|
- 23
nėntor 2005 /TN
-
-
Studimet pėr
gazetari qė po i kryejnė jashtė, i kanė pajisur me stil
gazetaresk. Po kaq e rėndėsishme sa studimet qė kanė kryer,
ėshtė pėr ta edhe njohja e historisė pėr tu kompletuar si
gazetarė
-
-
Nazmi LUKAJ
-
-
1.
-
Nėpėr mediat tona,
pas luftės, janė angazhuar njė numėr i madh i gazetarėve tė
rinj, disa prej tė cilėve edhe po shquhen si shumė tė talentuar.
Mirėpo, sa herė qė ndeshen me fakte historike, kėta po
ēalojnė, sepse sheshit po vėrehet se shumė pak janė tė pajisur
me informacion nga kjo fushė. Po ashtu, u mungojnė edhe
informacionet pėr politikėn e paraluftės. E kėto dy elemente
janė shumė tė rėndėsishme pėr tu bėrė njė gazetar a publicist i
mirėfilltė.
-
-
P.sh., njė gazetar i
ri dhe shumė i talentuar, para nja dy muajsh, nė njė emision tė
tijin e kishte ftuar njė politikan serb nga Kosova. Nė shumė
raste, ky gazetar e shpartalloi atė. Por, duke mos qenė njohės
i mirė i historisė kombėtare, e as i asaj ballkanike, e bėri njė
gaf tė rėndė.
-
-
Populli shqiptar dhe
populli serb nuk kanė jetuar gjithmonė nė kėto troje, sepse edhe
serbėt, edhe shqiptarėt kanė lėvizur. Pse insistoni se Kosova
duhet tė jetė pjesė e Serbisė?, e pyeti atė. Po tė ishte
njohės i mirė i historisė kombėtare dhe ballkanike, nuk do tia
formulonte pyetjen kėshtu.
-
-
Se dihet kur kanė
ardhur serbėt nė Ballkan, dhe prej nga kanė ardhur. Dhe,
historikisht, dihet se shqiptarėt gjithmonė kanė jetuar nė kėto
troje. Pra, janė serbėt ata qė kanė lėvizur, por jo shqiptarėt.
Ky ishte njė gaf qė assesi nuk do tė duhej ti ndodhte.
-
-
2.
-
I njėjti gazetar,
sėrish nė njė intervistė me njė politikan tė Serbisė, bėri edhe
njė tjetėr lėshim profesional. Edhe serbėt kanė qenė shpeshherė
viktima tė shqiptarėve, pėrgjigjet pėrafėrisht politikani nga
Serbia, duke dashur ti ikėn insistimit tė gazetarit se a duhet
tė kėrkojė falje qeveria serbe pėr dhunėn dhe gjenocidin qė ka
ushtruar nė shqiptarė.
-
-
Nė kėtė rast,
gazetari ėshtė dashur menjėherė tia bėjė pyetjen: Nė ēetapė
paska ndodhur ky viktimizim i serbėve nga shqiptarėt? Ai
(politikani nė fjalė) do tė zihej nė zgripc, sepse sdo tė mund
ta gjente argumentin pėr ta justifikuar pėrgjigjen. Raste tė
gjenocidit qė kanė bėrė shqiptarėt nė serbė, nuk do tė mund tė
gjente nė asnjė periudhė kohore.
-
-
Po tė kishte qenė i
pajisur edhe me faktet historike, atėherė intervistat e bėra nga
ky gazetar shumė i talentuar, do tė dilnin shumė mė tė
suksesshme, kurse politikanėt serbė tė intervistuar do tė
mposhteshin plotėsisht. Prandaj, gazetarėt e rinj e publicistėt
duhet ta kenė shumė tė qartė se nuk do ta arrijnė kurrė zenitin
qė synojnė, nėse nuk pajisen mirė me informacione nga fusha e
historisė kombėtare, ballkanike e botėrore. Kėtė duhet ta kenė
parasysh tė gjithė gazetarėt dhe publicistėt e rinj.
-
-
Kėtė duhet ta ketė
parasysh edhe gazetari qė ėshtė mė i shquari dhe mė i talentuari
prej tyre. Studimet pėr gazetari qė po i kryejnė jashtė, i kanė
pajisur me stil gazetaresk. Po kaq e rėndėsishme sa studimet qė
kanė kryer atje, ėshtė pėr ta edhe njohja e historisė pėr tu
kompletuar si gazetarė.
|
|