|
25
nėntor
2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.11.2005)
Besim Abazi
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi hodhi poshtė sot ēdo ide pėr
ndarjen e tėrėsisė tokėsore tė Kosovės duke i cilėsuar pėrpjekje tė
tilla si veprime nė kundėrshtim mė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės
por edhe me qėndrimet e bashkėsisė ndėrkombėtare. Komentet e tij
pasuan propozimin qė presidenti i Serbisė Boris Tadiq i ka dorėzuar
sot edhe zyrtarisht qeverisė sė Serbisė si pjesė tė platformės pėr
bisedimet lidhur me statusin e Kosovės.
Presidenti serb, i cili njė javė mė parė e pėrmendi kėtė ide nė njė
takim me presidentin rus Vladimir Putin, sot ka theksuar se nė
Kosovė duhet tė krijohen dy tėrėsi, njė mė shumicė serbe dhe njė mė
shumicė shqiptare, ndėrsa Kosova sipas tij duhet tė mbetet pjesė e
Serbisė. Bashkė me kėtė propzoim ėshtė bėrė e ditur se Beogradi ka
krijuar edhe ekipin e vet tė negociuesve qė do tė udhėhiqet nga
presidenti serb Boris Tadiq, kryeministri Vojislav Koshtunica dhe
ministri I jashtėm Vuk Drashkoviq. Nė delegacion janė pėrfshirė edhe
personalitetet tė tjera tė qeverisė serbe.
Krijimi i delegacionit dhe hedhja e propozimit pėr ndarje tė Kosovės
nė baza etnike, janė bėrė nė tė njėtėn kohė kur nė Beograd po
qėndron i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės
Marti Ahtisaari. Mbrėmė nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Prishtinė,
zoti Ahtisari hodhi poshtė ēdo mundėsi tė ndarjes sė Kosovės, njė
qėndrim ky i shprehur edhe nga zyrtarė tė tjerė ndėrkombėtarė dhe i
pėrmbledhur nė parimet e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn.
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha sot pasdite se propozimi i
zotit Tadiq ėshtė i papranueshėm dhe njėkohėsisht ėshtė thirrje pėr
ripėrtėritje tė konflikteve tė reja nė kėtė pjesė tė Evropės.
Qeveria e Serbisė ka pasur rastin qė njėherė e pėrgjithmonė te
diferencohet nga politikat qė janė krijuar pėr dekada tė tėra nė
Beograd.
Nė
lidhje me politikat etnike qė kanė sjellė deri tek disa luftėra,
gjakderdhje dhe gjenocide. Fatkeqėsisht, Qeveria e Beogradit po
tregon se nuk ėshtė e gatshme qė tė diferencohet nga ato politika
dhe nuk ėshtė ende e pėrgatitur dhe e gatshme tė shkėputet nga ajo e
kaluar dhe tė orientohet, sikurse vendet e tjera tė rajonit drejt
proceseve tė reja historike dhe drejt njė Evrope me vlera tė reja,
tha kryeministri Kosumi.
Zoti Kosumi tha se Kosova i ka kufijt e saj dhe ēdo pėrpjekje pėr
ndarje tė saj ėshtė thirrje e skajshme. Kosova, tha ai, dėshiron qė
nė paqe tė zgjidhė problemet me fqinjėt dhe duke u bėrė njė shtet i
pavarur ajo do tė ndikonte nė ruajtjen e paqes dhe qėndrueshmėrisė
nė rajon.
Ai
tha se ēfarėdo planesh pėr mbetjen e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė,
pavarėsisht se prej nga vijnė, janė tė papranueshme dhe nė
kundėrshtim me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės. Pavarėsia e
Kosovės, theksoi ai, ėshtė e panegociueshme, ndėrsa ēdo pėrpjekje
pėr njė zgjidhje gjysmake qė nuk do tė pėrmbushte synimet e
qytetarėve tė Kosovės, sjell vetėm pasiguri e destabailitet edhe nė
tėrė rajonin.
|