|
- 26
nėntor 2005 /TN
-
-
Mediokritetet i bėjnė dėm partive politike, shkollave, kulturės,
publicistikės..., se i klanizojnė. Por, mė sė shumti i bėjnė dėm
vetes se shpėrfaqin tėrė paditurinė e tyre, qė mundohen ta
kamuflojnė, duke pranuar detyra qė smund tu dalin zot. E,
kėshtu, bėhen gazi i botės. Por, kurrė nuk e kuptojnė kėtė. Se
mediokrit janė gjysmanalfabetė. Kėta, nuk ėshtė thėnė rastėsisht,
janė njerėzit mė tė kėqij. Tė kėtillė i bėn padituria e tyre, qė
ua bėn shpirtin sa tė miut. Pėr fat tė keq, tė tillė kemi sa tė
duash nė shoqėrinė tonė
Janė grumbulluar kudo, dhe kudo janė mospėrfillės. Fallsiteti
ėshtė tipari kryesor i tyre. Falls flasin. Falls buzėqeshin.
Falls tė pėrshėndesin. Falls ecin nė rrugė. Bota mendojnė se
sillet rreth tyre. E shefave u pėrkulen deri nė gjunjė, kur nuk
i sheh kush.
-
-
Nazmi LUKAJ
-
-
Mediokritetet mė sė shumti i bėjnė dėm vetes. Duke qenė
individė me aftėsi tė kufizuara intelektuale, pranojnė tė
ushtrojnė veprimtari qė smund tu dalin mbanė. Po iu ofrua
rasti ta marrin njė post tė lartė nė politikė, ngjiten nė tė pa
njė pa dy.
-
-
Po iu ofrua
rasti tė bėhen gazetarė, turr bėjnė pėr tu marrė me kėtė
profesion, edhe pse dy fjalė nuk dinė ti lidhin kryq. Po iu
ofrua rasti tė bėhen mėsimdhėnės, pa njė pa dy e kapin ditarin,
edhe pse mė sė paku janė pėr tė. Po iu ofrua rasti tė bėhen
kėshilltarė politikė, turr e vrap e pranojnė njė detyrė tė tillė,
edhe pse njė libėr me temė politike kurrė nė jetėn e vet se
kanė lexuar.
-
-
( Mjafton pėr ta qė e mbajnė dokumentin e kėshilltarit. Edhe
ashtu, kush nuk kėrkon kėshilla prej tyre). Tė gjitha
pėrgjegjėsitė pranojnė ti marrin mediokritetet, pa e matur
veten aspak se a do tė mund tė jenė nė nivelin qė kėrkojnė ato.
E rėndėsishme pėr ta nuk ėshtė se janė tė zotėt a jo pėr njė
detyrė tė caktuar, por tė duken si njerėz tė rėndėsishėm.
-
-
Dhe kėshtu, duke marrė pėrgjegjėsi qė nuk pėrputhen me
mediokritetin e tyre, mėtojnė ta plotėsojnė nė opinion mungesėn
e aftėsive intelektuale qė kanė. Ēdo detyrė e pranojnė vetėm qė
ta krijojnė bindjen e rrejshme pėr vete se janė dikushi. Si
mediokritete qė janė, paraqiten si shumė megalomanė kudo qė
punojnė. Dhe shesin mend se gjoja dinė ēdo gjė.
-
-
Prandaj, janė tė mėrzitshėm kudo qė punojnė. Se imponohen pėr
ti bindur tė tjerėt qė janė shumė tė zotėt. Tė mėrzitshėm i bėn
mediokriteti i tyre. Pėr tu mbajtur sa mė gjatė nė skenėn
politike, kulturore, publicistike etj. formojnė klane. Jashtė
tyre e shohin vetėn humbės kudo qė punojnė. Gjithmonė u frikohen
intelektualėve tė mirėfilltė, tė cilėt i luftojnė me aparatin e
intrigave, qė tė mos vijnė deri te ndonjė post i rėndėsishėm
shtetėror a partiak, kulturor, shkencor...
-
-
Mediokritetet, pėr kėtė qėllim, kudo qė lėvizin, pėrhapin fjalė
se filan politikani nuk ėshtė me filan partinė, por nė tė ka
hyrė pėr interesa personale, dhe se nuk e ndjen atė si tė vetėn.
Po e kundėrshtove klanin e mediokėrve politikė se nuk janė tė
vėrteta fjalėt qė thotė pėr filanin e fistekun, ta lodhė trurin
me ligjėrata qė tė tė bindė se ashtu ėshtė, dhe ska tjetėr tė
vėrtetė pėr tė. Politikanin e pakorruptuar dhe tė ndershėm si
njeri, mediokrit me ēdokusht duan qė ta paraqesin si tė
korruptuar.
-
-
Dhe ti, po e kundėrshtove klanin e mediokėrve, do tė bėhesh
edhe vetė objekt i aparaturės sė intrigave tė tij. Se klanet e
mediokėrve duan qė tė jesh konformist, pėrndryshe tė shpallin
luftė tė rreptė. Klanet e mediokėrve ekstazohen, kur ia arrijnė
qėllimit ti margjinalizojė intelektualėt e mirėfilltė.
-
-
Ekstazohen se janė mediokėr. Nė luftėn qė bėjnė ndaj
intelektualėve tė mirėfilltė, fytyra e tyre e vėrtetė zbulohet
shumė shpejt. Dhe, shumė shpejt kuptohen nga opinioni se nuk
janė gjė tjetėr veēse mediokėr, qė pėrmes ruajtjes sė posteve tė
tyre, ose ngjitjes nė to, duan ti plotėsojnė dobėsitė e veta
intelektuale. Mediokritetet i bėjnė dėm partive politike,
shkollave, kulturės, publicistikės..., se i klanizojnė.
-
-
Por, mė sė shumti i bėjnė dėm vetes se shpėrfaqin tėrė
paditurinė e tyre, qė mundohen ta kamuflojnė, duke pranuar
detyra qė smund tu dalin zot. E, kėshtu, bėhen gazi i botės. Por,
kurrė nuk e kuptojnė kėtė. Se mediokrit janė gjysmanalfabetė. Kėta,
nuk ėshtė thėnė rastėsisht, janė njerėzit mė tė kėqij. Tė
kėtillė i bėn padituria e tyre, qė ua bėn shpirtin sa tė miut.
Pėr fat tė keq, tė tillė kemi sa tė duash nė shoqėrinė tonė.
-
-
Janė grumbulluar kudo, dhe kudo janė mospėrfillės. Fallsiteti
ėshtė tipari kryesor i tyre. Falls flasin. Falls buzėqeshin.
Falls tė pėrshėndesin. Falls ecin nė rrugė. Bota mendojnė se
sillet rreth tyre. E shefave u pėrkulen deri nė gjunjė, kur nuk
i sheh kush.
-
-
Sa keq qė kemi kaq shumė mediokėr. Sa keq dhe sa e dhimbshme
ėshtė qė nuk e kuptojnė se sa tė vegjėl janė. Shumė tė vegjėl.
Sa keq qė janė fluskė sapuni nė shoqėri, e mendojnė se kravatat
qė i mbajnė, i kanė bėrė autoritete. Zoti ua ruajtė shėndetin
mediokėrve! Se mendtė i kanė pėr salltanet
|
|