|
22
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.11.2005),
Armand Mero
Parlamenti
shqiptar miratoi sot pasdite nje rezolute tė posacme pėr Kosovėn me
anė tė sė cilės shprehet shpresa se rezultati i bisedimeve pėr
statusin do tė reflektojė aspiratat dhe vullnetin e lirė tė
qytetarėve tė Kosovės pėr njė shtet tė pavarur dhe demokratik.
Rezoluta u miratua me votėn pro tė tė gjithė deputetėve nė sallė
Parlamenti i Shqipėrisė mbėshtet vullnetin e lirė tė popullit tė
Kosovės i cili ėshtė shprehur tashmė pėr pavarėsi dhe shpreson
fuqishėm se nga procesi i bisedimeve do tė dalė njė rezultat i
qėndrueshėm i cili reflekton aspiratat dhe vulllnetin e lirė tė
qytetarėve tė Kosovės pėr njė shtet tė pavaruar demokratik dhe
europian. Ky ėshtė thelbi i sė miratuar sot pasdite me mbėshtetjen e
deputetėtve tė tė gjitha krahėve tė politikės.
Teksti i rezolutės kaloi nė disa faza tė cilat u shoqėruan dhe me
debate, veēanėrisht mes pėrfaqėsuesve tė opozitės sė majtė dhe
ministrit tė jashtėm shqiptar Besnik Mustafaj, lidhur me luhatjet nė
pėrkufizimet e qėndrimit zyrtar tė Tiranės rreth kėtij problemi dhe
veēanėrisht me pėrdorimin e termit pavarėsi e kushtėzuar.
Rezoluta ishte miratuar nė parim prej shumė ditėsh por ajo iu
nėnshtrua dhe disa modifikimeve tė tjera, ku nė krahasim me tekstin
e parė, nė atė tė miratuar sot nga parlamenti ishte shtuar edhe njė
paragraf tjetėr ku theksohej mbėshtetja e vullnetit tė lirė tė
popullit tė Kosovės i cili ėshtė shprehur tashmė pėr pavarėsi. Ku
paragraf nė tė vėrtetė ka zėvendėsuar njė cilėsim tė mėparshėm mė tė
pėrgjithshėm qė fliste pėr parimin e vetvendosjes me vullnetin e
lirė e tė shprehur qartė tė qytetarėve, por ku mungonte pėrdorimi i
termit pavarėsi.
Pjesa tjetėr e rezolutės ėshtė njė vlerėsim pėr rolin e faktorit
ndėrkombėtar. Nė tė pėrshėndetet vendimi i Kėshillit tė Sigurimit
tė Kombeve tė Bashkuara pėr fillimin e bisedimeve pėr pėrcaktimin e
statusit si dhe vlerėsohen pėrpjekjet e institucioneve tė Kosovės
dhe banorėve tė saj nė ndėrtimin njė Kosove demokratike e
multietnike.
Parlamenti nėpėrmjet rezolutės inkurajon dhe mbėshtet nisma e
projekte konkrete tė qeverisė qė do tė ndihmonin zhvillimin
ekonomik, shoqėror dhe kulturor tė Kosovės dhe do tė intensifikonin
dialogun dypalėsh dhe shumėpalėsh nė rajon dhe nga ana tjetėr
mbetet i angazhuar nė veporimin e tij diplomatik gjatė periudhės sė
bisedimeve pėr pėrcaktimin e statusit.
|