|
21 nėntor 2005 /TN
Astrit Lulushi,
Uashington
Zėri i Amerikės (20.11.2005) -
Nė Uashington
pėrfundoi kėto ditė takimi i 35 vjetor i shoqatės sė neuroshkencės
me pjesmarrjen e mijėra hulumtuesve tė neurologjisė nga mbarė bota.
Shume prej tyre sollėn nė kėtė takim arritjet gjatė njė viti tė
punės kėrkimore nė kėtė fushė tė shkencės. Nė takim kishte edhe
studiues e shkencėtarė shqiptarė qė me punimet e tyre nė fushėn e
neurologjisė pėrfaqėsonin universitete tė ndryshme amerikane.
Besohet se 25 deri 50 pėrqind e kodit gjenetik tė njeriut gjen
shprehje nė tru e nė sistemin nervor. Kjo sikur tregon edhe
rėndėsinė e neuro shkencės, e cila pėrpiqet tė shjegojė se si
funksionon truri, duke marrė nė shqyrtim fushat tradicionale tė
mjekesise si anatominė, biokiminė e psikologjinė, pėr t'i integruar
ato me fushat mė tė reja siē jane biologjia molekulare dhe shkencat
kompjuterike.
Ky
ėshtė njė insekt robot, ku rolin e trurit e luajnė 8 neurone
elektronike tė programuara pėr ēdo lėvizje. Xhill Rogers, njė nga
projektueset, thotė se ky robot pėrdoret nė shkolla pėr femijė 6
deri 9 vjeē, pėr tu shpjeguar atyre nė forma tė thjeshta e tė
kuptueshme se edhe neuronet e trurit luajnė tė njėjtin rol, duke
kontrolluar lėvizjet e duarve, kėmbėve, gojėn, sytė dhe te gjitha
keto tė sė bashku ose veēas krijojnė atė qė quhet sjellje e
njeriut.
Kjo
ėshtė pamja e trurit e parė nė mikroskop dhe e zmadhuar disa herė nė
kėtė ekran kompjuteri. Programi kushton rreth 5 mijė dollarė, shumė
realtivisht e pėrballueshme pėr laboratorėt qė merren me studimin
ose diagnostikimin e sėmundjeve, thotė shkencėtari.
Kėtu eshte ekspozuar nje komplet instrumentesh, arritje tė fundit tė
shkencės dhe teknikės, qė perdoren gjatė eksperimenteve me kafshėt
nė laborator.
Ndėrsa me kėtė paisje tė re laboratorike, mund tė analizohen deri nė
16 mostra njėherėsh, thotė ky shkencėtar, qė ka ardhur nga Danimarka
pėr tė paraqitur shpikjen e tij.
Pra
takimi i neurologeve nga mbarė bota shėrben jo vetėm pėr shkėmbime
tė ideve, por edhe pėr tė treguar mjetet pėr zbatimin e tyre nė
praktike.
Shkencėtari i ri shqiptar Ekrem Maloku, nga Vushtria e Kosovės, ka
mė se njė vit qė merret me punė kerkimore nė universitetin
shtetėror tė Ilinoit nė Ēikago. Doktor Maloku nė bashkėpunim me njė
grup hulumtuesish nga ky universitet ka veēuar enzimėn qė mendohet
se ėshtė pėrgjegjėse pėr simptomat e skicofrenisė.
Pjesmarrėsit nė kėtė takim duket se janė kryesisht nga vende tė
njohura pėr pėrparime nė fushėn e neuroshkences. Doktor Ekrem Maloku
thotė se kėrkimet nė fushen e neurologjise janė tė kushtueshme dhe
gjithashtu kėrkojnė njė infrastrukturė tepėr tė zhvilluar tė
sistemit mjekėsor. Kjo ndoshta ėshtė edhe arsyeja qe specialistė
neurologė nga Shqipėria e Kosova kane ngurruar tė marrin pjesė nė
kėtė takim nė Uashington.
Planet e ketij shkencėtari te ri nuk mbeten vetėm nė rafshin
kėrkimor. Doktor Maloku thote se nga Kosova ėshtė larguar vetėm pėr
tė fituar pėrvojė profesionale, dhe ka nė plan tė kthehet sepse
vendi i tij ka shumė nevojė pėr vlerat perendimore edhe ne fushėn e
shkences se mjekėsise
Konferenca e shoqates sė neuroshkencės zhvilloi punimet nga data 12
deri mė 16 nėntor. Ajo u pėrshkua edhe nga nje mosmarreveshje.
Shkaku ishte kur udhėheqėsi shpirtėror i Tibetit, Dalai Lama i ftuar
pėr tė mbajtur fjalėn e hapjes, tha se neuro shkenca ka gjera mjaft
tė afėrta me meditimin, praktikė fetare e ushtruar nga budizmi. Kėto
komente u pritėn me reagime nga rrethe neurologesh, tė cilėt e
shohin fenė si diēka shpirtėrore dhe abstrakte dhe gjithmone
pėrpiqen tė mbajnė larg ēdo interpretim mistiko-fetar tė shkencės sė
tyre, qė bazohet vetėm nė fakte e rezultate konkrete.
|