|
-
24
nėntor 2005 /TN
-
-
Shkruan: dr.Besnik R. Bardhi
-
-
Ngjarjet e njė pas njėshme qė zhvillohen kėto ditė nė rrafshin
diplomatik ndėrkombėtar, tregojnė qartė se ėshtė shumė afėr
momenti i finalizimit tė disa projekteve shumė tė rėndėsishme
nė Ballkan, e qė kishin mbetur pezull pa u realizuar njė kohė tė
gjatė. Arsyet e njė prolongimi kaq tė gjatė tė zgjidhjes sė
ēėshtjeve vitale nė rajon, siē ėshtė definimi i statusit
pėrfundimtar tė Kosovės, mbetėn enigmė jo vetėm pėr qytetarėt e
thjeshtė !
-
-
Ardhja e z.Ahtisarit nė Prishtinė, bėri njėherit dhe promovimin
e fillimit tė bisedimeve rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės,
pasi qė u dha drita e gjelbėrt nga OKB.
-
-
Si
uvertyrė pėr ardhjen z.Ahtisari nė Prishtinė dhe fillimin e
bisedimeve ishte dhe deklarimi i popullit tė Kosovės nė formė
institucionale, pro pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Kjo dėshirė e kahmotshme mė nė fund u realizua kėto ditė, nė njė
nga seancat e rregullta tė Kuvendit tė Kosovės, ku u
aprovua :REZOLUTA PĖR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TĖ
POPULLIT TĖ KOSOVĖS PĖR KOSOVĖN SHTET TĖ PAVARUR DHE
SOVRAN. Nė fakt, nė kėtė Kuvend, foli vetė populli i Kosovės
me gjuhėn e deputetėve shqiptarė tė zgjedhur me votė e lirė.
-
-
Edhe kėsaj radhe. si shumė herė mė parė, populli i Kosovės
shprehu pėrcaktimin historik pėr ardhmėrinė e vetė. Mė kėtė
rast edhe njė herė u tha prerazi se Kosova nuk ka dėshirė tė
jetė koloni e askujt, e aq mė pak e Sėrbisė.
-
-
Sėrbia, ka humbur ēdo tė drejtė tė qeverisė kėtė vend.
Gjakderdhjet dhe vuajtjet permanente gjatė njė shekulli nėn
sundimin sėrb, kan krijuar te populli i Kosovės mosbesim tė
plotė pėr ēfarėdo opsioni sėrb qė ka tė bėjė me fatin e kėtij
vendi. Njė shekull i tėrė nėn represion dhe vuajtje biblike,
ėshtė mė se e mjaftueshme qė tė thuhet njė JO e madhe
rikolonizimit dhe opsioneve djallėzore sėrbe.
-
-
Pėrderi sa republikat tjera si motra slave nė ish Jugosllavi
fituan pavarėsinė e plotė, populli i Kosovės, me shumicė
absolute jo sllave, mė sė pakti ka arsye tė qėndroj sėrish nėn
tutelėn sėrbe. Krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, e
krijuar nė vitin 1918, prej kur dhe daton sundimi sėrb nė kėto
troje, u shkatėrrua definitivisht gjatė luftėrave nė dekadėn e
fundit tė shekullit tė 20-tė.
-
-
Shqiptarėt dhe Sėrbėt mund tė jenė ndoshta fqinjė tė mirė, por
mė kurrė nuk do tė jenė nė raporte si kan qenė mė parė, ku
shqiptarėt ishin nė pozitėn e tė nėnshtruarit.
-
-
Nė
Europėn moderne tė shek. XXI, ku bėhen integrime positive, nuk
duhet lejuar sėrish krijimin e kolonive. Ajo kohė pėrendoi njė
herė e mirė,ajo ishte epoka e turpit tė njerėzimit.
-
-
Para se tė fillohet me bisedimet rreth statusit definitiv tė
Kosovės, ėshtė e domosdoshme tė ja rikujtojmė palės sėrbe tė
dhėnat tė cilat flasin qartė se nė fund tė shek. 19-tė dhe nė
fillim tė shek 20-tė, Sėrbia okupoj tokat shqiptare, tė cilat
edhe sot ndodhėn nėn jurisdikcionin sėrb.
-
-
Ajo kurr nuk u ndėshkua nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr masakrat
dhe pėr tokat e grabitura shqiptare nė atė kohė.Sa pėr ilustrim,
se si ėshtė vepruar nė atė kohė me shqiptarėt etnik dhe tokat e
tyre ,mjafton tė shfletohėn librat e shkruara nga vet autorėt
sėrb tė asaj kohe si: Nikola P.Iliq, nė veprėn,
Oslobodjenje juzne Srbije , Vidosava Nikoliq Stojanoviq, nė
veprėn Leskovac i oslobodjeni predeli , Jovan Haxhi
Vasiljeviq , Arnautska Liga , Beograd, 1908, Stefan. L.
Popoviq nė veprėn Putovanje po novoj Srbiji shkruan:
-
-
Derisa familjet shqiptare iknin dhe tėrhiqeshin nė luginėn e
lumit tė Moravės jugore, nėpėr tė ftohtė tė madh, pran rrugės,
nėpėr grykėn e Gurdulicės deri te Vranja dhe Kumanova ,
shiheshin fėmijė tė hedhur dhe tė vdekur dhe pleqė tė ngrirė.
Tėrheqja ka qenė tragjike, kuajtė dhe qetė tėrhiqnin ngadal
qerret nėpėr borė, sepse saja ka pasė pak. Disa fėmijė tė
hudhur, tė humbur apo gjysmė tė vdekur nga lodhja dhe uria kanė
qenė tė enjtur dhe tė fryrė si tupan, disa vdisnin atėherė kur
tanėt i ushqenin ose pas ngrėnjės .
-
-
Faktet qė shėnohen nė kėto vepra tė autorve sėrbė, janė
argumentet mė bindėse se si u humbėn ato toka dhe ēfarė ndodhi
me popullatėn autoktone shqiptare.
-
Tendenca e Beogradit pėr tė shkėputė viset shqiptare dhe pėr tė
ja bashkangjitė trungut tė vetė nuk ka tė ndalur. Familjet
shqiptare qė u dėbuan me dhunė nga pushteti sėrb asokohe nga
trojet e veta etnike, edhe sot kan dokumentacionin pėrkatės pėr
pronėsinė e tokave, si nė Nish, Leskoc, Prokupje, Kurshumli
-
-
Pėrderisa bashkėkombasit Qamė, tė njejtin problem me Greqinė, e
aktualizuan nė instancat mė tė larta shtetėrore dhe
ndėrkombėtare, shqiptarėt e pėrzėnė nga trojet e veta nė viset
e lartėpėrmendura asnjėherė nuk ndėrmorren asnjė veprim
denoncues ndaj Serbisė apo zbardhjės sė tė vėrtetės dhe
masakrave tė atyre viteve tė kryera nė formė institucionale nga
pushteti sėrb.
-
-
Ėshtė shumė indikative pse tolerohen sjelljet gllabėruese tė
Sėrbisė gjatė njė shekulli !
-
-
Shumė manipulohet me faktin e ekzistimit tė kishave dhe
manastireve ortodokse nė Kosovė. Ky eshte aduti kryesor i
palės sėrbe pėr kėrkesat e tyre ndaj Kosovės.
-
-
Shtrohet pyetja ?
-
-
Pse Turqia e cila sundoj kėtu 500 vite me rradhė, asnjė herė
nuk shfaqi pretendime dhe nuk kėrkoj kthim tė sėrishėm nė
Kosovė, edhe pse kėtu ka njė trashigemi tė pasur tė objekteve
kulturore, fetare dhe njė numėr tė konsideruar tė popullit tė
vetė ?
-
-
Pse Sėrbia si ish okupatore , e fundit nga rradha nė Kosovė, tė
ketė tė drejtėn exclusive tė pyetet pėr fatin e Kosovės. Kjo
pyetje i drejtohet Beogradit i cili vazhdimisht trumpeton se
Djepi shpirtėror i tyre na qenka Kosova. Me siguri shqiptarėt
nuk janė ata qė ranė nga qielli dhe u vendosėn nė kėto hapsira.
-
-
Gjithė ato monumente fetare nė Kosovė, qė pretendon Sėrbia ti
shpall tė vetat, janė ruajtur gjatė shumė shekujve nga vetė
shqiptarėt, duke e ditur se nė ato themele, tė parėt tanė tė
krishterė ngritėn tempujt e tyre, e qė mė vonė okupatorėt e tė
gjitha ngjyrave gjatė historisė i adoptuan pėr qėllimet e tyre
politike.
-
-
Pra e gjithė kjo lojė qė bėnė sot Sėrbia kinse pėr djepin
e tyre nuk ėshtė asgjė tjetėr veē njė grackė e madhe pėr ata
qė nuk e njohin dhe nuk duan ta njohin realitetin.
-
-
Kjo lojė e ndyer , ka pėr qėllim qė tė infiltrohet popullata
sėrbe nė enklava, kryesisht rreth kishave dhe manastireve
ortodokse. Kėto enklava , sipas skenarėve sekret sėrb, pas
pėrcaktimit tė statusit definitiv tė Kosovės , do tė jenė si nė
kohėn e Millosheviqit dhe gjatė historisė, vatra tė cilat do tė
shkaktojnė tensione ndėretnike dhe politike. Kėto do tė jenė
metastaza kanceroze nė trungun e brishtė tė shtetit tė ri tė
Kosovės.
-
-
Kjo strategji sėrbe e njohur nga e kaluara dhe e cila recidivon
edhe sot ėshtė shumė e njohur nga shqiptarėt e Kosovės, por
shpresojmė tė mos anashkalohet nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe
nga lidershipi negociues Kosovar.
-
-
Ėshtė koha e fundit qė Beogradi zyrtar tė japė sinjale tė
forta se mė nė fund do tė hjekė dorė nga politika
ekspanzioniste. Sėrbia duhet tė vazhdoj rrugėn e vetė drejt
mirėqenjės pa Kosovėn. Vetėm me njė rezonim tė drejtė dhe tė
sinqert mund tė prosperoj jo vetėm populli sėrb, por i tėrė
rajoni i Ballkanit. Ėshtė turp historik i palės sėrbe tė
riaktualizoi qėshtjėn e rikolonizimit tė Kosovės. Koha ėshtė tė
kėrkoj falje pėr gjithė ato tmerre qė i shkaktoj popullit
shqiptar, jo vetėm nė luftėn e fundit.
-
-
Historia e hidhur me plotė luftėra tė pėrgjakshme nė Ballkan,
pėr fat tė keq ėshtė e lidhur ngushtė me Sėrbinė. Kjo mban
llogari pėr tė gjitha luftėrat nė kėto treva. Historia mėsohet
pėr tu mos pėrsėritur.
-
-
Tė
gjitha adutėt pėr bisedime ndodhėn nė duartė e palės shqiptare,
mjafton qė tė punohet nė mėnyrė tė zgjuar dhe tė prezantohen
drejtė tė gjitha faktet relevante ku dominon forca e
argumentit. Ne nuk kemi arsye tė trillojmė historinė, historia
ėshtė njė, si e vėrteta.
-
-
Dėshira historike e kėtij populli ėshtė qė jetoj i qetė dhe i
lire nė tokėn e vetė. Populli i Kosovės ėshtė i gatshėm tė
udhėheq me vetėn dhe shtetin e vetė. Kosova e pavarur, e cila
si e tillė doemos duhet tė krijohet, nuk ka aspirata ndaj
fqinjėve dhe nuk ka arsye objektive askush tė brengoset pėr
krijimin e saj. Integriteti i Kosovės duhet tė ruhet dhe tė
garantohet nga fuqitė e mėdha, sidomos nga NATO, pėr shkak tė
historisė sė sajė dhe rrezikut qė i kanosėt nė vazhdimsi.
-
-
Populli shqiptar, gjithnjė gjatė historisė ka qenė i orjentuar
kah pėrėndimi , andej ku dhe e ka vendin. Pėrėndimi duhet tė
kuptoj kėte fakt dhe tė mos lejoj asnjėherė nė tė ardhmėn tė
nėpėrkėmbėt ky popull dhe ky vend, as nga vorbullat aziatike dhe
as nga popujt fqinjė gllabėrues.
-
-
Mjaftė ėshtė derdhur gjak nė Kosovė, koha ėshtė ti kthehemi
realitetit tė shek. XXI dhe integrimeve euroatlantike.
-
-
-
Gjakovė,23.11.2005
|
|