|
26
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (25.11.2005)
Ilir Ikonomi
Ish i
dėrguari i Shteteve tė Bashkuara nė Ballkan, Robert Gelbard, i tha
Zėrit tė Amerikės se pavarėsisht nga rezultati i bisedimeve tė
ndėrmjetėsuara nga zoti Martti Ahtisaari, shqiptarėt e Kosovės duhet
ta kuptojnė se do tė ishte nė interesin e tyre qė ata tė kenė
marrėdhėnie pozitive me Serbinė. Ambasadori Gelbard, i cili tani
punon si konsulent privat, tha se gjatė negociatave qė ka filluar,
zotit Ahtisaari do ti duhet tė pėrballet me pyetje tė shumta dhe tė
vėzhtira.
Zėri i Amerikės:
Ambasador Gelbard, nėse ju do tė ishit Martti Ahtisaari, si do tė
vepronit nė kėto bisedime, ēfarė do tu thoshit palėve?
Robert Gelbard: Sė pari dua tė them se jamė shumė i kėnaqur qė
zoti Kofi Annan caktoi ish presidentin Ahtisarin si negociator. Jam
gjithashtu i kėnaqur qė Shtetet e Bashkuara kanė shprehur mbėshtetje
tė plotė pėr zotin Ahtisari.
Nuk
besoj se do tė kishte njė kandidat mė tė mirė se sa ai. Kam punuar
me zotin Ahtisari kur kam qenė i dėguari presidencial pėr Ballkanin
dhe ai ishte president i Finlandės. Gjithashtu, jo shumė kohė mė
parė ai arriti diēka qė unė mendoja se ishte e pamundur.
Ai
realizoi me negociata njė marrėveshje lidhur me rajonin Aceh tė
Indonezisė. Unė kam qenė ambasador nė Indonezi dhe e njoh shumė mirė
kėtė rajon. Pra, ky ėshtė njė njeri i jashtėzakonshėm. Pa
parashikuar rezultatin e bisedimeve pėr Kosovėn, mendoj se zoti
Ahtisaari do tė pėrpiqet qė sė pari tė masė temperaturėn dhe tė
krijojė njė ide se cilat janė pozicionet e palėve.
Ėshtė e qartė se Kosova dhe Serbia nuk mund tė kthehen nė situatėn e
viteve 90. Ahtisarit do ti duhet tė shikojė nėse Kosova ėshtė apo
jo e gatėshme pėr pavarėsinė dhe nėse po, nė ēfarė forme. Kėtu ka
disa ēėshtje thelbėsore.
Unė
jam shumė i zhgėnjyer qė gjatė mandatit tė UNMIK-ut kėto 6 vitet e
fundit, nė Kosovė ėshtė bėrė pak pėrparim nė kuptimin e zhvillimit
tė procesit politik dhe tė institucioneve demokratike, tė
pėrfshirjes sė pakicave dhe tė krijimit tė njė klime tė mirė
investimesh.
Ne
e dimė se Kosova nuk ka shumė burime natyrore prandaj duhen gjetur
mėnyra pėr krijimin e vendeve tė punės, pėrveēse duke pėrdorur
paratė qė vijnė nga diaspora. Mė shqetėson shumė fakti qė nė Kosovė
ka patur aq dhunė. Kjo nuk ėshtė mėnyra pėr ti dhėnė besim
komunitetit ndėrkombėtar se njė Kosovė e pavarur do tė ishte
demokratike, do tė respektonte tė drejtat e pakicave dhe do tė ishte
njė fqinjė e mirė pėr vendet rreth saj.
Pėrsa i pėrket Serbisė, zoti Ahtisari do tė bėjė shumė pyetje, pėr
shembull si mendojnė udhėheqėsit serbė se do ti vazhdojnė
marrėdhėniet me Kosovėn pas gjithė atyre gjėrave tė tmerrshme qė
ndodhėn. Njė nga ēėshtjet thelbėsore ėshtė se me cilin do tė
negociojė zoti Ahtisaari nė Serbi.
Ndryshe nga ēndodh me shqiptarėt, nė Serbi nuk ka njė zė tė vetėm,
sepse pjesė tė ndryshme tė qeverisė thonė gjėra tė ndryshme. Mendoj
se Serbisė i duhet tė vendosė se cili ėshtė nė tė vėrtetė pozicioni
i saj.
Zėri i Amerikės:
Si diplomat, ju e kuptoni mė mirė se kushdo tjetėr se sa larg janė
pozitat e shqiptarėve dhe serbėve lidhur me Kosovėn. Mendoni se
zgjidhja pėrfundimtare mund tė jetė diēka e imponuar se sa e arritur
me bisedime?
Robert Gelbard: Nuk e di. Do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė
arritur me negociata ndonjė ēėshtje pėr tė cilėn tė gjithė tė jenė
dakord. Por njė nga gjėrat pėr tė cilėn shqiptarėt duhet tė
reflektojnė thellė ėshtė se do tė ishte nė interesin e tyre qė nė
fund tė fundit ata tė kenė marrėdhėnie pozitive me Serbinė. Shpresoj
se ata e kuptojnė se do tė ishte e padėshirueshme pėr ta qė si
rrjedhojė e asaj qė do tė ndodhė nė Kosovė, nė Serbi tė vijė nė
pushtet partia radikale.
Kjo
do tė krijonte njė situatė tė komplikuar dhe konfrontuese. E
dėshirueshme pėr ta do tė ishte qė, pavarėsisht nga statusi
pėrfundimtar, gjėrat tė pėrfundonin me njė situatė nė tė cilėn ata
tė krijonin marrėdhėnie mė tė mira me Serbinė sepse pėr shkak tė
gjeografisė ata do tė jenė fqinjė pėrjetė. Lidhur me statusin, ėshtė
e vėshtirė tė imponosh diēka nga jashtė sidomos kur kjo do tė duhet
tė miratohet nga Kėshilli i Sigurimit.
Zėri i Amerikės:
Nėse zgjidhja do tė jetė pavarėsi e kushtėzuar, ēfarė natyre do tė
kishin dhe sa konkrete do tė ishin kushtet qė do tė viheshin?
Robert Gelbard: Natyrisht kjo do tė varet nga zoti Ahtisari pėr
tu vendosur me anė bisedimesh por ekziston njė gamė e gjerė
mundėsish. Njė mėnyrė se si e pėrfytyroj unė do tė ishte vendosja e
njė numri standardesh dhe treguesish qė do tė duhej tė
pėrmbusheshin, pra tė jepeshin demonstrime tė qarta pėr arritjet nė
aspektet e institucioneve demokratike, tė institucioneve shoqėrore,
atyre ekonomike, tė drejtave tė pakicave, marrėdhėnieve me fqinjėt e
tė tjera.
Nėse do tė isha nė vend tė zotit Ahtisari, unė do tė kėrkoja prova
konkrete pėr ato qė do tė arriheshin me kalimin e kohės. Njė ide qė
ėshtė diskutuar ėshtė ideja e postit tė njė pėrfaqėsuesi tė lartė si
nė Bosnje, pra qė pėrfaqėsuesi i lartė tė ketė tė drejtėn tė
ndėrhyjė. Por numri i alternativave ėshtė i pafund.
|