|
-
22
nėntor 2005 /TN
Arber Gashi, Luzern (Zvicėr)
-
-
Sa
herė qė bėhet fjalė pėr Kosovėn, disa nga diplomatėt me pėrvojė
tė gjatė nė ish-Jugosllavinė e tyre tė dashur e tė paharruar,
theksojnė vėshtėrsitė qė paraqiten pėr tė gjetur zgjidhje pėr
njėrin ndėr problemet mė tė mprehta nė jugun e Evropės.
-
-
Kėto
probleme natyrisht nuk mund tia shpjegojnė assesi opinionit tė
vet, edhepse nuk ekziston njė dijeni e madhe pėr ēėshtjen, por
mbitheksojnė dhe rėndojnė gjendjen edhe ashtu tė palakmueshme tė
Kosovės nėn rezolutėn 1244, me kuazi-argumente tė pabaza se
kinse pozicionet e palėve nė konflikt na qenkan tė papajtueshme;
se kinse ende nuk janė realizuar standardet dhe pėr habi, duke
mbėshtetur strukturat e korrupcionit dhe njė pjesė tė
kuazi-politikanėve nė Kosovė, politika e tė cilėve nuk ka
mbėshtetje as brenda strukturave ku e bėjnė bashibuzuk politikėn
e tyre, i bėjnė dalngadalė varrin vullnetit politik tė
qytetarėve tė Kosovės.
-
-
E
vėrteta, sado e hidhur qė tė jetė pėr vetė interesat
pėrfaqėsuese tė kėtyre diplomatėve, qėndron nė faktin se ata
janė duke zhvilluar njė luftė diplomatike pėr gjetjen e njė
zgjidhje qė e pėrjashton demokracinė si rregullim shoqėror,
kontrollin demokratik tė shtetit tė ardhshėm, lirinė e individit
dhe ekonominė e tregut si pjesė pėrbėrėse tė jetės sė pėrditshme
tė qytetarėve tė Kosovės, marrė parasysh edhe pėrkatėsinė e tyre
etnike.
-
-
Tė
njohėsh dhe tė luftosh me tė gjitha mjetet e nevojshme qė i
praktikon bota e qytetėruar, pėr tė drejtėn demokratike pėr
pėrcaktim tė qytetarėve tė Kosovės, tė kėrkosh zgjidhjen e
problemit nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes dhe pėrfundimisht,
tė kėrkosh dhe tė luftosh pėr kėto tė drejta qė burojnė nga njė
mori e akteve ndėrkombėtare ėshtė njė e drejtė qė nuk mund ti
mohohet popullit tė Kosovės.
-
-
Vetė
pėrpjekja e kėtyre diplomatėve pėr tė mohuar ekzistimin e
gjenocidit, kampeve tė pėrqėndrimit dhe partneriteti direkt apo
indirekt me politikėn burimore tė fashizmit serb, siq kanė bėrė
gjatė gjithė konfliktit prej 1981 e deri nė intervenimin
ushtarak tė SHBA-sė, janė ai KONFLIKTI i madh e i papajtueshėm
pėrjetėsisht, ajo MOSMARRĖVESHJA E MADHE HISTORIKE, apo BURIMI
I KONFLIKTIT, shkurt DEMOKRACIA KUNDĖR DIKTATURĖS.
-
-
Mes tė
drejtave tė pamohueshme demokratike tė qytetarėve nė Kosovė, pėr
vetėvendosje, dhe kėrkesave fashiste tė kėsaj diplomacie pėr
rikthim dhe rehabilitim tė HOLOKAUSTIT zhvillohet momentalisht
njė luftė verbale.
-
-
Shikuar nga kjo perspektivė, kėshillat e kėtyre diplomatėve pėr
gjetjen e njė kompromisi qė nuk i pėrmbush kėrkesat maksimale
tė tė dyja palėve, janė dėshmi e pėrcaktimit tė tyre tė vendosur
pėr tė mbajtur edhe mė tej, ēetat ēetnike, kėtė pjellė bastarde
terroriste tė ideologjisė sė Ratko Mlladiqit, Radovan
Karagjiqit, Sllobodan Millosheviqit e Koshtunicės nė pjesėn
veriore tė Mitrovicės veqanėrisht, dhe nė pjesėt tjera tė
Kosovės nė formėn e shėrbimeve sekrete faktikisht. Veprimet e
tyre kundėr demokracisė nuk janė tė rastit, ato janė tė
koordinuara.
-
-
Nuk
ėshtė ēudi qė kjo ēetė diplomatėsh angazhohet pėr parime tė
dyshimta nė prapavijė e vihet haptas kundėr tė drejtės pėr
referendum, kur kihet parasysh se me ēfarė energjie kanė
mbrojtur dhe mbrojnė pozicionet anashkaluese nė luftėn kundėr
terrorizmit, kur mirret parasysh kooperimi miratues me shtetet
diktatoriale e shumė ēėshtje tė mprehta qė sot janė aktuale nė
politikėn ndėrkombėtare.
-
-
Ėshtė
detyrė e qytetarėve tė Kosovės ti japin pėrgjigje merituese
kėsaj lloj diplomacie, parimi themelor politik i sė cilės ėshtė
antiamerikanizmi e qė pėr zgjidhje ofron rikthimin e ditėve tė
HOLOKAUSTIT nė Kosovė.
-
|
|