|
25 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.11.2005)
Isak Ramadani
Shtetet e
Bashkuara kanė investuar rreth gjysmėn e fondeve tė nevojshme pėr
ndėrtimin e Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė.
Sot ky universitet
ka gjashtė mijė studentė. Interesimi ėshtė i madh pėr tė studjuar nė
kėtė universitet, tė cilin studentėt shkurt e thėrrasin Shtul.
Ambasadorja
amerikane nė Shkup Gillian Milovanovic vizitoi tė mėrkurėn pėr herė
tė parė kėtė universitet dhe tha se ka mbetur shumė e kėnaqur me atė
qė pa.
Ėshtė njė
universitet me sistem dhe mundėsi tė mrekullueshme, u shpreh ajo.
Ambasadorja
Milovanovic u takua me studentė dhe petagogė entuziastė dhe njė ekip
tė shkėlqyer administratorėsh. Ajo tha se do tė vazhdojė
bashkėpunimi pėrmes programit tė Universitetit tė Indianės qė ėshtė
paraparė deri nė vitin 2007.
Rektori
Alajdin Abazi thekson praninė dhe ndihmėn e Agjensisė Amerikane pėr
Zhvillim Ndėrkombėtar qė i jep kėtij universiteti. Rektori Abazi
thotė se Universiteti i Indianės nė Shtetet e Bashkuara ka dhėnė
kontribut tė konsiderushėm qė nga themelimi, ndėrsa tani nė njė fazė
tjetėr po ndihmon nė planifikin e programeve dhe shkėmbimin e
pedagogėve.
Universiteti
i themeluar nė vitin 2001 ka hapur programe pėr studime
pasuniversitare. Ne shpresojmė se SHBA do tė vazhdojnė edhe mė tutje
ta pėrkrahin.
Zoti Abazi
bėn tė ditur se 10 pėrqind e studentėve janė nga Kosova dhe
Shqipėria. Ai flet rreth planeve qė kanė tė bėjnė me hapjen e
programeve tė reja studimore duke theksuar kėtu fillimin tashmė tė
ciklit tė dytė tė studimeve, siē njihen nė bazė tė procesit tė
Bolonjės, studimet pasuniversitare, ndėrsa mė pas studimet pėr
doktoratė.
Nė bazė tė
politikės sė fleksibilitetit tė gjuhėve nė Universitetin e Evropės
Juglindore, numri i studentėve joshqiptarė ose i atyre qė i ndjekin
mėsimet nė gjuhėn maqedonase ėshtė rreth njėzet pėrqind. Njė gjė e
tillė krijon njė ambient tė shumėllojshėm ku raportet ndėrmjet
studentėve tė pėrkatėsive tė ndryshme janė shumė tė mira.
Universiteti
po pėrgatitet ti japė titullin Honoris Causa fituesit tė ēmimit
Nobel me origjinė shqiptare Ferid Murat. Kjo do tė bėhet nė verėn e
vitit tė ardhsėm. Ndėrsa vetėm para pak muajsh Universiteti i
Evropės Juglindore i dha kėtė titull shkrimtarit tė njohur, Ismail
Kadare.
|