|
24 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (23.11.2005)
Ēmimet ndėrkombėtare pėr lirinė e shtypit iu dhanė
njė redaktori kinez i dėnuar me burg, njė avokate zimbabviane tė
medias, njė gazetari brazilian pėr ēėshtje ligjore dhe njė gazetari
uzbek nė mėrgim.
Avokatja e shtypit Beatrice Mtetwa u nderua pėr pėrpjekjet e saj nė
mbrojtje tė gazetarisė nė Zimbabve. Komiteti pėr Mbrojtjen e
Gazetarėve tha se zonja Mtetwa ėshtė arrestuar dhe kėrcėnuar nga
qeveria si pjesė e njė fushate pėr ta frikėsuar atė.
Grupi me seli nė Nju Jork nderoi gjithashtu gazetarin e lirė kinez
Shi Tao i cili kaloi 10 vjet nė burgim pasi publikoi shėnimet e tij
nė njė faqe elektronike jashtė vendit.
Komiteti tha se redaktori brazilian Lucio Flavio Pinto ėshtė
pėrballur me barriera civile dhe ēėshtje gjyqėsore kriminale tė
ngritura pėr tė paralizuar njoftimet e tij mbi korrupsionin dhe
shkatėrrimet e ambjentit. Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve nderoi
gazetarėt qė vėnė jetėn e tyre nė rrezik pėr tė kryer detyrėn.
Drejtoresha e kėtij grupi, Ann Cooper tha se liria e shtypit po
keqėsohet pjesėrisht pėr shkak tė luftės kundėr terrorizmit.
|