|
23 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.11.2005) -
Besim Abazi, Prishtinė
Pėrfaqėsuesit e Kishės Ortodokse serbe nė Kosovė thanė sonte se
prania ndėrkombėtare edhe mė tej ėshtė e domosdoshme nė Kosovė pėr
mbrojtjen e tempujve fetar dhe tė pakicės serbe.
Kėto komente ata i bėnė pas takimit me tė dėrguarin e posaēėm tė
Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisari i cili
vizitoi manastirin e Deēanit nė Kosovėn perėndimore. Ai tha shkurt
se ėshtė i kėnaqur me mundėsinė pėr tė vizituat manastirin dhe pėr
tė biseduar me udhėheqėsit e tij pėr gjendjen nė Kosovė dhe
pikėpamjet e tyre.
Peshkopi Teodosije, njė nga drejtuesit e manastirit tha se edhe
gjashtė vjet pas luftės nė Kosovė ende nuk ka liri tė mjaftueshme tė
lėvizjes e as tė punės dhe veprimtarisė.
Edhe mė tej
ėshtė e nevojshme mbrojtja ndėrkombėtare e manastireve tona dhe
prania e dukshme e forcave tė KFOR-it dhe presim qė nė bisedimet e
ardhshme pėr statusin e Kosovės tė ketė siguri pėr tempujt fetar"-
tha peshkopi Teodosije.
I
dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės,
Marti Ahtisari e quajti sot fillim tė mirė edhe takimin e parė tė
tij me ekipin e negociuesve tė Kosovės, tė cilėt i kanė paraqitur
zotit Ahtisari pozicionet e tyre kundruall procesit tė negocimit tė
statusit tė Kosovės, qė siē ėshtė thėnė nė dokument duhet tė jetė
pavarėsia e saj.
Zoti Ahtisari nesėr pritet tė takojė edhe pėrfaqėsuesit politikė tė
komunitetit serb, ata tė pakicave tjera nė Kosovė dhe pėrfaqėsuesit
e vendeve tė Grupit tė Kontaktit.
|