padrejtėsisė qė po bėhet nė emėr tė drejtėsisė,
tha zoti Krasniqi.
Fatmir Limaj dhe dy bashkėluftėtarėt e tij akuzohen pėr krime lufte
kundėr civilėve shqiptarė dhe serbė gjatė luftės nė Kosovė. Tė tre
ata janė akuzuar nė mars tė vitit 2003 pėr siē thuhet arrestimin e
paligjshėm, torturimin dhe vrasjen e civileve ne njė kamp burg nė
fshatin Llapushnik tė Kosovėn qendrore, akuza kėto qė janė mohuar nė
vazhdimėsi nga tė akuzuarit. Procesi gjyqėsor kundėr tyre ka filluar
me 15 nėntor tė vitit tė kaluar, ndėrsa shpallja e vendimit tė
Gjykatės pritet pasnesėr, mė 30 nėntor.
|