|
26 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (25.11.2005) -
Ish presidenti finlandez
Marti Ahtisari tha se ka marrė shumė informacione, tė cilat do tė
krijojnė njė bazė tė fortė pėr bisedimet e ardhshme mbi tė ardhmen e
Kosovės.
Duke folur pas takimeve nė Beograd me presidentin serb Boris Tadic
dhe zyrtarė tė tjerė, zoti Ahtisari refuzoi tė bėnte spekullime
rreth kohės pėr zhvillimin e bisedimeve. Por tha se shpreson qė ti
afrojė dy palėt mė pranė njera tjetrės pėr negociata tė
drejtpėrdrejta nė fillim tė vitit tė ardhshėm.
Zoti Tadic ka sugjeruar ndarjen e Kosovės sipas vijave etnike dhe
rajoneve tė banuara nga serbėt dhe shqiptarėt. Ai dhe udhėheqės tė
tjerė serbė kanė riafirmuar gjithashtu kundėrshtimin e fortė ndaj
kėrkesave tė palės shqiptare pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kanė
ngulur kėmbė qė Kosova duhet tė mbetet pjesė e Serbisė.
Nė
kuadėr tė misionit tė tij zoti Ahtisari do tė udhėtojė nė Mal tė Zi,
Shqipėri dhe Maqedoni.
Kosovė:
kthehen trupat e 41 shqiptarėve tė vrarė
gjatė luftės
26 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (25.11.2005) -
Autoritetet serbe
kthyen nė Kosovė trupat e 41 shqiptarėve tė vrarė gjatė konfliktit
tė fundit tė viteve 90-tė dhe tė varrosur nė varreza masive nė
Serbi.
Trupat iu dorėzuan tė premte autoriteteve tė Kombeve tė Bashkuara nė
zonėn kufitare tė Merdares. Trupat besohet tu pėrkasin shqiptarėve
tė vrarė gjatė konfliktit nė Kosovė, qė pastaj jenė ēuar me kamion
nė njė qendėr stėrvitore tė policisė jashtė Beogradit dhe nė zona tė
tjera pėr tu varrosur nė varreza masive.
Qė
nga zbulimi i varreve, autoritetet serbe kanė nxjerrė 836 trupa dhe
mė shumė se 600 prej tyre ua kanė kthyer familjeve.
Specialistė tė mjekėsisė ligjore thanė se planifikojnė tė bėjnė
analizat e ADN-sė pėr tė pėrcaktuar identitetin e viktimave dhe tua
kthejnė ato familjeve. Ata u kanė bėrė thirrje tė afėrmve tė
personave tė humbur tė japin mostra gjaku pėr tė ndihmuar nė
procesin e identifikimit.
|