|
24
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (23.11.2005)
Barry Wood
Evropa Juglindore ėshtė njė zonė ende e brishtė, 7 vjet pas
pėrfundimdit tė luftrave mizore pėr ndarjen e Jugosllavisė. Ndoshta
zona mė e brishtė sot ėshtė Kosova, me status ende tė papėrcaktuar.
Kėto ditė filloi procesi i pėrcaktimit tė statusit, nė se Kosova do
tė ketė apo jo pavarėsi. Administratori i Kombeve tė Bashkuara nė
Kosovė, diplomati danez Soren Jessen Petersen e quan Kosovėn pjesa e
fundit e rebusit Ballkanik. Ballkani mund tė krahasohet sot edhe me
fushėn e shahut.
I
dėrguari i OKB-sė pėr statusin, presidenti finlandez Marti Ahtisari,
bėri vizitėn e tij tė parė nė Prishtinė, nė kuadėr tė procesit tė
negociatave pėr tė ardhmen e Kosovės.
Administratori i OKB-sė, Soren Jessen Petersen thotė se shpreson qė
nė se arrihet njė zgjidhje pėr Kosovėn, gjithė rajoni mund tė
fillojė procesin e integrimit nė pjesėn tjetėr tė Evropės. Kosova,
thotė ai, mund tė jetė pjesa e fundit e rebusit ballkanik.
Konflikti nė Kosovė qė filloi nė fund tė viteve 90, kishte nė
qendėr, ndarjet etnike midis serbėve dhe shqiptarėve, ndarje qė
ende vazhdojnė.
Pėr
zotin Jessen Petersen, Ballkani ėshtė njė fushė shahu, ku shumica e
lojtarėve janė nga rajoni: Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi,
Bosnja dhe Shqipėria. Por disa lojtarė kyē janė jashtė rajonit si
Shtetet e Bahskuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.
Por
ashtu si nė njė lojė shahu, ēdo lėvizje ka ndikim tė gjerė. Nė njė
takim me gazetarėt, zoiti Jessen Petersen u pyet nė se ēfarė ndikimi
mund tė kishte statusi i Kosovės pėr Malin e Zi fqinj.
Nuk mendoj
se Kosova dhe Mali i Zi duhen parė sė bahsku nė tė njejtin kontekst.
Kėto janė dy ēėshtje shumė tė ndryshme. Por ajo qė kanė tė
pėrbashkėt ėshtė se ne tė gjithė kėrkojmė stabilitet nė rajonin e
Ballkanit Perėndimor.
Ashtu si me shahun, ēdo lėvizjeje nė Ballkan i kushtohet vėmendje e
madhe. A do tė ndikojė pavarėsia e Kosovės pėr Malin e Zi,
njė vend qė prej kohėsh po shqyrton mundėsinė e shkėputjes nga
Serbia? Nė se Kosova bėhet e pavarur, a do tė ndjekė tė njejtin
shembull edhe pjesa serbe e Bosnjes?
Forcat e Natos dhe tė Bashkimit Evropian vazhdojnė tė ruajnė paqen
si nė Besnje edhe nė Kosovė. Nė se shqiptarėt firojnė pavarėsinė,
ēfarė mesazhi do tu ēonte kjo shqipėtarėve nė Maqedoni, tė cilėt
para 4 vjetėsh pothuajse kaluan nė luftė civile dhe ku shumė zona nė
kufi me Kosovėn dhe Shqipėrinė, janė rajone tė banuara tėrėsisht nga
shqiptarė. Dhe ēdo tė bėhet me vetė Serbinė, vendi qė fajėsohet pėr
shumicėn e luftrave nė ish Jugosllavi? A do tė ketė edhe pjesė tė
tjera tė Serbisė qė mund tė kėrkojnė shkėputje?
Tė
ndjeshėm pėr pasojat e ndryshimit tė kufijve, Kombet e Bashkuara
duiket se kanė pėrjashtuar mundėsinė e ndarjes sė Kosovės pėrgjatė
vijave etnike.
Zoti Jessen
Petersen ėshtė optimist se mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e
gjėagjezės ballkanike, ku tė gjitha pjesėt do tė pėrputhen me njera
tjetrėn, statusi i Kosovės do tė zgjidhet dhe shtetet e Ballkanit
Perėndimor do tė ecin nė njė harmoi relative drejt Bashkimit
Evropian. Por nė tė njejtėn kohė ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se po luan
njė lojė tė komplikuar me shumė rreziqe pėrpara.
|