|
21 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės
(20.11.2005), Barry
Wood
Gjatė javės sė kaloi, deri mė 21 nėntor, zhvillohen ceremoni pėr tė
festuar dhjetė vjetorin e marrėveshjes sė Dejtonit qė i dha fund
luftės etnike tre vjeēare nė Bosnje-Hercegovinė.
Sarajeva ende po mėkėmbet nga rrethimi tre vjeēar i serbėve tė
Bosnjes qė la pas mijėra tė vdekur e tė plagosur. Ajo ėshtė mė e
vogėl sa ēka qėnė. Identiteti i saj i fortė shumė-etnik u
shkatėrrua. Megjithėse pjesa mė e madhe e Sarajevės ėshtė
rindėrtuar, kujtimet nga ndėrtesat me shenjat e plumbave tė kohės sė
luftės dhe memorialet pėr viktimat janė tė pranishme.
Analisti politik Senad Slatina vė nė dukje arritjet e shumta gjatė
dhjetė vjetėve nė paqe.Po flasim pėr njė vend qė vetėm dhjetė
vjet mė parė ishte nė njė luftė tė tmerrshme ku njerėzit u vranė
vetėm nga emri qė mbanin. Tani tė gjithė jetojnė sė bashku duke u
pėrpjekur tė formojnė njė shtet tė pėrbashkėt tė
Bosnje-Hercegovinės.
Marrėveshja e Daytonit e negociuar nga ish ambasadori amerikan nė
Kombet e Bashkuara Richard Holbrooke, i dha fund konfliktit mė tė
pėrgjakshėm nė Evopė qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Por duke bėrė
kėtė, ajo njohu dy entitete tė veēanta: njė federatė tė myslimanėve
tė Bosnjes dhe kroatėve me qendėr nė Sarajevė dhe njė tė dytė,
republikėn e serbėve tė Bosnjes qė pėrbėn gati gjysmėn e territorit
tė Bosnjes.
Senad Slatina thotė se Dayton-i dėshtoi tė ndėrtonte njė shtet
boshnjak tė qendrueshėm. Nė vend kishte fraksione ndėrluftuese.
Vjen e ndėrhyn pėr tė ndalur luftėn. Por nuk bėn asgjė pėr tė nxitur
politika fituese. Kėrkon ti kėnaqėsh tė gjithė, ata qė janė
pėrpjekur ta shkatėrrojnė kėtė vend dhe ata qė janė pėrpjekur ta
ruajnė kėtė vend dhe ta shndėrrojnė atė nė njė shtet modern dhe tė
decentralizuar. Kjo nuk funksionon.
Para sė gjithash, Bosnja ende qeveriset nga njė pėrfaqėsues i lartė
i emėruar nga Kombet e Bashkuara, ndėrsa njė forcė shumė-kombėshe e
drejtuar nga evropianėt mban sigurimin.
Irena Guzelova ėshtė zėdhėnėse pėr Paddy Ashdownin, administratorin
e Bosnjes qė po largohet. Zonja Guzelova pėrshėndet sukseset e
fundit nė bashkimin e dy ushtrive tė Bosnjes, sistemit ligjor dhe tė
taksave, dhe krijimin e njė force tė vetme policore. Kėto tre
vjet e gjysėm janė dominuar nga krijimi i institucioneve qė janė tė
nevojshme pėr funksionimin e shtetit, tė institucioneve bazė.
Si
diku gjetkė nė Ballkanin perendimor, politikanėt boshnjakė tė tė
gjitha bindjeve kėrkojnė qė vendi i tyre tė bėhet pjesė e Bashkimit
Evopian. Nga pėrparimet e kohėve tė fundit, BE-ja nė fillim tė
dhjetorit do tė fillojė bisedimet pėr marrėveshjen e
asocim-stabilizimit me Bosnjen. Zonja Guzelova thotė se kėto
negociata janė njė hap i madh pėrpara. "Marrėveshja ėshtė shkalla
e parė drejt rrugės sė gjatė pėr anėtarėsim nė BE. Nė kėtė pikė, kjo
ėshtė njė shkėndijė pėr tė rimenduar natyrėn e arkitekturės
ndėrkombėtare nė Bosnje, veēanėrisht pėr zyrėn e pėrfaqėsuesit tė
lartė.
Bashkimi Evropian shpreson qė ndėrsa qeveria e Bosnjes merr nė dorė
mė shumė pushtet, administrata e drejtuar nga BE-ja do tė largohet
sė andejmi deri nė fund tė vitit 2006.
Zhvillime tė tjera tė rėndėsishme janė pranė. Dhjetė parti politike
nga tė dyja entitetet boshnjake u takuan javėn e kaluar nė Bruksel
pėr tė diskutuar formulimin e njė kushtetute tė re. Kėto bisedime do
tė vazhdojnė javėn e ardhshme nė Washington.
Ėshtė thėnė se Bosnja ėshtė njė shtet jofunksional. Duke pranuar se
ka njė farė tė vėrtete nė kėtė vlerėsim, po shtohen pėrpjekjet si
nga zyrtarėt vendorė edhe ata tė huaj pėr ta bėrė Bosnjen njė shtet
modern, tė qendrueshėm e tė bashkuar. Analistėt thonė se ka ardhur
koha pėr ta lėnė pas Daytonin.
|