|
-
24
nėntor 2005 /TN
-
-
Intervistoi:
Mr Albert Marjakaj
-
-
Ėshtė
ēėshtje tepėr e dhimbshme se mediet tona jo vetėm se nuk i
shėrbejnė vlerės, por janė duke e rrenuar atė. kemi nevojė pėr
debate publike, pėr kritika ndaj dukurive jo tė mira. Si dukėt
nuk ka as tė interesuar ta mbajnė gjallė traditėn e organizimit
e lere mė hiq se hiq ta avansojnė atė.
Gazetat dhe televizionėt e radiot,
hapėsirėn e tryre tė kulturės ia kushtojnė shumė mė shumė kur
martohet njė artist i Hollivudit apo kur ndahėt se sa njė libri
ose ndonjė shfaqje qė kanė vlera vėrtet.
-
-
-
Nė
ketė intervistė do tė flasim vetėm pėr letėrsinė dhe problemet
kulturore.
-
Pyetje: Ku ėshtė letėrsia shqipe sot?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Po ta them tė vertetėn mbi tė gjitha ato veshtirėsi qė kaloj
populli ynė , mund tė them, me plot kuptimin e fjalės, se ka
emra tė letėrsisė tė cilėt lanė gjurmė dhe mė gjerė se jasht
hapsirave shqiptare. Duke pasur parasysh rrethanat dhe cenzurėn
, pastaj problemet e shkollimit Letėrsia Shqiptare u krijua si u
krijua. Kemi disa emra tė cilėt e ngriten nė njė shkallė tė
lartė artin bashkėkohorė, qė pėr mua kjo ishtė gjenerata e artė.
-
-
Pyetje: Pas Rilindjes kombėtare nė letėrsinė shqiptare doli njė
emėr i madh i letrave shqipe , Ismail Kadare , veprat e tė cilit
janė tė pėrkthyera nė mbi 30 gjuhė. A mendoni se do ta marrė
ēimin Nobel, pasi qe disda herė ėshtė kandidat?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Do tė ishte nderė i madhė pėr ne si komb Kadare Nobelist. ėshtė
e vėrtetė se ai, ėshtė ambasadori i kulturės shqiptare, ai disa
herė ishte kandidat pėr ketė ēmim, por akoma nuk ka marrė
nobelin. Noshta se ai vie nga ballkani dhe ėshtė shqiptar si njė
polpull i vogel, kjo mund tė ketė qenė edhe arsye, por Unė
mendoj se ēmimin Nobel Kadare padyshim e meriton. Deri nė njė
fare mase ėshtė politizuar ky ēmim nėse mund tė thuhet, po e ka
edhe arsye tjetėr.
Unė si njė qytetar nė radhė tė parė e pastaj edhe si shkrimtar
jam optimist se do tė jetė Nobelisti i tretė shqiptarė zoti
Kadare, gjė qė ėshtė shumė me rendėsi pėr letėrsinė shqipe nė
pėrgjithėsi, mbase do tė pėrktheshin nė gjuhėt e mėdha tė botės
edhe disa autorė tė tjerė tė cilet padyshim nuk dallojnė nga
shkrimtaret e mėdhenjė Evropjan e botėror.
-
-
Pyetje: Cilat janė trendet e zhvillimit tė letėrsisė sė sotme nė
Kosovė, Shqipėri e ku jetojnė shqipetarėt?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Ta them tė vertetėn ka shumė njerėz qė sot merren me ketė qė unė
e quaj fryt i mendjės sė njeriut. Shkruhet disi por Unė mendoj
se kemi njė krizė nė identitetin artistik. Janė krijuar disa
qarqe tė caktuara tė cilat fabrikojnė libra pa kurrfarė
kriteresh, vlere artistike dhe mjerisht ato publikohen,
reklamohen dhe lavdohen me fjalėt mė tė mėdha.
Shqetėsim qė duhet ta kemi tė gjithė ėshtė se shqiptarėt nė njė
hapėsirė ku jetojmė jemi populli i vogėl dhe po tė jemi bashkė
dhe bėjmė pak e lere pėr mė keq flas kryesisht pėr Kosovėn,
janė disa grupe e nėngrupe tė cilėt nėn patronatin e ndonjė emri
tė njohur krijojnė njėfarė identiteti tė improvizuar. Si duket
brezi mė i vjetėr nuk po mund ta marr vetėn dhe tė mirret punė
por janė shkapėrderdhur dhe shkelin dhe shajnė njėritjetrin. I
kanė ngatėrruar kritiken dhe sharjen.
-
-
Pyetje: Kalojmė pak tek opinioni, cili ėshtė roli i medies nė
ngritjėn e kulturės sė mirėfilltė letrare?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Ėshtė ēėshtje tepėr e dhimbshme se mediet tona jo vetėm se nuk i
shėrbejnė vlerės, por janė duke e rrenuar atė, me gjithė fuqinė
qė kanė duke e fuqizuar shundin po krijojnė njė amulli nė
identitetin artistik.
Gazetat dhe televizionėt e radiot,
hapėsirėn e tryre tė kulturės ia kushtojnė shumė mė shumė kur
martohet njė artist i Hollivudit apo kur ndahėt se sa njė libri
ose ndonjė shfaqje qė kanė vlera vėrtet.
-
Ana
tjetėr e medaljės sė kėsaj tė keqe ėshtė se mediet e pėrgatisin
opinionin se kjo na qėnka artistike. Televizionet kryesishtė u
krijojnė hapsirė labevet me njė kafe ose kush a mai forti, kurse
gazetat vipave tė ashtuquajtur.
-
-
Pyetje: Ekzistojnė edhe organizata tė ndryshme tė shkrimtarve.
Ju keni qenė sekretar i pėrgjithshėm i Lidhjės sė Shkrimtarve tė
Kosovės , pse keni dhėnė dorėheqje?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Kur jemi tė organizatat e shkrimtarve, me keqardhje duhet ta
themi se nė to ka njerėz tė cilėt pak dinė pėr letėrsinė e
mirėfilltė, por se nė to kanė hyrė pėr qellime tė tjera. ėshtė e
vėrtet se kam qenė sekretar i pėrgjithshėm i LSHK-sė, por e kam
berė publike dorėheqjėn time dhe nuk dua tani tė flas mė pėr
ketė por nėse me kerkohet nga ndonjė mekanizėm relevant jam i
gatshėm tė pėrballem pėr ēdo presje qė kam thėnė.
Eshtė fakt se si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri dhe Maqedoni
janė disa njerėz qė i kanė pėrvetėsuar lidhjet e shkrimtarve.
Mendoj se kėtu deshtimi ėshtė kolektiv, jo vetėm i akterėve pasi
nuk ka debate nė asnjė fushė, as reagime serjoze. Si dukėt nuk
ka as tė interesuar ta mbajnė gjallė traditėn e organizimit e
lere mė hiq se hiq ta avansojnė atė.
Disa herė kam shkruar nė mėnyrė qė ta sensibilizoj opinionin e
paktė tė interesuar pėr kulturėn. Kam bindjen se nėse nuk
nryshohet kjo situatė e pėr fat tė keqė nuk duket njė disponim i
tillė, se do tė humbet edhe ajo qė u krijua me mund tė madh.
Meritoret e kėsaj gjendje duhet ti ulim ngase po vinė gjithnjė
duke u shumuar.
-
-
Pyetje: Megjithatė ndahėn edhe ēmime, si i komentoni ju kėto?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Pėr faqe tė zezė, mė dukėt se tani mė dhėnja e ēmimėve ėshtė
bėrė njė rutinė, kur shumė herė ēmimi nuk jepet pėr veprėn mė tė
mirė, juria as qė i lexon bile veprat e disa emrave tė mdhenjė,
por jepet pėr ta rehabilituar laueratin e ēmimit. Kėtė e kam
thenė edhe nė mediet shqiptare e tė Kosovės dhe prap e
pėrserita. Kėto skandale edhe mė tej thellojnė krizėn e
identittetit, sepse e them mediet shumica janė duke i berė njė
shėrbim tė keq atdheut nė ketė drejtim. Duhet thėnė se njerėz me
njė nam grada shkencore e me njė turrė vepra pa konsiderat ndaj
vlerave ngrisin kiqin. Pėr kėtė mendoj se kam fakte tė bollshme,
por pėr hirė tė etikės sime nuk do ti pėrmend kėsaj radhe.
-
-
Pyetje: Sa bėjnė institucionėt pėr ndryshimin e kėsaj gjėndje jo
tė mirė?
-
-
Jeton
KELMENDI:
E dimė se arti letrar ėshtė lėmia mė e nepėrkembur dhe mė nė
mjegull, nė shoqėrinė tonė. Kam fjalėn pėr atė nė kuptimin e
plotė tė fjalės. Pak bėjnė institucionėt tona qoftė kėndej apo
andej kufrit, pak bejmė edhe ne si shkrimtarė dhe pak jemi tė
interesuar ta ndryshojmė, kjo ėshtė mė e keqja. Kisha pėr tė
thenė se njė kėngėtar qė mė sė paku din se qka ėshtė kėnga,
ėshtė mė i popullarizuar se sa shkrimtari, regjisori apo
piktori i mirėfilltė. Keq por kjo ėshtė e vėrtetė. ėshtė pėrzier
siq thot populli shapi me sheqerin.
-
-
Pyetje: Pse kjo heshjte e njerėzve tė merituar qė dikur qonte
peshė fjala e tyre?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Mendoj se ka disa arsye tė heshtjės sė tyre, nga natyra disa nuk
janė tė imponuar, rrethanat e kėrkojnė njė gjė tė tillė, disa
kanė rėnė nė gurė grype, e disa tė tjerė frigohen edhe nga hija
e vet. Ndoshta, edhe vetjakizmi dhe xhelozia janė faktorė qė
ndikojnė nė pajtimin nėse mund tė thuhėt nė njė farė mėnyre me
kėtė kaos. sido qe tė jetė ėshtė shumė e kushtueshme fjala e
tyre qė nuk degjohet edhepse ndoshta nuk e ka fuqinė qė dikurė e
kishte, mirpo opinjoni do ta kishte qė qartė se cili ėshtė
mendimi i tyre.
Nuk ka justifikim tjetėr pos kėtij se heshtja nė njėfarė mase
d.m.th. pajtim me realitetin e tillė tė krijuar dhe kėshtu le tė
mbesė. secili mund tė thotė Unė nuk mund ta ndryshoj, por si tė
bėhen bashkė padyshim do tė ndėrronte diēka pėr tė mirė.
-
-
Pyetje: Ku janė dhe sa mbėshtetėn krijuesit e rinj nga
mekanizmat relevant?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Gjithkund janė dhe askund nuk janė. E vėrteta ėshtė se ka
thyerje nė mes tė gjeneratave dhe tė rinjėt padyshim janė nė
njė gjendjė tė vėshtirė shikuar nga njė aspekt. Eshtė e
rėndesishme qė tė ketė njė kotinuitet tė vazhdueshėm tė
krijuesve, mirėpor pėr njė pjesė tė krijuesve tė rinj realiteti
ėshtė mė ndryshe.
Shumė nga ta njohin sė paku njė gjuhė tė madhe botėrore, sa pėr
ta ditur se ku ėshtė njerėzimi, prandaj kanė mundeėsi tė jenė mė
bashkėkohor, mė tė afėrt me kohėn, por ka edhe njė pjesė qė nuk
ėshtė e interesuar tė dal nga rrethi vicioz i krijuar vite mė
parė. Sido qe tė jetė ka tė rinjė qė kan pėrparuar por
individualishtė. E vėrtėta qėndron nė atė se kėtu nė Kosovė nuk
ka as botues mė qė e merr librin dhe e boton me financimin e
botuesit e lere mė te ja siguroj ndonjė honorar. Libri pastaj do
tė mbyket se nuk e lexon kush dot e kėshtu me radhė janė
shqetsimet...
-
-
Pyetje: Pse jeni kaq i rrebeluar?
-
-
Jeton
KELMENDI:
Jo, nuk mendoj se jam i rrebeluar asesi, por mbroj mendimin se
obligim moral e intelektual e kemi qė ti luftojmė kėto vese tė
shėmtuara. Arma ime ėshtė kjo, qė ku tė shoh keq tė them se nuk
ėshtė mirė.
-
Kam
fjalėn aty ku e di. Pėr mua ēdo ai njėri qė e dinė sė ėshtė
keq njė gjė dhe nuk e thotė hapur ai mė sė paku i duhėt
shoqėrisė. ėshtė e vėrtet se nė shoqėrinė tonė kritika merrėt si
armiqėsore dhe pastaj me gjithė qenien e tyre do tė provojnė tė
hakmerren me ose pa tė drejtė, pa zgjedhur metoda, mirpor kjo
ėshtė edhe ajo qė na la kėtu ku jemi sot.
Nuk mendoj se duhet tė heshtim. Shkurt, kemi nevojė pėr debate
publike, pėr kritika ndaj dukurive jo tė mira. Duhet studiuesit
e kritiket ta kenė guximin qė tė thellohen nė studime dhe jo tė
merren vetėm me historinė e letersisė. Tė thuhet troq, ky apo ai
liber ėshtė kėshtu apo ashtu, qoftė i mirė apo i keq, ėshtė i
tillė, natyrishtė duke vėnė arsyen mbi bazėn e vlerės dhe
parimit tė kritereve.
|
|