|
25
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.11.2005) -
Njėra prej prirjeve
ėshtė rritja e popullsisė. Nė raport thuhet se deri nė mes tė kėtij
shekulli pritet qė popullsia e botės tė arrijė nė 9 miliardė banorė.
Mes zonave qė ka mė shumė tė ngjarė tė pėrjetojnė rritje tė mėdha tė
popullsisė janė territoret palestineze, Nigeria, Jemeni dhe Angola.
Por
rritja e popullsisė nė shumė vende industriale pritet tė bjerė.
Megjithatė, pėrparimet nė fushėn e mjeksisė ndihmojnė qė popujt e
kėtyre vendeve tė jetojnė mė gjatė.
Edhe migrimi ndėrkombėtar luan rol nė formimin e sė ardhmes. Nė
raport thuhet se ekziston njė farė qėndrese, por edhe pranimi nė
rritje i kulturave tė ndryshme. Migrimi po ndėrthur njerėzit me
prejardhje tė ndryshme dhe siē thuhet nė raport po i detyron ata qė
tė gjejnė mėnyra pėr tė bashkėjetuar nė paqe dhe harmoni. Thuhet se
kjo ėshtė mė se e vėrtetė mes tė rinjve.
Ekonomia botėrore po integrohet gjithnjė e mė shumė. Raporti, pėr
shembull, vė nė dukje se kompanitė nė vende me rroga tė larta po i
eksportojnė vendet e punės si dhe shėrbimet nė vendet me rroga tė
ulėta.
Nė
tė njėjėn kohė, Interneti u bėn tė mundur bizneseve qė tė kėrkojnė
nė gjithė botėn pėr materiale me kosto mė tė ulėt. Nė disa raste,
Interneti mund tė ndihmojė kompani tė vogla qė tė konkurojnė me
kompani tė mėdha.
Lidhur me ēėshtje tė tjera, raporti paralajmėron se ekstremistėt
islamikė do tė pėrhapet dhe do tė fitojė mė shumė pushtet. Nė tė
thuhet se ekstremistėt janė zemėruar si rezultat i pėrmbysjes nga
pushteti tė Talebanėve nė Afganistan dhe Sadam Huseinit nė Irak.
Prandaj ka edhe mė shumė tė ngjarė qė nė tė ardhmen tė ketė
revolucione.
Lidhur me ēėshtjen e energjisė, pėrdorimi i naftės pritet tė mbrrijė
nė 110 milion fuēi nė ditė deri nė vitin 2020 nė krahasim me 80
milion fuēi nė ditė qė ėshtė niveli i tanishėm. Nė raport nuk
pėrfillet njė mendim popullor se bota nuk do tė ketė mė naftė. Sipas
raportit, llogaritjet e OPEK-ut tregojnė se 11 vende tė tij anėtare
kanė ende naftė edhe pėr 80 vjetėt e ardhshėm. Madje prodhimi mund
tė shtohet nė vende tė tjera si Kina, Rusia dhe Kazakistani.
Shoqata pėr tė
Ardhmen e Botės e pėrshkruan veten si njė organizatė shkencore dhe
arsimore me rreth 25 mijė anėtarė.
Ajo e ka bazėn nė shtetin
amerikan tė Merilandit.
|