|
- 21
nėntor 2005 /TN
-
-
Ministri,
z. Agim Veliu
-
Datė:
21.11.2005
-
-
I ēmuari z. President
i Kosovės,
-
I nderuar Kryetar i
Akademisė sė Shkencave e Arteve tė Kosovės, z. Rexhep Ismajli,
-
I
nderuar kryesues z. Jusuf Bajraktari,
-
I
nderuar Kryetar i Kuvendit tė Kosovės
-
I
nderuar z. Kryeministėr,
-
Mysafirė tė nderuar,
-
Pjesėmarrės tė kėtij simpoziumi,
-
Zonja
e Zotėrinjė,
-
-
-
Ėshtė
nder dhe privilegj i veēantė qė nė emėr tė Ministrisė sė
Arsimit, Shkencės e Teknologjisė dhe nė emrin tim, ti
pėrshėndes punimet e kėtij simpoziumi kushtuar 600 vjetorit tė
lindjes sė kryeheroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti.
-
-
Ėshtė
thėnė e shkruar shumė pėr Skėnderbeun, pėr atė strallin qė bėn
dritė nė mbamendjen tonė historike, me idealin e tė cilit u
identifikua kombi shqiptar, por edhe 6 shekuj pas epokės sė
tij, shqiptarėt e kanė pėr nder tė identifikohen me trimin
legjendar qė duke mbrojtur Shqipėrinė u vu nė mbrojtje tė
qytetėrimit europian.
-
-
-
Qė nga
Barleti e deri mė sot janė botuar qindra botime pėr
personalitetin njerėzor, ushtarak, diplomatik, patriotik tė
Gjergj Kastriotit, 600 vjet pas lindjes sė tij, ka ende ēka tė
flitet pėr qenien e tij luftarake atdhetare. Sidomos sot, kur
pjesė e gjeografisė sė atdheut tė ndarė duhet tė bėjė hapat qė
Skėnderbeu i pat bėrė nė Lezhė me Lidhjen e Princave Shqiptarė.
-
-
Pėr
shqiptarėt gjithandej trojeve etnike, figura patriotike dhe
personaliteti prej udhėheqėsi i kryetrimit tonė kombėtar, mbeten
frymėzim i fuqishėm pėr tė vazhduar me ndriēimin e epokės sė
tij.
-
Asaj
epoke pėr tė cilėn studiues vendorė e ndėrkombėtarė pajtohen qė
ka emrin e Gjergj Kastriotit dhe vulėn meritore prej mbrojtėsit
tė qytetėrimit perėndimor!
-
-
-
Pjesėmarrės tė nderuar,
-
-
Simpoziumi ndėrkombėtar kushtuar 600 vjetorit tė lindjes sė
Skėnderbeut, ka simbolikėn e shumėfishtė qė Prishtinės e Kosovės
i jep madhėshtinė e Hyut vetė, pėr shqiptarėt reflekton
domosdoshėmėrisht filozofinė e unifikimit tė qenies shpirtėrore
e mendore.
-
-
Kam
besimin e thellė se gjatė aktiviteteve nė vijim, ju do tė hidhni
dritė tė re pėr epokėn e madhe tė tribunit qė nderoi Shqipėrinė
e shqipėtarėt dhe civilizimin europian.
-
-
Shqiptarėt dhe Kosova kanė dėshmuar e po provojnė se ishin dhe
janė pjesė e natyrshme e kulturės dhe e qytetėrimit europian.
-
-
Ėshtė
nė radhė qė Evropa dhe bota ta ēmojė rolin e udhėheqėsit tė
lėvizjes ēlirimtare i cili 6 shekuj mė parė mbrojti fuqishėm
vlerat njerėzore dhe lirinė tonė, tė cilėn edhe Kosova e sotme e
dėshiron pėr ta ndėrtuar ardhmėrinė dhe pavarėsinė e saj.
-
-
Le tė
jetė ky simpozium ndėrkombėtar, njė hap shkencor para pėr tė
ndriēuar epokėn e Gjergj Kastriotit, por edhe njė synim pėr tė
treguar shpirtin liridashės tė shqiptarėve dhe Kosovės veēantė!
-
-
Puna e
vazhdueshme shkencore e Akademisė sė shkencave dhe Arteve,
Institutit tė Historisė dhe elitės intelektuale tė Kosovės, ky
simpozium ndėrkombėtar, janė ai zėri jehues qė shenjtėrisht
shpreh angazhimin e intelektualėve pėr lirinė e Kosovės edhe
sot.
-
-
Duke
ju uruar punė tė mbarė, me lejoni tju falėnderoj pėr
kontributin Tuaj.
-
-
Falėnderim dhe urim pėr jetė tė gjatė edhe Presidentit Rugova
nėn patronatin e tė cilit ndodhė ky evinement madhėshtor!
-
-
Ju
faleminderit!
-
-
-
-
-
Fjalimi i Ministrit tė Arsimit A.
Veliu pėr - 9 vjetorin e vdekjes sė Kėshilltarit pėr arsim tė
Presidentit Rugova dr. Xhavit Ahmetit
-
-
Ministri,
z. Agim Veliu
-
Datė: 21.11.2005
-
-
Familje e dashur Ahmeti,
-
I
nderuar kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Daci
-
Miq,
kolegė dhe familjarė tė profesorit,
-
Zonja
e Zotėrinj,
-
-
-
Pėrvjetorėt si ky i
sotmi, pėrveē mallit pėr mė tė dashurit tanė qė nuk i kemi
fizikisht nė mesin tonė, gjithėmonė sjellin dhembjen krenare dhe
kujtimin qė bėjnė jetė me ne pėrjetėsisht!
-
-
Xhavit Ahmeti,
profesori i nderuar i Universitetit tė Prishtinės, Kėshilltari
pėr arsim i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Deputeti i
Parlamentit tė Republikės sė Kosovės, mbetet intelektuali qė
kėrkoi lirinė pėr tė cilėn u vu nė shėrbim deri nė ēastet e
fundit tė jetės sė tij.
-
-
Ne qė kemi pasur
nderin ta njohim dhe tė punojmė e bashkėveprojmė pėr lirinė dhe
pavarėsinė e Kosovės, te profesor Xhaviti kemi parė njeriun e
dashur, intelektualin dhe atdhetarin me vlera ēfarė mund ti kenė
vetėm njerėzit e dimensioneve tė tij.
-
-
Arsimi dhe Pavarėsia e
Kosovės ishin dy ēėshtjet madhore pėr tė cilat dha aq shumė
profesori i nderuar i Kimisė analitike dhe mė vonė i Kimisė sė
pėrgjithshme.
-
Me mbi 30 punime
shkencore, 27 kumtesa, 9 projekte shkencore e dhjetra libra,
zėri i profesor Xhavitit u dėgjua jo vetėm nė Kosovė, por edhe
nė SHBA, Angli, Gjermani, Shqipėri, etj.
-
Puna dhe angazhimi i
tij i palodhshėm bėri qė ai tė krijohej nė zėdhėnėsin e shkencės
sė re tė Kimisė dhe arsimit tė pavarur pėrgjithėsisht, qė bashkė
me segmentet tjera tė jetės funksionalizuan shtetin e Kosovės.
-
-
-
Xhavit
Ahmeti e ka ndie qė nga fillimi se LDK-ja ėshtė njė Lidhje
kombėtare shtetformuese e cila u krijua dhe u rrit nė flijime.
Pėr proceset politike e kombėtare tė asaj kohe duhej dije e
guxim, vlera e virtyte, tė gjitha kėto veti individuale qė i
pati profesori, intelektuali dhe atdhetari Xhavit Ahmeti dhe
bashkėveprimtarėt e miqtė e tij dhe tanėt.
-
-
Rruga pėr lirinė dhe
pavarėsinė e Kosovės ishte e vėshtirė dhe gjatė veprimeve shumė
njerėz u bėnė miq, sish shkuan duke lėnė dhembjen e madhe. Para
disa vitesh ne punonim e bashkėbisedonim me Enver Malokun,
Fehmi Aganin, me profesor Xhavitin, me Xhemail Mustafėn. Mbetėn
tė lidhura zemrat dhe idetė, ato qė sot reflektojnė lirinė pėr
tė cilėn kėta njerėz, miq e atdhetarė punuan e vepruan deri nė
fund tė jetės.
-
-
Pjesėmarrės tė nderuar,
-
-
Sikur atė ditė tė
ndarjes me profesorin Xhavit, dhembja e pikėllimi janė ndjenjat
qė na pėrcjellin nė realitetin e jetės qė nuk do tė duhej tė
ishte.
-
Me njerėzit si Ai
dhe ATA ndodh e kundėrta, bėhen jetė ato realitete qė
sduhet! Ndarja e tij nga ne mbeti edhe pas plot 9 vjetėsh, njė
tjetėrsim i jetės!
-
-
Megjithė dhembjen e
natyrshme edhe pas plot kaq vitesh, bėmat dhe vizioni i gjallė i
Xhavit Ahmetit pėr lirinė dhe shtetin e Kosovės na bėjnė mė tė
fortė, mė tė pėrgatitur pėr sfidat nėpėr tė cilat po kalon
populli dhe institucionet e Kosovės.
-
-
Nėntė vjet pas ndarjes
me profesorin e UP-sė dhe Kėshilltarin pėr arsim tė Presidentit
Rugova, pjesė tė idealit tė tij janė realizuar.
-
Kosova e lirė pret
njohjen e pavarėsisė, institucionet zgjedhura me votėn e lirė
vazhdojnė pėrpjekjet pėr ndėrtimin e jetės demokratike dhe tė
mirėqenies pėr tė gjithė.
-
Arsimi kosovar po
vazhdon me reformat nė tė gjitha nivelet dhe me vendosmėri ecė
drejt integrimeve nė hapėsirėn arsimore evro-perėndimore, nė
format dhe teknikat e bashkėkohėsisė pėr tu integruar me
identitet nė proceset e modernitetit nė fushėn e arsimit.
-
-
Pavarėsisht mungesės
vetėm fizike, e themi edhe sot se Xhavit Ahmeti ėshtė pjesė e
pandashme e lirisė dhe e pėrparimit tė Kosovės.
-
-
Prandaj njerėzit si
AI nuk vdesin, vetėm ndėrrojnė dimensionet e jetės, pėr tė
ndriēuar jetė e mot ndėr brezni ardhmėrinė tonė e tė fėmijėve
tanė!
|
|