|
22 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.11.2005),
Linda Karadaku-Ndou
Kryenegociatori i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės,
ish-presidenti 68 vjecar finlandez, Marti Ahtisari, bėri tė qartė me
tė mbrritur nė aeroportin e Prishtinės se do tė dėgjojė kėtė herė
pikėpamjet e palėve tė pėrfshira nė proces. Zoti Ahtisari, i
shoqėruar nga diplomati austriak Albert Rohan, u takua sonte me
shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen dhe pritet tė takohet me
komandantin e KFOR-it, Giuseppe Valotto. Zoti Ahtisari u prit me
protestė nga lėvizja Vetėvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, e cila
ėshtė kundėr negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Kryenegociatori i Kombeve tė Bashkuara pėr bisedimet pėr statusin e
Kosovės, Marti Ahtisari, pritet tė takohet nesėr me grupin
negociator tė Kosovės tė kryesuar nga presidenti Rugova dhe me
pėrfaqėsues tė partive politike- shqiptare dhe serbe. Zoti Ahtisari
do tė vazhdojė mė pas vizitat nė Beograd, Podgoricė, Shkup dhe
Tiranė.
Grupi negociator i Kosovės i quajtur grupi i unitetit, u takua sot
nė Prishtinė dhe miratoi dokumentin mbi pozicionin e Kosovės pėr
statusin e vendit, i cili do ti dorėzohet zotit Ahtisari, gjatė
takimit tė parė tė kėtij delegacioni nesėr nė Prishtinė. Po sot,
parlamenti i Kosovės miratoi nismėn e grupit parlamentar tė Aleancės
pėr Ardhmėrinė e Kosovės pėr hartimin e projekt-Kushtetutės sė
Kosovės.
Ndėrkohė nė Beograd, parlamenti serb miratoi njė rezolutė pėr
Kosovėn, e cila duhet tė shėrbejė si platforma negociuese e palės
serbe pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Kryeministri serb Vojsllav
Koshtunica, ka thėnė se zgjidhja e cėshtjes sė Kosovės sipas tij,
duhet bėrė duke ruajtur sovranitetin e Serbisė dhe Malit tė Zi dhe
duke u dhėnė autonomi shqiptarėve tė Kosovės.
Ndėrsa nė Prishtinė, administrata ndėrkombėtare pohoi sot se pret
provokime gjatė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Shefi i kėsaj administrate Soren Jessen Petersen, tha se ka njerėz
tė ēmendur qė besojnė se mund ta shpejtojnė vendimin pėr statusin,
pėrmes dhunės dhe qė besojnė se mund ta bllokojnė rrugėn pėrpara
duke provokuar dhunė.
|
|