|
22 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.11.2005),
Zamira Edwards
Sot
u mbushėn 10 vjet qė kur u arritėn marrėveshjet e Dayton, tė cilat u
dhanė fund luftės nė Bosnje-Hercegovinė. Me kėtė rast kėtu nė
Washington u zhvillua njė konferencė me fjalime tė rėndėsishme nga
pėrfaqėsuesi i lartė i administratės amerikane, tek arkitekti i
Marrėveshjeve tė Daytonit e deri tek pėrfaqėsuesit e qeverisė sė
Bosnje-Hercegovinės, tė cilėt ndodhet nė kryeqytetin amerikan me
shpresė pėr tė arritur njė marrėveshje lidhur me reformat
kushtetutore, tė nevojshme pėr tė ecur drejt integrimit evropian.
Zyrtari i lartė i administratės amerikane, nėnsekretari amerikan i
shtetit Nicholas Burns foli rreth angazhimit tė Shteteve tė
Bashkuara drejt krijimit tė njė Evrope tė lirė, paqėsore e tė
bashkuar, duke filuar qė nga marrėveshja e Daytonit pėr
Bosnje-Hercegovinėn. Nėn-sekretari Burns pėrshėndeti arritjet e
Bosnje-Hercegovinės gjatė 10 vjetėve tė fundit, qė prej marrėveshjes
sė Daytonit, veēanėrisht popullin dhe udhėheqėsit e tij. Ai u bėri
thirrje udhėheqėsve tė Bosnje-Hercegovinės qė tė vazhdojnė
angazhimin drejt reformave.
Qė
prej fillimit tė viteve 90-tė, Shtetet e Bashkuara, pėr 3
administrata me radhė e kanė vėnė nė krye tė rendit tė tyre tė ditės
vendosjen e paqes dhe tė demokracisė nė Evropė, njė Evrope tė lirė e
tė bashkuar, qė nuk do tė jetė mė burim lufte, tha ai. Ballkani,
shtoi ai, ėshtė ajo pjesė e Evropės qė nuk ka pėrfituar nga paqja,
krijimi i vendeve tė punės, begatia, shteti juridik dhe pėrfundimi i
ndarjeve etnike. Kjo do tė bėjė qė Evropa tė jetė mė e lirė, e mė e
bashkuar. Dhe pikėrisht sot, tha zoti Burns, po bėhet njė pėrpjekje
qė edhe Ballkani tė pėrfitojė nga paqja e demokracia.
Prandaj edhe i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara Marti Ahtisari
ndodhet nė Prishtinė pėr tė filluar bisedimet pėr zgjidhjen
pėrfundimtare tė ēėshtjesh sė Kosovės. Ai shkoi sot nė Prishtinė me
mbėshtetjen e plotė tė Shteteve tė Bashkuara.
Nėn-sekretari Burns tha se i takon vetėm popullit tė rajonit,
Kosovės dhe qeverisė sėrbe, e askujt tjetėr, qė tė vendosin mbi
statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Por njė gjė ėshtė e sigurtė tha
ai, se status kuoja nuk mund tė vazhdojė. Shpresat e popullit tė
Kosovės, qė janė lėnė mėnjanė pėr 6 vjet e gjysėm duhet tė
pėrcaktohen nė bisedime.
Lidhur me bisedimet rreth statusit, nėn-sekretari Burns foli rreth
dy sfidave. Sfida e parė, tha ai, ėshtė pėr shqiptarėt. Ata duhet tė
jenė tė bashkuar, tė tregojnė se nuk do tė ketė mė spastrim etnik tė
pakicės sėrbe, se sėrbėt mund tė jetojnė nė Kosovė, siē kanė jetuar
pėr njė mijė vjet, se shumica shqiptare do tė garantojė tė drejtat e
tyre dhe se njerzit e prekur nga dhuna e vitit 2004 mund tė
qėndrojnė aty.
Sfida pėr sėrbėt ėshtė tė negociojnė dhe tė formojnė njė ekip
negociues, qė shpreh edhe shqetėsimet e sėrbėve tė Kosovės. Dhe kjo,
tha zoti Burns, nuk iu bė e qartė kur ishte nė Prishtinė para njė
muaji. Nėn-sekretari Burns tha se tė dyja palėt, si shqiptarėt edhe
sėrbėt, pėrballen me sfida dhe ne, shtoi ai, kemi detyrimin qė vitin
e ardhshėm tė fillojmė dhe tė pėrfundojmė bisedimet me njė rezultat
qė ėshtė final dhe qė tė njihet nga komuniteti ndėrkombėtar.
Njė
prej folėsve tė tjerė tė rėndėsishėm nė kėtė pėrvjetor ishte edhe
arkitekti i marrėveshjes sė Daytonit, ambasadori Richard Holbrooke.
Pėrveē vlerėsimeve qė pėrmendi rreth asaj marrėveshjeje, ai u
pėrqėndrua edhe nė tė metat qė pati ajo, pėrfshirė kėtu edhe faktin
qė Republikės Sėrbe tė Bosnjes iu la ky emėr.
I
pyetur nga Zėri i Amerikės se ēfarė mėsimesh ishin nxjerė nga
marrėrveshjet e Daytonit, qė mund tė ofrohen si sugjerime apo
udhėzime pėr palėt negociuse nė bisedimet pėr statusin e Kosovės,
zoti Holbrooke tha se palėt e interesuara nuk mund tė humbasin mė
kohė.
Zgjidhja e ēėshtjesh sė Kosovės ėshtė mė e vėshtirė se sa Bosnja.
Vonesat e vitit tė kaluar ishin shumė tė kushtueshme. Komuniteti
ndėrkombėtar nuk mund ta administrojė Kosovėn pėr njė kohė tė
pacaktuar. Nuk dua tė pėrsėris qėndrimin tim lidhur me ēėshtjen e
Kosovės, por dua tė them se ėshtė njė problem mė i vėshtirė se sa
Bosnje. Rezultati i bisedimeve duhet tė jetė i pranueshėm si nga
Beogradi edhe nga Prishtina.
Zoti Holbrok sugjeroi qė dėgjuesve tanė tu themi se ekziston
evidencė e dukshme dhe reale e riangazhimit tė Shteteve tė Bashkuara
nė Ballkan. Dhe kjo, theksoi ai, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht
pozitive pėr popujt e Ballkanit, pėr arsye tė marrėdhėnieve
historikisht tė mira dhe lidhjeve etnike midis amerikanėve dhe
popujve tė atij rajoni tė botės.
|