|
22 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.11.2005),
Barry Wood
Nė
njė raport tė kohėve tė fundit tė Bashkimit Evropian thuhet se
sigurimi i integritetit dhe pavarėsisė sė gjyqėsorit ėshtė njė
nevojė urgjente nė Bosnjė-Hercegovinė, Serbi e Mal tė Zi dhe nė
Shqipėri. Autoriteteve shqiptare dhe tė vendeve tė tjera tė rajonit
po u bėhet trysni qė tė zbatojnė reforma juridike.
Nė
raportin e Bashkimit Evropian thuhet se korrupsioni vazhdon tė jetė
problem i madh nė Ballkan. Nė njė rajon ku pėrdorimi i ryshfetit,
pastrimi i parave dhe krimi i organizuar janė dukuri tė pėrhapura nė
shkallė tė gjerė, Bashkimi Evropian thotė se pastrimi i sistemit
gjyqėsor ėshtė njė nevojė thelbėsore e reformės.
Nė
Shqipėri, tradita e njė gjyqėsori tė pavarur nuk ėshtė e fortė.
Gjatė 45 viteve tė regjimit mė tė ashpėr komunist, gjykatėsit i
merrnin urdhrat nga partia nė pushtet. Pėrpjekjet pėr reforma nė
fillim tė viteve 1990 u ndėrprenė pėrkohėsisht nė vitin 1997, kur
skandali i skemave piramidale ēoi thuajse nė njė anarki tė plotė dhe
nė shembje institucionale.
Financieri amerikan, George Soros, ka shpenzuar mbi 40 milionė
dollarė pėr tė nxitur reformat demokratike nė Shqipėri. Njė pjesė e
mirė e kėtyre fondeve u pėrdorėn pėr pėrgatitjen e avokatėve dhe tė
gjykatėsve.
Megjithėse ėshtė bėrė pėrparim, zoti Soros shqetėsohet se atje
vazhdon prirja pėr tė pėrdorur sistemin juridik pėr qėllime
politike:
Njerėz tė
rinj dhe tė aftė janė angazhuar nė sistemin gjyqėsor dhe tani ėshtė
shumė e rėndėsishme qė tė mos ketė ndėrhyrje politike.
Atėherė mendoj,
theksoi zoti Soros, se gjyqėsori do tė provojė se funksionon si
duhet.
Zoti Soros
ishte pėr vizitė nė Tiranė javėn e kaluar, pėr herė tė parė pas pesė
vjetėsh.
Pas
zgjedhjeve parlamentare tė korrikut, Shqipėria ndodhet nė mes tė
procesit tė saj tė parė tė transferimit paqesor tė pushtetit qė nga
shembja e komunizmit. Zoti Soros dhe tė tjerė paralajmėrojnė
qeverinė e re kundėr pėrpjekjeve pėr tė pėrdorur gjyqėsorin pėr
ndėshkimin e rivalėve politikė:
Shpresoj, tha zoti
Soros, se lufta kundėr korrupsionit nuk do tė degradohet duke u
shndėrruar nė njė seri veprimesh arbitrare qė nė tė vėrtetė do tė
dėmtonin institucionet qė janė themeluar nė kėtė vend.
Profesori i
sė drejtės nė Shqipėri, Ledi Bianku, i cili drejton Qendrėn
Evropiane tė Tiranės, vė nė dukje disa prej nevojave tė domosdoshme
pėr reforma juridike nė mėnyrė qė tė ndalohet ndėrhyrja politike:
Ėshtė
paanėsia e gjyqėtarėve ndaj rasteve tė korrupsionit dhe vetė
gjyqėsorit, ėshtė edhe aftėsia pėr tu marrė menjėherė dhe nė mėnyrė
profesionale me kėto raste, pėr shkak se nėse gjyq ėtari nuk ėshtė
i pėrgatitur si duhet nga ana profesionale, thekson profesor Bianku,
ka shumė mundėsi qė ai tė pranojė ryshfete ose tė lejojė ndėrhyrjen
politike.
Nė raportin e
tij, Komisioni Evropian thotė se Shqipėria duhet tė pėrmirėsojė
efektshmėrinė dhe pavarėsinė e sistemit gjyqėsor. Nė raport thuhet
se gjyqėsori nė Serbi ėshtė po aq problematik.
Kryetarja e
kėshillit serb kundėr korrupsionit, Verica Baraē, thotė se nė Serbi
nuk ekzistojnė kushtet pėr njė gjyqėsor tė pavarur. Ajo thekson se
gjyqėtarėt kontrollohen nga qeveria dhe se atje mungon vullneti
politik pėr tė luftuar korrupsionin.
Boris Begoviē
i Qendrės sė Beogradit pėr Studime Liberale e Demokratike ka shkruar
gjerėsisht rreth korrupsionit. Ai argumenton se sistemi jurdik i
Serbisė ka nevojė tė madhe pėr reforma:
Gjykatėsit nuk janė tė
aftė, veēanėrisht pėr sa u pėrket gjykatave dhe ēėshtjeve tregtare.
Ata nuk janė as tė efektshėm. Atje mungon efektshmėria, thotė zoti
Begoviē, pėr shkak se ata nuk japin llogari para askujt. Sipas disa
sondazheve, thotė analisti, koha mesatare
pėr
pėrmbushjen e njė kontrate nė njė rast tipik tregtar ėshtė mė shumė
se njė mijė ditė.
Zoti Begoviē
thotė se ryshfetet paguhen shpesh pėr tė pėrshpejtuar procesin
gjyqėsor tė njė rasti tė caktuar.
Kritikat mė
tė ashpra nė raportin e Bashkimit Evropian i drejtohen Kosovės.
Raporti identifikon krimin e organizuar dhe korrupsionin nė shkallė
tė gjerė si probleme shumė shqetėsuese. Nė raport u bėhet thirrje
autoriteteve tė zgjedhura shqiptare tė marrin masa pėr tė siguruar
qė administrata publike dhe sistemi gjyqėsor tė jenė tė lira nga
kontrolli qeveritar.
Agjencia
kundėr korrupsionit, Transperancy International, e vlerėson gjendjen
nė gjithė rajonin perėndimor tė Ballkanit si tė zymtė. Indeksi i saj
i fundit mbi korrupsionin radhit Shqipėrinė, Maqedoninė, Serbinė e
Malin e Zi, Bosnjė-Hercegovinėn dhe Rumaninė si vendet mė tė
korruptuara tė Evropės, jashtė ish Bashkimit Sovjetik.
|