|
24
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (23.11.2005) /
Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė
Kryenegociatori i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti
Ahtisari, u takua sot nė Prishtinė me pėrfaqėsues tė pakicave, veē
me pėrfaqėsuesit e pakicės serbe dhe pastaj me pėrfaqėsuesit e
pakicave tė tjera. Oliver Ivanovic, njė nga pėrfaqėsuesit e pakicės
serbe, tha se dy ēėshtjet kryesore qė kanė ngritur nė takim ishin
kthimi dhe mbijetesa e serbėve nė Kosovė.
Kthimi dhe mbijetesa e serbėve qė nėnkupton siguri mė tė mirė dhe
ekonomi mė tė mirė kėtu, janė cėshtje pėr tė cilat kemi ngulur
kėmbė. Presim qė procesi tė japė pėrgjigje nė kėto cėshtje. Pėr
bisedimet pėrfundimtare, qėndrimet tona varen nga qėndrimi i
Serbisė. Nėse Serbia do tė jetė unike pėr njė grup tė pėrbashkėt, tė
Beogradit dhe tė serbėve tė Kosovės, unė absolutisht nuk e
kundėrshtoj njė mundėsi tė tillė.
Xhezair Murati, pėrfaqėsues i pakicės boshnjake, tha:
Sot patėm mundėsinė tė themi sesi e shohim tė ardhmen e Kosovės,
duke mbėshtetur vullnetin e shumicės, tė bashkėsisė shumicė, por
duke kėrkuar disa tė drejta tė posaēme qė na pėrkasin sipas ligjeve
dhe konventave ndėrkombėtare. Jam optimist se bashkėsia
ndėrkombėtare e kupton shumė seriozisht procesin e statusit tė
ardhshėm tė Kosovės, dhe shpresoj se ne si pakicė, do tė japim
ndihmesėn tonė, duke kėrkuar ato tė drejta qė na takojnė.
Sabit Rrahmani, pėrfaqėsues i ashkalinjve tė Kosovės, vuri nė dukje
se pakicat e tjera, pėrveē asaj serbe, kanė votuar nė favor tė
rezolutės, e cila rikonfirmon vullnetin e popullit tė Kosovės pėr
pavarėsi.
Zoti Ahtisari, pėrfundon sot vizitėn e tij tė parė nė Prishtinė pėr
tė vazhduar negociatat e tipit diplomaci e ecejakeve nė Beograd,
Podgoricė, Shkup dhe Tiranė.
|
|